12:00/24 prill/2026
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Çështjeve evropiane, Bekim Sali sot priti në takim përfaqësuesin e Bankës evropiane për Investime (BEI) në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bjorn Gabriel. Siç ceket në kumtesën nga Kabineti i minsitrit të Çështjeve Evropiane, në takim u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe EIB-së, si dhe për përshpejtimin e realizimit të projekteve të mbështetura nga Bashkimi Evropian.
Shkup - Shumë shpejt do të dëgjojmë edhe një parregullsi tjetër, shumë më të madhe se kjo, e cila do ta befasojë tërë opinionin publik në Maqedoni. Ka shumë parregullsi në disa institucione, jo në të gjitha, dhe për to do të veprohet sipas ligjit. Nëse ka qenë fajtore administrata apo udhëheqja, nëse disa studentë kanë marrë pjesë në këto veprime, do ta përcaktojnë organet përkatëse", deklaroi sot ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, duke komentuar zhvillimet në Fakultetin Filozofik të UCM-së, ku nga viti 2019 në mënyrë të paligjshme janë regjistruar studentë në studime njëvjeçare master dhe doktoraturë, edhe pse studimet e tyre bazë kanë qenë trevjeçare profesionale, e jo akademike.
Shkup - Ministria e Punëve të Brendshme edhe zyrtarisht konfirmoi se një punëtor ka ndërruar jetë, ndërsa tre të tjerë janë lënduar në fatkeqësinë që ndodhi sot në mëngjes në një fushë ndërtimi në komunës Kisella Vodë. Nga MPB thonë se po ndërmerren masa për ndriçimin e rastit. Në SPB Shkup sot në orën 08:17 ka pasur paraqitje se në vendin e ndërtimit në rrugën "Kozjak" në Shkup, gjatë gërmimit të themeleve, janë ngujuar nga dheu tre punëtorë. Prej tyre, dy janë nxjerrë dhe me auto-ambulancë të Ndihmës së shpejtë mjekësore janë dërguar në Kompleksin e klinikave 'Nëna Terezë', përderisa një punëtor është gjetur i vdekur, ndërkaq vdekjen e ka konstatuar mjeku nga Ndihma e shpejtë mjekësore", kumtoi MPB.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, sot do të qëndrojë për vizitë pune në Komunën e Zhelinës. "Durmishi do të takohet me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, dhe me përfaqësues të bizneseve lokale", informoi Ministria e Ekonomisë dhe Punës.
Shkup - Gjykata Themelore Penale e Shkupit, duke vepruar sipas propozimit të prokurorisë kompetente, ka marrë vendim me të cilin i ka caktuar ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muamed Sejdinit, paraburgim prej 30 ditësh. Masa e paraburgimit, siç informojnë nga Gjykata Themelore Penale, është përcaktuar për shkak të dyshimit të bazuar se personi ka kryer vepër penale të përvetësimit në shërbim. Njëkohësisht, gjykata vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezik për ikje, si dhe mundësi ndikimi te dëshmitarët dhe dëshmitë gjatë procedurës.
Shkup - Tre punëtorë mëngjesin e sotëmn janë ngujuar nën dhe gjatë gërmimit të themeleve në një kantier ndërtimi në Shkup, dy prej të cilëve u nxorën dhe u transferuan në klinikat e Shkupit, dhe po punohet për nxjerrjen e personit të tretë, informoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).
Shkup - Një punëtor ndërtimi humbi jetën dhe tre janë lënduar rëndë pasi janë ngujuar nën dhe në një kantier ndërtimi në Komunën e Kisella Vodës, informoi për MIA-n dr. Dragan Panov, shef turni në Ndihmën e Shpejtë Mjekësore - Shkup. Doktori Panov deklaroi se sipas informacioneve fillestare, të pësuarit ka shumë të ngjarë të jenë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, por, inspektimi do të tregojë se për çfarë bëhet fjalë saktësisht dhe në çfarë rrethanash ka ndodhur aksidenti. Viktima, siç tha, sipas informacioneve fillestare është 34 vjeç.
Shkup - Dy nga punëtorët të ciltë sot në mëngjes u ngujuan nga dheu në një vend ndërtimi në Kisella Vodë janë me lëndime më të lehta trupore dhe kontuzione, ndërsa njëri është me fraktura në të dy pjesët nën gjunj dhe një mbi gju, informoi Qendra urgjente pranë Kompleksit të klinikave "Nëna Terezë" në Shkup.
Shkup - Në afërsi të kufirit me Greqinë në zonën e fshatit Bogorodicë, nëpunës policorë nga SP për VK Bogorodicë kanë privuar nga liria U.Sh. (48) nga Shkupi, nën dyshimin se me një automjet udhëtarësh "Tojota korolla'' me targa të Italisë, ka transportuar pesë persona emigrantë, të gjithë nga Vietnami. Siç informon MPB-ja, me urdhër të prokurorit publik, U.Sh është ndaluar në stacion policor dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim përkatës, ndërsa emigrantët janë vendosur në Qendrën tranzitore "Vinojug" - Gjevgjeli.
