• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

09:00/ 5 maj/ 2026

Shkup - Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, do të marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për zgjerimin e SHFK “Goce Dellçev” në Komunën e Aerodromit. Siç njoftuan nga shërbimi për shtyp i Kuvendit shtë paraparë që deklaratë për media të japë kryeministri Mickoski. 

Shkup - Dita e gjuhës maqedonase, 5 Maji, do të shënohet sot me aktivitete nga Instituti i gjuhës maqedonase "Krste Misirkov" - Shkup, Katedra e gjuhës maqedonase në Fakultetin Filologjik "Blazhe Koneski" dhe Komisioni kuvendor për kulturë dhe turizëm. Në aktivitetin në Institut, fjalime përshëndetëse do të mbajnë drejtoresha e Institutit të gjuhës dhe letërsisë maqedonase, Elena Jovanova-Grujovska, drejtoresha e Seminarit për gjuhën, letërsinë dhe kulturën maqedonase në USHCM, Kristina Nikolovska dhe kryepeshkopi i Ohrit dhe i Maqedonisë, shenjtëria e tij Stefan.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për Kulturë dhe Turizëm do ta shënojë 5 Majin - Ditën e gjuhës maqedonase dhe 80-të vjetorin e botimit të gramatikës së parë të gjuhës maqedonase "Gramatika e Maqedonisë" nga Krume Kepeski. Fjalë përshëndetëse në hapjen e ngjarjes do të kenë Saranda Imeri Stafai, kryetare e Komisionit për Kulturë dhe Turizëm dhe Vesna Bendevska, nënkryetare e Komisionit.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do të realizojë Intervistë me kandidatët që kanë aplikuar pas Vendimit për publikimin e shpalljes publike për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Bëhet fjalë për një shpallje të përsëritur, pasi Komisioni vendosi pas intervistave të realizuara pas njoftimit të parë të mos propozojë anëtar të ri të KSHPK-së. Në shpallje janë paraqitur pesë kandidatë, Milka Muratovska, Tanja Levajkoviq, Vladimir Klekovski, Marija Katralova Kitanov dhe Katerina Zajkovska.

Shkup - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, do të marrë pjesë në Forumin e 5-të Ndërkombëtar të Ujërave, i cili mbahet në Stamboll, Republika e Turqisë. Ministria informon se Hoxha do të marrë pjesë në tryezën ministrore, ku do të diskutohen sfidat kryesore që lidhen me menaxhimin e burimeve ujore, forcimin e qëndrueshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike dhe avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar.

Shkup - Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski sot do të organizojë një takim pune me Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë. Sipas njoftimit të ngjarjes, para anëtarëve të Bordit Drejtues të Odës dhe anëtarëve të Klubit të Biznesit Evropa, kryetari Branko Azeski organizon një takim pune me Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë, ministër për çështje evropiane dhe kryenegociator me Bashkimi Evropian, i cili do të mbajë një fjalim me temë: "Mundësitë financiare nga Bashkimi Evropian për zhvillimin dhe rritjen e sektorit privat".

Shkup - Punëtoria "Burime gjuhësore digjitale për gjuhën maqedonase" sot do të mbahet në Fakultetin për Shkenca Informatike dhe Inxhinieri Kompjuterike (FSHIIK), me rastin e Ditës së gjuhës maqedonase. "Punëtoria do të na mundësojë që së bashku t'i hulumtojmë burimet dhe mjetet ekzistuese digjitale për gjuhën maqedonase, të identifikojmë boshllëqet dhe të diskutojmë për mundësitë për plotësimin e tyre. Veçanërisht është e rëndësishme për ne që t'i afrojmë ata që krijojnë përmbajtje gjuhësore me ata që i përdorin ato – sepse vetëm në këtë shkëmbim mund të lindë një ndryshim i vërtetë", thuhet në njoftimin e organizatorit.

Shkup - Për shkak të kryerjes së një lidhjeje për furnizim me ujë në rrugën f-150 në rr. "Metodija Mitevski pn (te shkolla) sot nga ora 09:00 me ndërprerje të furnizmit me ujë do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rr. "Lazar Trpovski dhe një pjesë e Fushë Tophanës. Furnizimi do të ndërpritet nga ora 09:00 deri në përfundimin e aktiviteteve të punës. 

Kiev - Dy persona u plagosën në rajonin Brovari, pasi u qëllua një lagje banesore, transmetoi Ukrinform. Sipas kryeshefit të administratës ushtarake rajonale, Mikolla Kallashnik, u plagos një grua 34 vjeçare dhe një burrë 37 vjeçar, të cilët morën ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjes. Janë dëmtuar dritare, fasada e ndërtesës dhe një automobil.

Uashington - Një person i armatosur mbrëmë ka hapur zjarr në afërsi të Shtëpisë së Bardhë, duke plagosur një adoleshent që ndodhej rastësisht afër, pas së cilës anëtarët e Shërbimit Sekret amerikan iu kundërpërgjigjën zjarrit dhe qëlluan të dyshuarin. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për mbrojtjen e presidentit amerikan dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë, në X publikoi se incidenti ishte "rezultat i konfrontimit mes personit të armatosur dhe policisë së Shërbimit Sekret".

Pekin - Të paktën 21 persona kanë vdekur gjatë një shpërthimi në një fabrikë fishekzjarrësh në Kinën qendrore, bënë të ditur sot mediat shtetërore. Edhe 61 persona të tjerë u lënduan gjatë shpërthimit. Shpërthimi ndodhi dje pasdite në qytetin Liujang në provincën Hunan. Qyteti konsiderohet qendra e industrisë së fishekzjarrëve në Kinë, me prodhues të shumtë të vendosur atje.

Остани поврзан