• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

16:00/28 prill/2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në Lubjanë realizoi takim zyrtar me Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Zoran Stevanoviç.  Në takim, siç bëri të ditur pres shërbimi i Kuvendit, u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera dhe partneriteti i qëndrueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, me theks të veçantë në nevojën për intensifikimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët. Stevanoviç theksoi përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe rikonfirmoi mbështetjen e fuqishme të Sllovenisë për integrimin europian të Maqedonisë së Veriut.

Shkup  - Shteti ynë punon në dhjetë pika kritike, që janë voluminoze, ndërsa njëra prej tyre është reforma në Kodit Zgjedhor, theksoi ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, i cili u përgjigj në pyetjet e gazetarëve nëse ka arritur raporti i Komisionit Evropian për vitin 2025. "Një nga pikat specifike është që Kodi Zgjedhor, i cili kërkon konsensus më të madh, më të gjerë, nuk mundemi ta bëjmë këtë brenda ditës, vetëm që ta plotësojmë këtë hap sepse sasia e parave që e përmendim është tetë milionë euro për çdo hap. Megjithatë a është pjesa financiare moti kryesor ose plotësimi i këtij hapi, me qëllim që funksionimi i sistemit, është qëllimi ynë. Konsideroj se si politikanë duhet të mendojmë në proceset e ardhshme. Kuptohet edhe pjesa financiare është një serum për sistemin tonë financiar. Megjithatë, ne si politikanë duhet të ndërmarrim përgjegjësi për të ardhmen e shtetit dhe këtu zgjedhjet i kemi një faktor shumë të rëndësishëm", deklaroi Sali.

Tetovë  - Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, mori pjesë dhe u drejtua në forumin me temë "Identifikimi i prioriteteve ekologjike të Komunës së Tetovës". Në forum mori pjesë edhe Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës. Siç njoftoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, në forum u njoftua edhe një lajm i rëndësishëm në nivel lokal - Komuna e Tetovës do të jetë komuna e parë që do t'i qaset sistematikisht kësaj çështjeje duke krijuar një njësi të veçantë të dedikuar për mbrojtjen e mjedisit në kuadër të vetëqeverisjes lokale. "Një shembull i tillë duhet të ndiqet edhe nga komunat e tjera, pasi politikat nacionale të cilat i harton Ministria zbatohen në nivel lokal dhe varen nga përkushtimi i vetëqeverisjes lokale. Vetëm përmes koordinimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal ato mund të funksionalizohen dhe të japin efekt", theksoi Hoxha në fjalim.

Shkup - Spitali klinik në Tetovë do të bëhet me sistem ekologjik për ngrohje. Projekti për zëvendësim të sistemeve për ngrohje me alternativa ekologjike është mbështetur përmes programit IPA 3 për ajër të pastër dhe pritet të realizohet në periudhën 2026/2027.

Shkup - Koalicioni  VLEN më 9 maj zyrtarisht do të shndërrohet në një parti politike, bashkëkryetarë të së cilës do të jenë Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, përderisa funksionin e sekretarit të përgjithshëm do ta kryejë Bekim Sali. Siç ishte paralajmëruar në brifingun e sotëm me gazetarë, subjekti i ri politik do të strukturohet me pesë nënsekretarë, me shpërndarje të barabartë me nga 20 për qind për të gjitha pesë partitë politike të cilat për momentin janë pjesë e koalicionit.

 Shkup  - Në margjinat e UNECE Resource Management Week 2026, ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme me përfaqësues të lartë të Kombeve të Bashkuara, institucione ndërkombëtare dhe ekspertë nga sektori i energjisë, me qëllim forcimin e bashkëpunimit në proceset e tranzicionit energjetik, menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve dhe integrimit rajonal, informojnë nga Ministria.  Bozhinovska pati gjithashtu një takim pune me Dmitry Mariyasin, zëvendëssekretar ekzekutiv i Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Evropën, në të cilin u diskutua thellimi i bashkëpunimit në kuadër të UNECE-së, përshpejtimi i proceseve të tranzicionit të gjelbër, përmirësimi i kornizave rregullatore dhe mbështetja e investimeve në projekte të energjisë së qëndrueshme.