Shkup - Më ftohtë këtë mëngjes ishte në Berovë, Lazaropole dhe Kodrën e Diellit ku janë matur -2 gradë Celsius. Në Hanet e Mavrovës minus 1, zero në Kriva Pallankë, Manastir, 1 Pretor, Tetovë, Strumicë, Ohër, Shtip, 2 Kumanovë, Krushevë, Veles, Demir Kapi, Prilep, 3 Kavadar, Gjevgjeli, 4 Vinicë, 5 Shkup-Zajçev Rid, njoftoi DPHM-ja. Sipas njoftimit të DPHM-së, moti sot do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior.
Ankara - Autoritetet turke konfiskuan ar dhe valutë të kontrabanduar me vlerë mbi 590 milionë lira turke (11.2 milionë euro) në një operacion të specializuar në zonën e qytetit kufitar turko-sirian Xhizre (provinca Shirnak), njoftoi TRT Haber, duke iu referuar një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Turqisë. Në njoftim thuhet se, si pjesë e operacionit kundër kontrabandës të zhvilluar dje në rajonin e Xhizres, njësitë policore kanë ndaluar dhe kontrolluar një automjet të dyshimtë.
Baton Ruzh - Një person u vra dhe pesë të tjerë u plagosën në të shtënat me armë në një qendër tregtare në shtetin amerikan të Luizianës. Sipas informacioneve të policisë, incidenti ka ndodhur dje pasdite në zonën për ushqim në qendrën tregtare "Mall of Louisiana" në Baton Ruzh. Në këtë rast, një grindje shpërtheu midis dy grupeve, e cila u përshkallëzua në të shtëna me armë.
Londër - Çmimet e naftës këtë mëngjes u rritën pak në bursat botërore, pavarësisht lajmeve për vazhdimin e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit. Nafta "Brent" e Detit të Veriut u shtrenjtua për 0,7 për qind dhe arriti pothuajse 105.8 dollarë për fuçi, ndërsa çmimi i naftës së papërpunuar amerikane u rrit me 0,6 për qind në 96.5 dollarë për fuçi.
Nikozia - Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, deklaroi se Bashkimi Evropian po vazhdon të forcojë mbështetjen për Ukrainën përmes masave të reja financiare dhe sanksioneve. Kallas, me mbërritjen në takimin e posaçëm të Këshillit Evropian, deklaroi se është miratuar një kredi prej 90 miliardë eurosh dhe është miratuar pako e 20-të e sanksioneve, me mesazhin se shtetet anëtare dëshirojnë gjithashtu përgatitjen e pakos së 21-të të sanksioneve, në mënyrë që t’i dërgohet sinjal i qartë Rusisë se BE-ja nuk do të heqë dorë nga mbështetja për Ukrainën, thuhet në njoftimin e BE-së.
Nikozi - Presidenti francez Emanuel Makron bëri thirrje për kthimin e stabilitetit në Lindjen e Mesme sa më shpejt të jetë e mundur, pasi një ditë më parë homologu i tij amerikan Donald Trampi deklaroi se kishte "gjithë kohën e botës" për të negociuar paqen me Iranin."Mendoj se të gjithë kemi interes që stabiliteti të kthehet sa më shpejt të jetë e mundur dhe që ekonomitë botërore të qetësohen", tha Makron para takimit të liderëve evropianë në Qipro, në të cilin ishin të ftuar disa shefa shtetesh nga Lindja e Mesme.
Nikozi - Kancelari gjerman Fridrih Merc është prononcuar kundër rritjes së borxhit, ndërsa liderët e Bashkimit Evropian diskutojnë për buxhetin afatgjatë të bllokut për vitet 2028 deri në 2034 në samitin në Qipro. "Nga perspektiva gjermane, rritja e borxhit nuk vjen parasysh, ndërsa obligacionet evropiane në tregun e kapitalit janë gjithashtu nuk vinë parasysh", tha Merci sot në Nikozi. Pengesa kryesore për buxhetin e ardhshëm afatgjatë është mënyra se si ambiciet e bllokut, duke përfshirë rritjen e konkurrencës jostabile të BE-së dhe përmirësimin e aftësive mbrojtëse të Evropës, mund të financohen kur shumë kryeqytete kanë mungesë parash pas krizave të njëpasnjëshme.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Trampi njoftoi mbrëmë vazhdimin e armëpushimit midis Izraelit dhe Libanit për tre javë. Vendimi për vazhdimin e "armëpushimit" midis Izraelit dhe grupit militant Hezbollah në Liban u mor gjatë një takimi të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë nga ana e ambasadorëve izraelitë dhe libanezë në ShBA.
Uashington - Aeroplanmbajtësja e tretë amerikane po i afrohet Iranit. Siç ka informuar Komanda qendrore amerikane e cila mbikëqyr operacionet në Lindjen e Mesme, "USS George H. W. Bush" ka arrit në Oqeanin Indian pa precizuar misionin e saj konkret. Një pjesë e madhe e kapaciteteve të marinës amerikane janë të përfshira në operacione për të kufizuar qasjen në portet iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit.
Mançester – Lideri i ri i Premier ligës, Mançester Siti po përgatitet për afatin kalimtar të verës dhe gjetjen e zëvendësuesit të njërit nga lojtarët kyç, siç është Bernardo Silva. “Qytetarët” po shqyrtojnë mundësinë e nënshkrimit me argjentinasin nga Çellsi, Enco Fernandez. Reprezentuesi argjentinas është një nga lojtarët kryesor në ekipin e Çellsit, ndërsa interesimi i Mançester Sitit është i pritshëm, pasi lojtarit nuk do t'i duhet adaptimi me Premier ligën.