• сабота, 20 јули 2024

MIA FLESH

MIA FLESH

09:00/ 20 shkurt / 2024 

Shkup - Pasaporta e Maqedonisë me emrin e vjetër mund të jetë ende në përdorim në disa vende evropiane, por jo edhe në Gjermani. Burime diplomatike për Dojçe Vele spjegojnë se me pasaportën pa emrin kushtetues nuk mund të hyhet në Gjermani, nëse udhëtari vjen nga Maqedonia e veriut apo një vend i tretë.

Shkup- Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot do ta vizitojë kampusin e Universitetit „Nënë Tereza", që ndodhet në ish-kazermën Ilinden.

Shkup - Në Kuvend sot do të mbajnë seancë Komisioni për arsim, shkencë dhe sport dhe Komisioni juridiko-ligjdhënës.

Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje evropiane sot do ta mbajë seancën e 73-të, ku pritet të diskutohet për Propozimin e ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit pët Akademinë e gjykatësve edhe prokurorëve publikë, me procedurë të shkurtuar.

Shkup  - Në organizim të Agjencisë për planfikim të hapësirës me mbështetje të Fakultetit Ndërtimor, sot në Shkup do të mbahet dita e dytë e seminarit me temë "Përgatitje për përpunim të Projekt planit hapësinor të Republikës së Maqedonisë së Veriut 2021-2040“.

Shkup - Pa rrymë sot do të mbeten disa pjesë të komunave Saraj dhe Çuçer Sandevë, informojnë nga Qendra rajonale përmenaxhim me kriza - Shkup.

Shkup - Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të dobët lokal. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. 

Athinë - Me rreth 100-150 traktorë, bujqit grekë sot pasdite do të mbajnë protestë në qendër të Athinës para Parlamentit, që edhe një herë t'i përsërisin dhe theksojnë kërkesat e tyre, edhe pse kryeministri i Greqisë, Kirjakos Micotakis përsëri theksoi se Qeveria nuk ka se çka tu japë më, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. 

Bruksel - Ministrat ose sekretarët shtetërorë përgjegjës për çështje evropiane të vendeve anëtare të BE-së sot do të marrin pjesë në asamblenë e Këshillit për Punë të Përgjithshme të Unionit (GAK), me të cilën do të kryesojë ministrja belge e punëve të jashtme dhe evropiane dhe tregtisë së jashtme, Haxha Labib.

Tel Aviv - Madje edhe gjatë zbatimit të zgjidhjes për dy shtete mes Izraelit dhe palestinezëve, Tel Avivi do ta ruajë kontrollin ushtarak ndaj të gjitha territoreve palestineze, deklaroi mbrëmë kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu.

Brazil - Shefi i diplomacisë izraelite, Izrael Kac deklaroi se presidenti brazilian Luis Inasio Lula da Silva, i cili e krahasoi bombardimin izraelit të Rripit të Gazës me Holokaustin, është i padëshiruar në Izraael.

Kiev - Një pilot rus helikopteri, i cili iku në Ukrainë para rreth gjashtë muajve, është gjetur i vrarë në Spanjë, deklaroi dje zëdhënësi i inteligjencës ushtarake ruse, Andrij Jusov. 

Sakramento - Mot i ligë me shi, breshër dhe bubullima ka lënë pa energji elektrike rreth 11.000 persona në shtetin federal amerikan Kalifornia.

Neapol - Trajneri italian, Valter Macari është larguar nga posti i trajnerit të Napolit, u publikua në ueb faqen zyrtare të klubit.

Остани поврзан