Shkup - Në vitin 2023, 2024 dhe 2025, numri i grave të përfshira me skrining për kancerin e qafës së mitrës është duku u ulur, nga 64.000 në vitin 2023, në 33.000 në vitin 2025, që do të thotë se gjatë një periudhe prej tre vitesh kemi vetëm 32 për qind përfshirje të grave, në vend të synimit të dëshiruar prej 70 deri 75 për qind. Për këtë arsye, në Maqedoninë e Veriut çdo vit diagnostikohen 24 gra në 100 mijë gra me kancer të qafës së mitrës. Kjo është dy herë më shumë se në Serbi, pothuajse tre herë më shumë se në Slloveni dhe Greqi, tha sot koordinatoir i programit shëndetësor në Shoqatën për emancipim, solidaritet dhe barazi të grave (ESE), Borjan Pavlovski.  Do të thotë, theksoi ai, për fat të keq, në rajon ndodhemi në vendin më ta pafavorshëm, sepse nuk ka përfshirje të duhur me vaksinim dhe as përfshirje të mjaftueshëm me skrining për kancerin e qafës së mitrës. 

Shkup  - Siguria dhe shëndeti në punë nuk tolerojnë improvizime, politikëbërje dhe kotësi dhe nuk duhet të jenë temë vetëm kur ndodh një tragjedi, kur vdes një punëtor. Kjo fushë kërkon përgjegjësi individuale dhe kolektive sepse nuk kufizohet vetëm në mbrojtjen fizike, por nënkupton edhe kujdes sistemik për mirëqenien mendore të njerëzve, për organizimin e punës, për parandalimin e stresit dhe krijimin e mjediseve të punës në të cilat të gjithë mund të punojnë me dinjitet, në mënyrë të sigurt dhe produktive - thanë pjesëmarrësit e aktivitetit të sotëm me rastin e Ditës Botërore për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

 Shkup  - Edicioni i 65-të i "Mbrëmjeve strugane të poezisë" do të mbahet nga 24 deri 29 qershor, ndërsa janë paralajmëruar pjesëmarrës nga të gjithë kontinentet.  Nikolla Kukunesh, u.d. drejtor i "Mbrëmjeve strugane të poezisë", në konferencën e sotme për mediat u ndal në atë pse është zgjedhur pikërisht ky termin për edicionin e sivjetshëm të festivalit.  Drejtori artistik i "Mbrëmjeve strugane të poezisë", Mite Stefovski, informoi se do të marrin pjesë poetë nga jashtë dhe nga vendi, si dhe vizitorë profesionistë, kritikë, teoricienë, promotorë, ish-drejtorë të festivaleve botërore, si dhe drejtues aktualë.

Tetovë  - Studentët e vitit të parë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tetovës, të udhëhequr nga Doc. Dr. Arben Halili, më 27 prill 2026, realizuan një cikël vizitash në disa subjekte relevante në Tetovë, në kuadër të zhvillimit të mësimit praktik në lëndën “Ekonomia e Ndërmarrjes”. Vizita, siç theksohet në  komunikatë, u konceptua si një mundësi për të afruar studentët me realitetin e funksionimit të bizneseve dhe institucioneve, duke i njohur ata me dimensionin praktik të koncepteve të trajtuara gjatë ligjëratave.  

Londër  - Çmimet e naftës kanë vazhduar të rriten edhe krahas propozimit të Iranit që ta ndërpret bllokadën e Ngushticës së Hormuzit në zëvendësim për anulim të bisedave bërthamore me SHBA-në. Nafta e papërpunuar Brent, çmimi global i referencës për çmimet e naftës, është rritur për tre për qind, sepse oferta e Teheranit nuk ka arritur t'i zbusë  shqetësimet e tregtarëve për bllokadë në rrugën ujore, i cili është kyç për dërgesat globale të karburantit. Brent ka qenë 111,49 dollarë për fuçi, që është për 13 për qind më shumë nga e marta e kaluar dhe hera e fundit kur çmimi referent ka rënë nën 100 dollarë.

Uashington - Irani sapo na njoftoi se ndodhet në "gjendje kolapsi", shkroi presidenti amerikan, Donald Tramp në rrjetin e tij Truth Social.

Abu Dabu  - Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) do të tërhiqen nga Organizata e vendeve eksportuese të naftës (OPEK), me fillim nga 1 maji, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve VAM. Vendimi vjen pas asaj që zyrtarët e përshkruan si një "vlerësim gjithëpërfshirës", duke përfshirë një shqyrtim të "pengesave" të vazhdueshme në Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit, raportoi DPA. Njoftimi vjen një ditë para një takimi të planifikuar të OPEK-ut në Vjenë.

Остани поврзан