• среда, 12 март 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 11 mars/ 2025

Shkup - Me 77 vota Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot votoi mosbesimin për Vesna Damevën, anëtare e Këshillit Gjyqësor. Sipas konkluzionit, Dameva ka pasur kontribut të jashtëzakonshëm në rrezikimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe imazhit të gjyqësorit dhe gjykatave dhe ka kontribuuar për rënien e besimit të qytetarëve ndaj gjyqësorit. Njëherësh, bëhet e ditur se ajo e ka neglizhuar dhe nuk e ka kryer funksionin e saj në punën e Këshillit, ndërsa për shkak të votimit të mosbesimit, e humb legjitimitetin që të marrë pjesë dhe të vendosë në punën e Këshillit Gjyqësor. 

Shkup – Përfaqësuesi i përhershëm i Programit për Zhvillim i KB-së (UNDP) Armen Grigorjan në intervistë për MIA-n thekson se në mesin e prioriteteve të Organizatës në vend janë Strategjia zhvillimore kombëtare, Instrumenti i gjelbër financiar dhe ndërtimi i vendkalimit kufitar “Markova Noga” me Greqinë fqinje, që fillon nesër dhe është në kuadër të projektit “BE-ja për Prespën”.  Grigorjan në intervistë nuk thekson nëse do të shkurtohen mjete për projekte të cilat realizohen te ne, duke i pasur parasysh ngjarjet gjeopolitike dhe shkurtimet e paralajmëruara të mjeteve për organizata të caktuara botërore, por tregon për projektet me prioritet që duhet dhe pritet të realizohen. 

Shkup - Interpelanca ndaj pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor të cilët i zgjodhi Kuvendi është e palejueshme. Jo vetëm që nuk është e lejueshme, por ky akt paraqet precedent në demokracinë parlamentare të Republikës së Maqedonisë së Veriut deri më sot. Për më shumë se 30 vjet nuk ka ndodhur që Kuvendi të ketë dorëzuar interpelancë për një anëtar të Këshillit gjyqësor, deklaroi anëtarja e Këshillit gjyqësor, Tanja Çaçarova - Ilievska, pas seancës së sotme të rregullt të Këshillit. Në lidhje me debatin e sotëm i cili po mbahet paralelisht në Shtëpinë ligjvënëse, ku deputetët votojnë për interpelancat kundër pesë anëtarëve të Këshillit gjyqësor, Çaçarova-Ilievska tha se nuk do të marrë pjesë, duke theksuar se interpelanca e një anëtari të Këshillit gjyqësor është akt i kundërligjshëm dhe antikushtetues.

Shkup- Kuvendi pasdite në kuadër të seancës së 40-të votoi mosbesim për anëtarët e Këshillit gjyqësor, Pavlina Cërvenkovska dhe Selim Ademi, e paraprakisht edhe për Vesna Dameva. Kuvendi votoi konkludime individuale, sipas të cilave ata kanë pasur kontribut të konsiderureshëm në rrezikimin e pavarësisë, profesionalitetit dhe autoritetit të gjyqësisë dhe kanë kontribuar për rënien e besimit të qytetarëve në gjyqësi. Njëheri, thuhet se e kanë anashkaluar dhe nuk e kanë kryer funksionin në punën e Këshillit, e për shkak të mosbesimit të votuar, e humbin legjitimitetin për të marrë pjesë dhe të vendosin në punën e Këshillit gjyqësor.

Shkup- Në Pragë u zhvillua takimi i përbashkët për bashkëpunim ekonomik ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës Çeke ku u dakorduan hapat për thellimin e bashkëpunimit bilateral në më shumë sektorë, kumtoi Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM). Delegacioni i Maqedonisë u kryesua nga ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska e cila siç thuhet në komunikatë është e përkushtuar në mënyrë aktive për forcimin e lidhjeve ekonomike me Republikën Çeke dhe është duke iniciuar hapa konkret për tërheqjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit afarist mes dy vendeve. Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit dhe Lidhjes, Aleksandar Nikollovski, si dhe një pjesë nga delegacioni, përfaqësues nga disa ministri dikasteriale, mbajtën takime paralele pune me kolegët çekë. Diskutimet u fokusuan në bashkëpunimin në energjetikë, transport, punë të brendshme dhe të jashtme, kulturë, mbrojtjen e mjedisit jetësor, bujqësi dhe sektorë të tjerë me interes të përbashkët.

