MIA FLESH
- Shkup– Bota sot shënon Ditën e fitores mbi fashizmin. Më 9 maj 1945, me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht përfundoi Lufta e Dytë Botërore, në të cilën morën pjesë 61 shtete, me gjithsej 2,1 miliardë banorë ose 96 për qind të popullsisë botërore, dhe që mori më shumë se 50 milionë jetë njerëzish.
15:00/ 9 maj/ 2026
Shkup– Bota sot shënon Ditën e fitores mbi fashizmin. Më 9 maj 1945, me nënshkrimin e kapitullimit të pakushtëzuar të Gjermanisë naziste, zyrtarisht përfundoi Lufta e Dytë Botërore, në të cilën morën pjesë 61 shtete, me gjithsej 2,1 miliardë banorë ose 96 për qind të popullsisë botërore, dhe që mori më shumë se 50 milionë jetë njerëzish.
Shkup– Më 9 Maj, Evropa shënon përvjetorin e "Deklaratës së Shumanit", e cila i dha shtysën e parë asaj që çoi në krijimin e Bashkimit Evropian të sotëm.Ministri i atëhershëm francez i Punëve të Jashtme, Robert Shuman më 9 maj 1950 promovoi idenë e një bashkëpunimi të ri politik në Evropë si një mjet për të zvogëluar në mënyrë drastike shanset e një lufte të re midis kombeve evropiane, e cila më vonë u bë e njohur si "Deklarata e Shumanit".
Kumanovë– Sot shënohen njëmbëdhjetë vjet nga përleshja e armatosur në “Lagjen e Trimave – Kumanovë”. Më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 humbën jetën tetë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Në përleshjen 28 orëshe, jetën e kanë humbur pjesëtarët e forcave të sigurisë - Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Isamedin Osmani, Sasho Samojlovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stomejnoviq, të cilët pas vdekjes u dekoruan me medalje për trimëri. Në përleshjet pati edhe 37 pjesëtarë të plagosur të forcave të sigurisë.
Shkup – Nën sloganin “Fitore, parime dhe vlera”, sot do të mbahet një ceremoni solemne në oborrin e Qeverisë me rastin e 9 majit – Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës.Sipas paralajmërimit, në ceremoni, kryeministri Hristijan Mickoski do të vendosë lule para monumentit “Çlirimtarët e Shkupit”
Shkup- Dita e Evropës na e rikthen vëmendjen te fuqia e idesë europiane, një projekt vizionar që ndërtoi paqen, unitetin dhe stabilitetin në një kontinent dikur të përçarë nga konfliktet, thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi me rastin e 9 majit - Ditës së Evropës. "Sot, në një kohë sfidash të thella gjeopolitike dhe pasigurish globale, kjo ide mbetet garancia më e fortë për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe të qëndrueshme për qytetarët tanë. Në këtë kontekst, ritheksoj se zgjerimi i Bashkimit Europian i tejkalon dimensionin e një procesi politik. Ai përfaqëson një investim strategjik në sigurinë, stabilitetin dhe kohezionin e gjithë kontinentit evropian", thekson Gashi.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në solemnitetin me rastin e 9 Majit - Ditës së fitores ndaj fashizmit dhe Ditës së Evropës porositi se nuk guxojmë të lejojmë që arritja e mijëra luftëtarëve, të cilët i kanë dhënë jetët e tyre për lirinë që sot e jetojmë, të harrohet ose relativizohet."Në vitet e Luftës së dytë botërore, populli maqedonas, krah për krahu me baskëqytetarët shqiptarë, turq, romë, serbë, vlleh dhe boshnjakë, qëndroi në anën e duhur të historisë. Mijëra luftëtarë i dhanë jetët e tyre për lirinë që sot e jetojmë. Ata nuk kanë luftuar vetëm kundër okupatorit. Ata luftuan për të drejtat e njeriut që të jetojë lirë, të flasë gjuhën e vet, ta ruajë emrin e vet dhe të besojë në të ardhmen", tha sot kryeministri Mickoski, në fjalimin në solemnitetin që po mbahet para Qeverisë.
Shkup- Kryeministri Hristijan Mickoski në ceremoninë solemne me rastin e 9 majit - Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, porositi se Evropa është rruga jonë e vetme dhe se atdheu ynë nuk ka të ardhme dhe shans tjetër për sukses përveç integrimit në Bashkimin Evropian. Mickoski theksoi se nuk e sheh Evropën vetëm si gjeografi dhe se Evropa duhet të jetë një vlerë, si dhe se duhet të diskutohet për zgjidhje të qëndrueshme me të cilat mund të ecim para, e jo për zgjidhje me të cilat do të lëmë barrë të mëdha mbi pasardhësit tanë.
Shkup - Çdo gjë që bëjmë gjatë kësaj periudhe është e orientuar ndaj asaj që shtetin përsëri ta kthejmë në këmbë, të përforcojmë ekonominë dhe të krijojmë siguri dhe perspektivë për çdo person, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në ceremoninë me rastin e 9 majit - Ditës së fitores ndaj fashizmin dhe Ditës së Evropës. Lufta jonë sot, theksoi ai, nuk është me armë. Lufta jonë është për dije, për zhvillim, për institucione dhe për një jetë dinjitoze. Lufta kundër varfërisë, korrupsionit, padrejtësisë dhe pashpresës. Dhe ne duhet ta fitojmë atë luftë me të njëjtën vendosmëri me të cilën paraardhësit tanë mbrojtën lirinë.
