12:00/29 prill/2026
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot e priti presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan, i cili qëndroi për vizitë zyrtare në vend. Presidenti zviceran është pritur me nderime më të larta shtetërore dhe ushtarake në ceremoninë në "Vila". Pas pritjes, vijon tet-a-tet takim i presidentëve, e pastaj edhe takim plenar i delegacioneve të dy vendeve.
Shkup - Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski, sot pasdite do të marrë pjesë në takim afarist ndërmjet sipërmarrësve zviceranë dhe vendorë në verarinë “Kamnik” bashkë me presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmellan, i cili është për vizitë zyrtare në vend. Siç bënë të ditur nga shërbimi për informim, Mickoski dhe Parmellan para fillimit të takimit, do të japin deklaratë të shkurtër për mediat
Shkup – Presidenti i Konfederatës Zvicerane, Gi Parmellan mbërriti në Shkup. Ai në aeroport u prit nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski. "Mirëseardhje për presidentin e Konfederatës Zvicerane, Gi Parmelan, në Shkup. Këtë mëngjes, me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore, prita presidentin Parmelan, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, ndodhet për vizitë zyrtare në vend, me ftesë të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova", shkroi ministri Mucunski në Fejsbuk.
Gostivar - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot qëndroi për vizitë në spitalin e përgjithshëm në Gostivar, ku mori pjesë në aktivitetin me rastin e sigurimit të pajisjeve mjekësore për katër spitale rajonale."Sot në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar po marrim pjesë në aktivitetin me rastin e sigurimit të pajisjeve mjekësore për katër spitale rajonale, pajisje që kanë vlerë shumë konkrete dhe njerëzore: forcimin e kujdesit për nënat, të porsalindurit dhe pacientët që kanë më shumë nevojë për mbrojtje dhe kujdes në këto spitale. Në partneritet me Projekt HOPE, përmes projektit PeriMAC, janë siguruar pajisje moderne mjekësore në vlerë të përgjithshme rreth gjysmë milioni dollarë amerikanë, të destinuara për katër spitale rajonale: Gostivar, Veles, Strumicë dhe Strugë. Vetëm për Spitalin e Përgjithshëm në Gostivar, vlera e pajisjeve arrin rreth 130 mijë dollarë amerikanë", deklaroi ministri Aliu.
Shkup - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, mbajti një fjalim hyrës në Forumin Rajonal të Menaxhimit të Mbeturinave - "Së bashku për një Rajon pa Mbeturina: Drejt një Sistemi Rajonal Funksional dhe të Qëndrueshëm", që u mbajt sot në Shkup."Forumi i kushtohet përmirësimit të sistemit rajonal të menaxhimit të mbeturinave në rajonet e Pellagonisë dhe Jugperëndimit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një sistemi modern, funksional dhe të qëndrueshëm që do të ofrojë shërbime më cilësore për qytetarët dhe një nivel më të lartë të mbrojtjes së mjedisit", njoftuan nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).
Shkup - Ndërtimi i fazës së dytë të hekurudhës nga Beljakovca deri në Kriva Pallankë në pjesën lindore të Korridorit 8 po realizohet me dinamikë të përforcuar, njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, drejtori i NP Hekurudhat Infrastrukturë, Sinisha Ivanovski dhe publikoi "video nga ndërtimi. Ivanovski potencoi se ka përparim prej 35 për qind të punëve të parapara në pjesën me gjatësi prej 34 kilometrave.
Shkup – Banka Botërore parashikon rritje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut prej 2,9 për qind për këtë vit, vlerë që është për 0,1 për qind më e ulët nga projektimi paraprak, si dhe prej 3 për qind në vitin 2027 dhe 2028. Një raport i publikuar sot nga Bankëa Botërore vlerëson se rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të vazhdojë të ngadalësohet në vitet 2026 dhe 2027, e nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme, inflacioni i vazhdueshëm dhe pasiguria e shtuar. Ai sugjeron që për të ruajtur vrullin e reformave në një rajon që përballet me mungesë në rritje të fuqisë punëtore, rritja e pjesëmarrjes në fuqinë punëtore do të jetë thelbësore.
Shkup - Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total, në mars të këtij viti, krahasuar me muajin e kaluar, janë rritur për 0,5 për qind, ndërsa për 4,4 për qind krahasuar me marsin e vitit të kaluar. Të dhënat më të reja të Entit shtetëror të statistikës tregojnë se çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, në total (në tregun e vendit dhe të huaj), në mars të këtij viti, në krahasim me muajin paraprak janë rritur në sektorin e Industrisë përpunuese për 0,7 për qind dhe në sektorin Furnizimit me ujë; largimit të ujërave, menaxhimit të mbeturinave dhe veprimtarive për sanimin e mjedisit për 0,9 për qind, ndërsa janë zvogëluar në sektorin e Minierave dhe gurorë për 1,5 për qind dhe në sektorin e Furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të klimatizuar për 0,5 për qind.
