• сабота, 16 мај 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 5 maj/ 2026

Shkup– Gjykata Themelore Penale në Shkup i shpalli fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare të tre policët nga Koçani dhe Kire Bogatinovit dhe Goran Lazarovit i shqiptoi dënim me kusht me burg prej një viti, ndërsa komandantit të Stacionit Policor të Koçanit, Aleksandar Temelkov, dënim me kusht me burg prej dy vitesh, i cili nuk do të ekzekutohet nëse brenda një periudhe prej katër vitesh nuk kryen vepër të re penale.Në shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë në Gjykatën Penale sot nuk mori pjesë asnjë nga të akuzuarit dhe as mbrojtësit e tyre.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski dërgoi urim me rastin e 5 Majit - Ditës së gjuhës maqedonase në të cilin porositë se gjuha maqedonase është themeli mbi të cilin ngritet identiteti ynë shpirtëror dhe nacional."Gjuha maqedonase nuk është vetëm mjet komunikimi, por dëshmi e gjallë e historisë shekullore, roje e memories kolektive dhe shprehja më e fuqishme e veçantisë sonë kulturore dhe nacionale. Në fjalët e saj janë thurur luftërat, shpresat dhe synimet e gjeneratave të cilat e ndërtuan dhe ruajtën ekzistencën tonë", thuhet në urimin e Mickoskit.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski lidhur me rastin për dhunë familjare për të cilën është i akuzuar një anëtar i sigurimit të tij më të gjerë sot deklaroi se ky rast është edhe një dëshmi se ligji vlen njejtë për të gjithë dhe theksoi se nuk e toleron mungesën e disiplinës jo vetëm në kuadër të sigurimit të tij, por edhe në përgjithësi.

Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me deklaratën e djeshme të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe i cili thotë se "nga Bullgaria nuk kemi dëgjuar se mohon identitetin tonë", tha se i vjen keq që nuk janë rreshtuar në mbrojtje të interesave nacionale.

Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në lidhje me sistemin EES (për hyrje dhe dalje në BE), deklaroi se negociatat janë duke u zhvilluar në nivel dypalësh dhe shpreson që këto pengesa të tejkalohen dhe si qeveri kërkojnë zgjidhje të përgjithshme.

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski tha se me kujdes është duke u ndjekur situata me lëvizjen e çmimeve të karburanteve në bursat botërore, në përputhje me zhvillimet e konfliktit në Lindjen e Mesme, dhe theksoi se mbi bazën e këtyre parametrave do të përcaktohen hapat e ardhshëm të Q everisë, e cila tashmë prej tre muajsh po zbaton masa mbështetëse.

Shkup - Më shumë se 15.000 vende të reja pune janë krijuar në vitin e fundit, duke e çuar numrin e të punësuarve në vend në rreth 710.000, ndërsa numri i të papunëve të regjistruar është nën 90.000, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski, i cili sot mori pjesë në fillimin e zgjerimit të shkollës fillore "Goce Dellçev" në komunën Aerodrom të Shkupit.Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetaërve, theksoi se numri real i të papunëve, nëse nga totali i të regjistruarve përjashtohen rreth 30.000 bujq, si dhe personat që formalisht llogariten si popullsi në moshë pune 15–65 vjeç, ku përfshihen edhe nxënës të shkollave të mesme për të cilët arsimi është i detyrueshëm, arrin në rreth 35 deri në 40 mijë persona.

Shkup- Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut për periudhën janar- mars të vitit 2026 është 123 222.8 milionë denarë dhe shënon rritje nga 3.76% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, informon Enti Shtetëror për Statistikë. Vlera e mallrave të importuara, në periudhën janar –mars të vitit 2026 është 171 926.4 milionë denarë, që është për 0.60% më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Shkup - Numri i kontrolleve të dhënies së pushimeve mjekësore në vitin 2025 në krahasim me vitin 2024 është rritur pothuaj dyfish. Vazhdojmë edhe më tej me kontrollet, të cilat në të njëjtën kohë janë konfirmim ku ka mangësi në sistem. Tani kemi kërkesë të madhe nga Ministria e Mbrojtjes për kontrolle, tha sot drejtori i përgjithshëm i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski.

Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se megjithëse deri më tani është bërë shumë për përmirësimin e sigurisë në shkolla, nevojiten ende hapa serioze. Ajo njoftoi se kujdestaritë e mësimdhënësve në korridore dhe në oborret e shkollave do të bëhen të detyrueshme."Përgatitëm disa manuale dhe udhëzime që janë shpërndarë nëpër shkolla dhe komuna. Dje tashmë paralajmërova se do të jenë të detyrueshme kujdestaritë e mësimdhënësve në shkolla – si në korridore, ashtu edhe në oborret e shkollave. Është fakt që kjo ekziston në disa shkolla, por në një numër të madh shkollash ende nuk ekziston", tha ministrja, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas vendosjes së gurthemelit për zgjerimin e shkollës fillore "Goce Dellçev" në Aerodrom.

