• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

18:00/ 8 maj/ 2026

Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi sot një takim pune me me ushtruesen e detyrës së ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Nikoll Varns, ku u diskutua për ecurinë e proceseve legjislative dhe forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.  Siç informojnë nga Kuvendi, Gashi e njoftoi zëvendësambasadoren për angazhimin e Kuvendit në përmbushjen e prioriteteve të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Europian, duke theksuar se institucioni po vepron në mënyrë efikase për miratimin e ligjeve që lidhen me Agjendën e Reformave. Ai nënvizoi se prioritet i Kuvendit mbetet krijimi i hapësirës për debat cilësor dhe miratimi i ligjeve në përputhje me standardet demokratike.

Shkup - Ministrja e energjetikës Sanja Bozhinovska paralajmëron se nëse është e nevojshme do të bisedohet sërish me OKTA-n për vazhdimin e zbritjes së karburantit dizel prej katër denarë për litër dhe të benzinës prej dy denarë, edhe pas 18 majit kur skadon marrëveshja aktuale. Kjo, siç tha, do të varet nga zhvillimet e çmimeve të derivateve të naftës në bursat botërore dhe nga lufta në Lindjen e Mesme. “Po ndjekim gjithçka që po ndodh. Masat tona aktuale janë deri më 18 maj, që do të thotë se javën e ardhshme do të shohim si po lëvizin çmimet në bursë dhe situata me luftën. Disa ditë para skadimit të afatit do të vendosim se ku jemi me çmimet dhe, nëse është e nevojshme, do të negociojmë sërish me OKTA për vazhdimin e zbritjes. Po bëjmë gjithçka në interes të qytetarëve tanë”, tha Bozhinovska në përgjigje të pyetjeve në takimin e sotëm me gazetarët në hapësirat e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale.

Shkup- Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut (APM), i përbërë nga deputetët Sali Murati, Jovanka Trençevska dhe Gjorgjia Sajkoski, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Kuvendit, Ibush Jusufi, në periudhën nga 6 deri më 9 maj 2026 mori pjesë aktive në Asamblenë e 20-të të Përgjithshme të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, e mbajtur në Budva, Mali i Zi. Siç informon shërbimi për informim i Kuvendit, delegacioni u prit zyrtarisht nga kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, i cili shprehu mirëseardhje dhe konfirmoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar në rajonin e Mesdheut.

Shkup - Ndryshimet demografike kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të thellë në arsim. Gjatë dy dekadave të fundit, Maqedonia është përballur me ulje të shkallës së natalitetit, emigrimit, plakjes së popullsisë dhe pabarazis së theksuara rajonale. Kjo rezultoi me uljen e numrit të nxënësve dhe proporcion jo adekuat me numrin e mësimdhënësve. Për më tepër, dy të tretat e të gjitha objekteve shkollore janë shkolla rajonale, por në to mësojnë vetëm 12 për qind e numrit të përgjithshëm të nxënësve, theksoi Elena Ivanovska, sekretare shtetërore në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në panel-diskutimin me temë:"Politika që i inkurajojnë njerëzit", në kuadër të Konferencës Rajonale Ministrore për Qëndrueshmëri Demografike. Ndryshimet demografike janë në bazë të optimizimit të rrjetit shkollor, i cili duhet të sigurojë përdorim më të mirë dhe më të drejtë të burimeve, me qëllim të qartë: mësim cilësor sipas standardeve, me kuadër të përshtatshëm mësimor, hapësira dhe pajisje për çdo fëmijë, pavarësisht se ku jeton.

Moskë – Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të negociojë me “të gjithë”, përfshirë edhe me evropianët, njoftoi sot Kremlini, pasi "Fajnenshëll tajms" publikoi se udhëheqja e Bashkimi Evropian po përgatitet për bisedime të mundshme. Fajnenshëll tajms publikoi dje se ndryshimi i qasjes së Bashkimit Evropian është nxitur nga frustrimi lidhur me negociatat për përfundimin e luftës në Ukrainë, të udhëhequra nga presidenti amerikan Donald Tramp.] Kryetari i Këshilli Evropian, Antonio Koshta, tha se beson që ekziston “potencial” për negociata të Bashkimi Evropian me Vladimir Putin dhe se aleanca ka mbështetjen e presidentit ukrainas Volodimir Zelenski.

Teheran - Shefi i diplomacisë iraniane, Abas Aragçi, sot deklaroi se Uashingtoni zgjedh një "aventurë ushtarake të papërgjegjshme" sa herë që ka një zgjidhje diplomatike në tryezë. "A është kjo një taktikë e ashpër presioni? Apo është rezultat i një ‘zbuluesi’ që e ka mashtruar përsëri presidentin amerikan duke e futur në një tjetër rrëmujë”, theksoi Aragçi në një publikim në "Iks".   Sipas mendimit të tij, rezultati është i njëjtë, pavarësisht arsyeve.

Bejrut - Mbijetesa e më shumë se gjysmës së popullsisë së Libanit, e cila numëron rreth 5,8 milionë njerëz, varet nga ndihma humanitare, ndërsa sulmet izraelite ndaj vendit vazhdojnë, njoftuan sot Kombet e Bashkuara dhe Komisioni Evropian. Eurokomisarja për ndihmë humanitare dhe menaxhim me gjendje të jashtëzakonshme, Haxha Labib, pas takimit me presidentin libanez Zhozef Aun në Bejrut deklaroi se “më shumë se tre milionë njerëz, ose më shumë se gjysma e popullsisë në Liban, varet nga ndihma humanitare”, njoftoi Al Zhezira.  Ajo deklaroi se nga fillimi i konfliktit më 2 mars, Bashkimi Evropian ka siguruar 100 milionë euro ndihmë dhe ka dërguar gashtë aeroplanë me pajisje humanitare, përderisa i shtati pritet të shtunën. 

Uashington – Komanda qendrore amerikane (CENTKOM) sot njoftoi se forcat amerikane për momentin po parandalojnë hyrje dhe dalje të më shumë se 79 tankerëve nga portet iraniane.  Në një publikim në rrjetin social Iks, CENTKOM njoftoi se anijet komerciale kanë kapacitet që të transportojnë më shumë se 166 milionë fuqi naftë iraniane, në vlerë prej më shumë se 13 miliardë dollarë. SHBA-ja vendosi bllokadë në Ngushticën e Hormuzit të hënën, më 13 prill, në orën 16 sipas kohës së Evropës së Mesme, që ka të bëjë për të gjitha anijet që hyjnë ose dalin nga portet iraniane dhe zonat bregdetare, duke përfshirë edhe portet në Gjirin Arab dhe të Omanit.

Остани поврзан