Shkup - Zëvendësministrja Ane Lashkoska, sot po merr pjesë në seancën e 3-të të Komitetit të përbashkët për bashkëpunim ekonomik midis Çekisë dhe Maqedonisë së Veriut që po mbahet në Pragë të Republikës Çeke. "Në kuadër të kësaj vizite zyrtare, zëvendësministrja Llashkoska, realizoi një takim bilateral me zëvendësministrin e Ministrisë së Mjedisit të Çekisë, Frantishek Talir. Në këtë takim, të dyja palët rikonfirmuan bashkëpunimin ekzistues mes dy vendeve në fushën e mjedisit dhe hapën mundësi të reja për thellimin e tij, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujërave, inventarizimit të kimikateve të rrezikshme, cilësisë së ajrit dhe mbrojtjes së natyrës", thuhet në kumtesë.

Shkup – Sot në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup u shënua 44-vjetori i fillimit të demonstratave studentore të Kosovës, të cilat ndezën shkëndijat e para të guximit rinor që pulsonte vrullshëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në ardhje. Në këtë ditë simbolike, u bë edhe ndarja e diplomave të studentëve që kanë magjistruar në drejtimin e Historisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në ITShKSh. Në fjalën e tij, drejtori i Institutit, Skender Asani, tha se Lëvizja Studentore e vitit 1981 ishte një pikë kthese në historinë e shqiptarëve në ish-Jugosllavi. Studentët e asaj kohe u bënë zëri i një populli të tërë që kërkonte drejtësi dhe dinjitet, dhe sakrificat e tyre mbeten një burim frymëzimi për gjeneratat e sotme.

Shkup - Nga Ministria e Shëndetësisë pasdite informojnë për transplantime të - të deformitetit të këmbës dhe në ligamentin e përparmë kryqëzues të gjurit. Nën drejtimin e prof. dr. Zoran Bozhinovski dhe me mbështetjen e një ekipi profesionistësh, u realizua me sukses rikonstruksioni i një deformiteti në këmbë te një pacient 13-vjeçar. Në ekipin mjekësor morën pjesë edhe Dr. Teodora Bozhinovska, Dr. Miki Gjoreshki, anesteziologia Dr. Marina Temelkovska, Dr. Ivana Kolevska Udovalieva, instrumentarja Sh. Shehide Sinani, ndihmës instrumentarja Sh. Arijeta Memeti, infermierja anesteziste Sh. Mençe Dojçinovska dhe sanitari Sejnur Idriz.

Shkup- Këshillat fiskale janë vegël thelbësore që u ndihmon vendeve të menaxhojnë buxhetet e tyre dhe janë veçanërisht të rëndësishme për vendet si Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilat janë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, theksoi sot në Shkup, drejtori i Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, Masimiliano Paoluçi. "Vitet e mëparshme ishin vite krize, të cilët sollën deri në rritje, si të deficitit, ashtu edhe të borxhit, e pikërisht roli i Këshillit fiskal është të këshillojë autoritetet dhe të rekomandojë udhëzime se si të kthehen në objektivat qartë të përcaktuara fiskale. Pikërisht për këtë arsyje sot jemi këtu për të parë se si të zbatohen rregullat fiskale, cili është roli i Këshillit fiskal, çfarë kanë bërë vendet e tjera që ai të funksionojë mirë dhe të ketë një efekt të përsosur", deklaroi Paoluçi para fillimit të konferencës "Qeverisja fiskale në Bashkimin Evropian dhe roli i Këshillit fiskal", organizuar nga Këshilli fiskal i Maqedonisë së Veriut së bashku me Bankën Botërore.

Shkup - Anëtarët e Grupit Parlamentar të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me parlamentet e shteteve baltike - Republika e Estonisë, Republika e Letonisë dhe Republika e Lituanisë realizuan takim me ambasadoren e Lituanisë në Shkup, Vilma Dambrauskiene, para vizitës kthyese të delegacionit parlamentar në Vilnius në fillim të vjeshtës.  Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, kryetarja e Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Parlamentin e Lituanisë, Monika Zajkova, shprehu kënaqësinë e saj për hapjen e Zyrës së Ambasadës së Lituanisë në Shkup dhe e përshëndeti mundësinë e shkëmbimit të përvojave me këtë shtet baltik.

Shkup- Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njoftoi se është realizuar pagesa e mjeteve për masa nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 dhe 2024 dhe nga Programi për pagesa direkte. "Sot u realizua pagesa e masave nga Programi për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2023 për masën 121 – Investime për modernizimin e ekonomive bujqësore, ku janë paguar 5.001.667,00 denarë për blerjen e kombajnave për grurë dhe 369.990,00 denarë për blerjen e mekanizimit – plan biznesi, ndërsa për masën 2 – Subvencionimi i normës së interesit, për të cilën janë paguar gjithsej 1.402.023,00 denarë", njoftuan nga MBPEU.