Shkup - Nga nesër pritet një periudhë me mot të ndryshueshëm dhe me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme të shiut, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.Temperatura e mëngjesit do të jetë nga tre deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo e ditës nga 17 deri në 27gradë. 

Tiranë - Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, mori pjesë në panelin e nivelit të lartë “Të Bashkuar për klimën – Veprimi për përshtatje dhe bashkëpunimi rajonal”, i cili po mbahet në Tiranë, i organizuar nga Ministria e Mjedisit Jetësor e Shqipërisë dhe GIZ, në kuadër të Partneritetit rajonal për klimën mes Gjermanisë dhe Ballkanit Perëndimor, informojnë nga MMJPH. 

Stamboll- Në kuadër të Forumit të 5-të ndërkombëtar të ujërave në Stamboll, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, realizoi një takim dypalësh me Ministren e Mjedisit Jetësor të Republikës së Kosovës, Fitore Pacolli.Në këtë takim u diskutua për promovimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe menaxhimit të burimeve ujore, si dhe një qasje të përbashkët ndaj sfidave rajonale që lidhen me ndryshimet klimatike. Të dyja palët theksuan rëndësinë e zbatimit të standardeve evropiane dhe shkëmbimin e përvojave nga ky proces.

Ankara - Lideri i Partisë nacionaliste turke, Devlet Bahçeli, kërkoi që liderit të burgosur të Partisë punëtore kurde (PKK), Abdullah Oxhallan t'i jepet rol zyrtar me qëllim të kontributit për përparimin e procesit paqësor në Turqi.Mediumet paqësore lajmërojnë se Bahçeli, aleat i afërt i presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan, prezantoi një propozim në Parlamentin turk, në të cilin ceket se statusi i Oxhallanit duhet të definohet përmes një institucioni të veçantë i cili do ta koordinojë procesin paqësor dhe reformatpoilitike në vend.

Strasburg - Partitë politike dhe fondacionet në mënyrë të paligjshme shpenzuan rreth 1,5 milion euro gjatë fushatës zgjedhore evropiane të vitit 2024, tregojnë dokumentet nga revizorët e jashtëm dhe departamenti i financave të Parlamentit Evropian. Rregullat për shpenzimin e mjeteve publike u shkelën nga pothuajse të gjitha partitë, me përjashtim të të Gjelbërve dhe Partisë Demokratike Evropiane, si dhe dy fondacione më të vogla (kryesisht "tink-tenk" grupe ekspertësh të lidhur me partitë politike).

Bukuresht - Parlamenti i Rumanisë i votoi mosbesim qeverisë, së udhëhequr nga Ilija Bolozhan, pas iniciativës së përfaqësuesve të Partisë Sociademokrate (PSD), Aleancës për Bashkimin e Rumunëve (AUR) dhe PACE - Rumania në vendin e parë, njoftuan mediumet rumune.

Londër – Ndeshja e dytë e gjysmëfinales së Ligës së kampionëve midis Arsenalit dhe Atletiko Madridit e cila do të luhet sonte (në orën 21), po tërheq shumë vëmendje. Pas duelit të parë në Madrid, nuk pati fitues dhe ndeshja përfundoi 1:1. Për të dyja ekipet, kjo ndeshje është me rëndësi të jashtëzakonshme.

Teheran- Kryetari i Parlamentit të Iranit (Mexhlis), Mohamed Bager Galibafi ka paralajmëruar se Irani "ende nuk ka filluar" një konfrontim të vërtetë me SHBA-në, një ditë pas raportimeve për incidente në Ngushticën e Hormuzit."E dimë mirë se ruajtja e situatës aktuale në rajon është e padurueshme për SHBA-në, ndërsa ne ende nuk kemi filluar", shkroi Galibafi në platformën X në gjuhën persiane.

Kiev - Në sulmet ruse ndaj dy rajoneve në Ukrainë jetën e humbën së paku gjashtë persona, mes të cilëve edhe shpëtimtarë, ndërsa dhjetëra janë plagosur, kumtuan autoritetet.Presidenti Volodimir Zelenski e dënoi "cinizmin absolut" të Moskës në prag të armëpushimit të paralajmëruar lidhur me shënimin e fitores në vitin 1945.

Остани поврзан