Shkup - Evropa është ndërtuar mbi premtime, liri, barazi dhe demokraci. Sot, në një botë konfliktesh dhe presionesh ekonomike, ne duhet t'i mbrojmë këto vlera brenda dhe jashtë vendit, tha sot ambasadori i BE-së, Mihalis Rokas, në fjalimin e tij në ceremoninë e mbajtur në qarkun e Qeverisë me rastin e 9 majit - Ditës së fiitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës.Kjo është një ditë, theksoi, kur duhet edhe të nënvizohet rëndësia strategjike e zgjerimit të Bashkimit Evropian, me qëllim sigurimin e paqes, prosperitetit dhe sigurisë afatgjatë në kontinent.
Shkup - Problem me furnizimin e kerozinit nuk ka, kemi rezerva për 90 ditë, edhe pse ligjërisht duhet të kemi për 60 ditë. Edhe krahas krizës, hapim pesë destinacione të reja nga aeroportet në Shkup dhe Ohës, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikollovski."Me kerozinin, krahas asaj që furnizohen aeroportet në Shkup dhe Ohër, furnizohen edhe tërësisht aeroporti në Prishtinë dhe pjesërisht aeroporti në Nish. Kemi arritur që Shkupin ta bëjmë qendër të katër aeroporteve, që furnizohen prej këtu. Kemi rezerva të kerozinit për 90 ditë, ndërsa ligjërisht është 60 ditë, ashtu që nuk kemi kurrfarë problemi me furnizim", tha Nikollovski në potkastin "Noqno studio".
Shkup - Na nevojitet unitet në luftën e përbashkët për një jetë më të mirë, një ekonomi më të fortë, një shoqëri të drejtë dhe një shtet në të cilin të rinjtë do të duan të qëndrojnë, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski, në ceremoninë para Qeverisë me rastin e 9 Majit - Ditës së fitores mbi fashizmin dhe Ditës së Evropës, nën sloganin "Fitore, parime dhe vlera".
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot do të marrë pjesë në Universitetin Amerikan të Evropës - FON Shkup në konferencën shkencore “Krijo në shtëpi, shit në tregun global”.Siç kumtoi MASH, me konferencën do të shënohet hapja e Parkut Teknologjik - N99.
Shkup – Koalicioni politik “VLEN” sot në Shkup do të mbajë Kongresin për bashkimin e pesë subjekteve politike në një trup të vetëm politik.Procesi i bashkimit të partive të koalicionit, i cili është pjesë e shumicës qeverisëse, pritet të konfirmohet nga mbi 805 delegatë në kongresin që do të mbahet pasdite me fillim në ora 17:00 në Filharmoninë e Maqedonisë. Pas regjistrimit të delegatëve, është paraparë pjesa solemne me fjalime të nikoqirëve dhe mysafirëve, ndërsa më pas do të ketë deklarata nga liderët e VLEN-it dhe pjesa punuese e kongresit, paralajmëroi Komisioni për organizimin e Kongresit për bashkimin e VLEN-it.
Shkup – Autostrada Ohër–Kërçovë, që është një nga projektet infrastrukturore më të gjata dhe më të diskutueshme në vend, do të përfundojë plotësisht deri në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Edhe pse financuesi na refuzoi për mjete shtesë, së bashku me kryeministrin dhe ministren e Financave është gjetur zgjidhje përmes një kredie të sindikuar nga bankat komerciale vendore, theksoi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski si mysafir në podkastin "Nokno studio".
Bruksel - Një aleancë e re ndërpartiake e eurodeputetëve po bën thirrje për krijimin e shpejtë të një "aleance evropiane të mbrojtjes", njoftoi DPA.“Ta konsiderojmë vetëm SHBA-në për mbrojtjen e Evropës është një rrezik i rrezikshëm”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga deputetë nga i gjithë spektri politik, përfshirë gjermanët Mari-Agnes Shtrak-Cimermann, Mihael Gahler dhe Tobias Kremer.
Romë – Shërbimi italian për ndihmë ndaj personave me varësi (SERD) ka regjistruar rastin e parë të varësisë nga inteligjenca artificiale në vend. Pacientja është një vajzë 20-vjeçare, njoftuan mediat italiane.“Toksiciteti i miqësisë” me kalimin e kohës është shndërruar në varësi.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp mbrëmë deklaroi se do të donte që armëpushimi në luftën e Rusisë në Ukrainë të zgjaste më shumë se tre ditë."Do të doja që ai (konflikti) të mbaronte", shtoi ai.
Uashington – Ministria e Energjetikës e Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftoi se nga një reaktor kërkimor në Karakas janë larguar 13,5 kilogramë uranium shumë i pasuruar.Operacioni, sipas njoftimit, është realizuar me bashkëpunim të SHBA-së me Britanë e Madhe dhe Venezuelën, dhe është përshkruar si “fitore për botën”, ndërsa materiali është transferuar në objektin e Ministrisë së Energjetikës së SHBA-së në Karolinën e Jugut, publikoi “Gardian”.