• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

18:00/29 prill/2026

Shkup  - Kjo Qeveri udhëheq politikë të qëndrueshme, ndërsa jo diplomaci për para dhe flori, siç bënte LSDM-ja për shtatë vite. Si njeri asnjëherë nuk do të hyj kurrë në asnjë aventurë pa e ditur fundin dhe rezultatin për qytetarët, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve se si i vlerëson akuzat e opozitës se e bllokon procesin eurointegrues të Maqedonisë. Sipas Mickoskit, e kemi parë politikën e butë eurointegruese të qeverisë paraprake, e cila ndryshoi emrin dhe gënjente popullin.

Shkup  - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, sot mbajti fjalim në evenimentin me rastin e shënimit të 20-vjetorit të punës së EVN Maqedoni, në të cilin u promovua "Libri i Bardhë" mbi zhvillimin dhe ndikimin e kompanisë në sektorin energjetik. Në fjalimin e tij, Gashi theksoi se puna dydekadëshe e EVN Maqedoni është një histori e rëndësishme e suksesit, e cila reflektohet në modernizimin e shërbimeve, avancimin e standardeve dhe ndërtimin e sistemit energjetik më të qëndrueshëm dhe efikas në vend.

Shkup  - Kuvendi sot e filloi vazhdimin e seancës së 98-të në të cilën në rend dite është Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë, me të cilin parashikohet shfuqizimi i qeverisë teknike. Për të marrë fjalën u paraqitën 13 deputetë, por koordinatorja e Frontit Evropian Rina Ajdari kërkoi një orë pauzë për konsultime shtesë. Në rend dite të kësaj seance përveç këtij ligji është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për deputetët me ndryshimet e së cilës propozohet që deputetët të kenë vetëm një shtetësi.  

Shkup  - Kuvendi e vazhdoi mbledhjen e 98-të rreth ndryshimeve të Ligjit për Qeverinë me të cilin parashihet heqja e qeverisë teknike me veprim të shtyrë, por kjo sërish është shtyrë për gjysmë ore për konsultime shtesë nga ana e grupit të deputetëve të LSDM-së pasi që Rina Ajdari, koordinuese e grupit të deputetëve të Frontit evropian kërkoi që ndryshimet të shqyrtohen në Komitetin për marrëdhënie mes bashkësive.

Shkup  - Klubi për çështje dhe politika rinore, Javën evropiane të të rinjve e shënoi me debat publik me temën "Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale ndaj të rinjve dhe shëndetit të tyre mendor". Në debatin publik, fjalime hyrëse mbajti Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital, i cili tha se fëmijët në shkolla duhet të mësojnë, të zhvillohen dhe të ndihen të sigurt në hapësirën digjitale dhe fizike, zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë Gjoko Velkovski theksoi se shëndeti mendor i të rinjve nuk duhet të margjinalizohet ose të trajtohet si temë dytësore, ndërsa Maria Kanelopoulou nga Delegacioni i BE-së në vend informoi se BE-ja po harton një Ligj të ri për Shërbimet Digjitale në legjislacionin që siguron siguri më të madhe, por edhe heton se kush i shkel ligjet.

Shkup - Siguria e fëmijëve në hapësirën digjitale është çështje që kërkon qasje të qartë, sistematike dhe përgjegjëse. Prandaj propozoj të shqyrtojmë një model i cili do të përfshijë ndalesë apo kufizim të rreptë të përdorimit të celularëve gjatë mësimit, përjashtime të qarta për qëllime arsimore dhe rregulla të unifikuara për të gjitha shkollat, si dhe video mbikëqyrje në shkollat sipas përvojave evropiane, theksoi ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski.

 Shkup  - Ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot në shënimin e 20 vjetorit të punës së EVN Maqedoni dhe promovimi i "Librit të Bardhë" porositi se zhvillimi ekonomik dhe stabiliteti energjetik nuk janë rezultat i përpjekjeve individuale, por i një partneriteti të vërtetë dhe funksional midis shtetit dhe sektorit privat.

Shkup  - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska thotë se situatat me çmimet po ndiqen  dhe se do të merren vendime përkatëse. Të dhënat se jemi vendi i tretë në Evropë sipas shumës së fondeve për masa nga buxheti për t'u përballur me krizën, siç vlerësoi sot, tregojnë se kujdesemi për qytetarët.   

Shkup  - Gjykata themelore penale Shkup sot i shpalli fajtorë dhe u shqiptoi dënime me burg Rade Trajkovskit-Shteklit në kohëzgjatje prej tetë viteve, Aleksandar Guçevskit - gjashtë vite, Stefan Kitanovit dhe Filip Tanevskit - nga pesë vite dhe Stojan Millanovit tre vite e dhjetë muaj si anëtarë të grupit i cili në mënyrë të paautorizuar ka shitur kokainë dhe marihuanë.

Shkup - Klubi për Çështje Rinore sot ka mbajt debat publik me temën: “Ndikimi i përdorimit të rrjeteve sociale te të rinjtë dhe shëndeti i tyre mendor”, eveniment që u hap nga Dragana Bojkovska, deputete dhe kryetare e Klubit për Çështje dhe Politika Rinore; Ana Mihajllov, drejtoreshë e Agjencisë Nacionale për Programet Arsimore Evropiane dhe Lëvizshmërinë; Stefan Andonovski, ministër i Transformimit Digjital; Gjoko Vellkovski, zëvendësministër i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë; dhe Maria Kanelopulu, drejtoreshë e Departamentit për Çështje Ekonomike, Ndërtim Institucionesh dhe Bashkëpunim Ndërkufitar në Delegacionin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut.

Nju-Jork - Departamenti Amerikan i Shtetit do të lëshojë një seri të kufizuar pasaportash këtë verë me portretin e presidentit amerikan Donald Tramp, ndërsa motivi është festimi i 250-vjetorit të pavarësisë së SHBA-së, raportuan sot mediat amerikane. Foks njuz, i cili pati një qasje ekskluzive në dizajnin e pasaportës së re, raportoi se imazhi i Trampit do të jetë në pjesën e brendshme të kopertinës. Fotografia i ngjan portretit zyrtar të Trampit nga mandati i tij i dytë.

Uashington, 29 prill 2026 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp, i ka kritikuar sot negociatat e Iranit mbi programin e tij bërthamor dhe vlerësoi se Teherani nuk mundi të arrijë deri marrëveshje. "Irani nuk mund të marrë masa. Ata nuk dinë si të nënshkruajnë një marrëveshje jobërthamore. Më mirë të vijnë në vete së shpejti!”, shkroi Tramp në rrjetin e tij social Truth Social.

Остани поврзан