Kiev - Shtatëmadhoria e Armatës ukrainase kumtoi se gjatë sulmit të mbrëmshëm me dronë ndaj Rusisë, kanë qëlluar disa objekte strategjike, mes të cilave edhe kapacitete prodhuese të rafinerisë moskovite të naftës. Gjatë ktij sulmi ukrainas, jetën e kanë humbur të paktën tre persona. Rafineria moskovite ka kapacitet për përpunimin e 11 milionë tonë naftë në vit dhe siguron prej 40 deri 50 për qind nga nevojat e Moskës për dizel dhe benzinë. Armata ukrainase pohon se është qëlluar edhe reparti prodhues në Orlov, i rëndësishëm për menaxhim me naftëpërçuesin drejt portit në Shën Petersburg.

Xhide – Bisedimet e sotme mes delegacioneve të SHBA-së dhe Ukrainës në qytetin saudit Xhide në Detin e Kuq “po lëvizin drejt qëllimit të tyre”, deklaroi gjatë kohës së pauzës së parë këshilltari i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, Majk Uollc, transmetoi agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN, duke e cituar televizionin amerikan Si-En-En.  “Shkojmë drejt qëllimit”, tha Uollc duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve për atë si zhvillohen bisedimet. Agjencia saktëson se pas kësaj deklarate të shkurtë, këshilltari i presidentit Donald Tramp dhe sekretari shtetëror amerikan Marko Rubio hynë në ashensor.  Sipas agjencisë, një përfaqësues ukrainas paraprakisht u tha gazetarëve se bisedimet “kishin filluar në mënyrë shumë konstruktive”. 

Gazë - Në një sulm izraelit, jetën e kanë humbur katër persona, ndërsa 14 u plagosën, kumtoi Ministria palestineze e Shëndetësisë. Në janar, Izraeli dhe Hamasi u dakorduan për një armëpushim, që kryesisht po respektohet. Izraeli javën e kaluar ndaloi dërgesat e mallrave dhe energjisë elektrike me qëllim për të bërë presion që Hamasi të pranpojë anulim të fazës së parë të marrëveshjes, që përfundoi më 1 mars, por jozyrtarisht është zgjatur deri në fund të muajit.

Damask – Pas tre muajve paqe relative pas rrëzimit të presidentit Bashar al Asad, Siria gjatë javës së kaluar përsëri u bë fushë e luftërave intensive, në të cilat deri më tani u vranë më shumë se 1.300 persona. Ministria siriane e Mbrojtjes njoftoi dje se e ka përfunduar operacionin ushtarak kundër mbështetësve të tjerë të ish regjimit në provincat bregdetare Latakia dhe Tartus.   “Forcat tona me sukses i neutralizuan qelitë e sigurisë dhe mbetjet e ish regjimit, duke siguruar qëndrueshmëri në rajon” – bëhet e ditur në kumtesë.

Uashington - Presidenti i SHBA-së, Donald Tramp publikoi se do t'i dyfishojë tarifat për çelikun dhe aluminin kanadez nga 25 në 50 për qind. Ai deklaroi se tarifat e rritura, që nesër do të hyjnë në fuqi, janë përgjigje ndaj rritjes së tarifave të Qeverisë provinciale të Ontarios për energjinë elektrike që shitet në SHBA. "Kam urdhëruar sekretarin tim të tregtisë që të shtojë një doganë SHTESË për 25 për qind, në 50 për qind, për tërë çelikun dhe aluminin që vijnë në SHBA nga KANADAJA, NJË NGA KOMBET ME TARIFA MË TË LARTA NË BOTË", publikoi Trump në rrjetin "Truth Social".

Barcelonë - Futbollisti i Liverpullit, Mohamed Sallah është interesuar për të kaluar në Barcelonë. Sipas "Diario Sport", të dy palët kanë qenë në kontakt verën e vitit 2024 dhe tani e kanë ripërtëritur interaksionin.Kontrata e egjiptianit 32-vjeçar me Liverpullin skadon në fund të këtij sezoni. Ai paraparakisht disa herë deklaroi se mund të largohet nga klubi këtë verë. Sallah këtë sezon ka luajtur 41 ndeshje për Liverpullin, duke shënuar 32 gola dhe 22 asistime. Ai luan për "Të kuqtë" nga vera e vitit 2017.

Остани поврзан