Shkup - Nëpunës policorë parmbrëmë e privuan nga liria një person nga rajoni i Tetovës, pasi në shtëpinë e tij është gjetur mariuhanë, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme. "Më 28.04.2026 në orën 20:10, nëpunës policorë nga SPB Tetovë e privuan nga liria S.S. (26) nga fsh. Reçicë e Vogël, rajoni i Tetovës. Gjatë bastisjes në shtëpinë në Tetovë, në të cilën banonte, të realizuar me urdhër gjykate, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë", informon MPB.
Sana - Ministria e Punëve të Jashtme e Jemenit sot njoftoi se vendi nuk do të mbetet neutral në rast të veprimeve të reja amerikane kundër Iranit, duke dënuar ashpër veprimet e SHBA-së në Gjirin Persik dhe duke shprehur mbështetje për Teheranin në mosmarrëveshjen rreht Ngushticës së Hormuzit. Në deklaratë thueht se Sana i konsideron masat e SHBA-së ndaj anijeve iraniane dhe sekuestrimin e anijeve në rajon si "shkelje të së drejtës ndërkombëtare" dhe "pirateri", duke pretenduar se këto veprime destabilizojnë zinxhirët globalë të furnizimit dhe rrisin çmimet e energjisë dhe ushqimit, raporton Iran Pres TV.
Nju Jork – Ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, mbrëmë i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë së KB-së që të veprojë me vendosmëri dhe ta detyrojë Izraelin që plotësisht ta respektojë armëpushimin në Liban. Në debatin për situatën në Lindjen e Mesme, Iravani theksoi se Këshilli i Sigurisë së KB-së duhet të sigurojë dhe Izraeli “menjëherë t’i ndërpresë të gjitha sulmet ndaj civilëve dhe infrastrukturës civile dhe t’i tërheqë të gjitha trupat e tij okupatore” nga Libani, njoftoi sot Al Xhezira.
Nju Jork - Transporti detar në Ngushticën e Hormuzit nga muaji shkurt praktikisht ëshë plotësisht i ndërprerë, njoftuan mbrëmë Kombet e Bashkuara. Të dhënat e fundit të Agjencisë së KB-së për tregti dhe zhvillim (UNCTAD) e cila monitoron çmimet e transporitit detar, ushqimit dhe energjisë, si dhe tregjet financiare të lidhura me kufizimet aktuale në transportin detar, tregojnë se numri i kalimeve të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit që nga 28 shkurti është ulur për 95,3 për qind.
Uashington – Presidenti amerikan Donald Tramp u përgjigj me sulm të ashpër verbal në kritikat e ashpra dërguar nga kancelari gjerman Fridrih Merc drejt ofensivës amerikane ndaj Iranit. “Ai nuk ka idenë për çfarë po flet. Po të ketë Irani armë bërthamore, e gjithë bota do të mbahej peng”; shkroi Trampi në profilin e tij në platformën „Truth Social“."Po bëj diçka me Iranin tani që vendet ose presidentët e tjerë duhet ta kishin bërë shumë kohë më parë. Nuk është çudi që Gjermania është në një gjendje kaq të keqe, ekonomikisht dhe ndryshe", shkroi presidenti amerikan.
Uashington - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset, sot do të paraqitet në dëgjim para anëtarëve të Kongresit, për herë të para që nga fillimi i luftës me Iranin. Në dëgjimin para Komitetit për forcat e armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve do të shqyrtohet propozim-buxheti i armatës për vitin 2027, i cili parashikon rritje të shpenzimeve ushtarake në 1,5 trilion dollarë - më e madhja në historinë e SHBA-së.
Paris - Ndeshja e parë gjysëmfinale nga Liga e kampionëve, e luajtur mbrëmë ka sjellur fudboll spektakolar dhe nëntë gola në ndeshjen mes kampionit evropian PSZh dhe Bajernit të Munihut - 5:4 në favor të parisienëve. Ekipi vendas në fillim të pjesës së dytë ka pasur edhe tre gola epërsi (5:2), por mysafirët nga Gjermania megjithatë e kanë ulur epërsinë e bindshme të kundërshtarit.
Paris – Trajneri i PSZH-së, Luis Enrike e quajti gjysmëfinalen e Ligës së kampionëve kundër Bajernit të Munihut (5:4), ndeshjen më të mirë në karrierën e tij. "Nuk kam parë kurrë një ndeshje me një intensitet të tillë. Tani nuk është koha për të theksuar mangësitë. Sot meritonim të fitonim, meritonim të barazonim, meritonim të humbnim. Ishte një ndeshje fantastike. Pa dyshim, kjo ishte ndeshja më e mirë sa kam qenë trajner. Jam aq i lodhur edhe pse nuk kam vrapuar asnjë kilometër, as nuk e di se si ndihen lojtarët", ka thënë Enrike për "ESPN".