MIA FLESH
- Shkup - Me 67 vota "pro" dhe 13 "kundër", si dhe një abstenim, Kuvendi në seancën e sotme e vërtetoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me çka zgjidhja ligjore e kaloi fazën e parë të procedurës kuvendore.
15:00/ 22 prill/ 2026
Shkup - Me 67 vota "pro" dhe 13 "kundër", si dhe një abstenim, Kuvendi në seancën e sotme e vërtetoi nevojën që me procedurë të shkurtuar të Propozim-ligjit për ndryshmin dhe plotësimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, me çka zgjidhja ligjore e kaloi fazën e parë të procedurës kuvendore.
Shkup - Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit sot në mbledhje vendosi të inicojë procedurë para organit kompetent për dyshimin për keqpërdorim të pozitës zyrtare për drejtorin dhe u.d. drejtorin në një Konvikt. Sipas informatave të marra nga organet kompetente, mes të cilave edhe Minsitria e Arsimit dhe Shkenës, dy personat nuk i kanë përmbushur kushtet për punësim në Konvikt sepse nuk kanë qenë nga radhët e të punësuarve, në Konvikt ishon vendosur edhe nxënës të cilët nuk i kanë përmbushur kushtet për akomodim aty, si dhe nxënës të cilët kanë apsur transport të rregullt drejt shkollës ku kanë mësuar, ndërkaq njëkohësisht kanë marrë edhe kompensim për shpenzime të rrugës për vitet shkollore 2021/2022 deri më 2024/2025.
Shkup– Angazhimi i qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Britanisë së Madhe ndaj marrëveshjes për partneritet strategjik është i fortë, gjë që do të mundësojë zbatimin e projekteve kyçe infrastrukturore, si dhe besimin midis bashkësive të ndryshme. Marrëdhëniet e forta ekonomike shoqërohen me rritje të tregtisë dypalëshe, por edhe të investimeve nga Britania në Maqedoninë e Veriut, u theksua sot në kremtimin e përvjetorit të tretë të themelimit të Asociacionit Britanik të Biznesit (BBA) në vend.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu sot theksoi se me propzim-ndryshimet e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore vlerësohen njohuritë, përvoja dhe kontributi i punonjësve shëndetësor me pëvojë shumëvjeçare. Me propozim-ndryshimet e Ligjit është paraparë që pensionistët e moshës nga 64 deri 67 vjeç të vazhdojnë të punojnë, nëse ka nevojë, ndërsa specialistët mbi 67 vjeç mund të vazhdojnë punën deri në moshën 70 vjeçare.
Shkup - Ditën Botërore e Librit dhe të Drejtave të Autorit, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut e shënon me një ngjarje publike kulturore "Lexo mes rreshtave", kushtuar librit si vlerë të qëndrueshme, burim frymëzimi dhe hapësirë për dialog mes përvojave, brezave dhe horozonteve të ndryshme shoqërore. Në fjalimin e tij para auditorit, kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, theksoi se nga libri burojnë, përpunohen dhe krijojnë qëndrueshmëri mendimet e idetë, ndërsa për Kuvendin dhe deputetët është me rëndësi, sepse mendimet dhe idetë e qëndrueshme na çojnë tek zgjidhjet e qëndrueshme për qytetarët.
Shkup - Drejtori i Qendrës për Menaxhin me Kriza (QMK), Muhamed Ali sot ka realizuar takim pune me drejtorin e Drejtorisël për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), Igor Llazarevski, në kuadër të aktivieteve për avancimin e bashkëpunimit institucional dhe shkëmbimin e të dhënave. Fokusi i bisedimeve, informojnë nga QMK-ja, është vendosur në avancimin e bashkëpunimit në pjesën e sigurimit të të dhënave kyçe meteorologjike, të domosdoshme për funksionim efikas të sistemeve të QMK-së, sidomos në kontekst të menaxhimit me rreziqet dhe gjendjet e krizës.
Shkup - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot do të zhvillojë takime të veçanta me ministren e Çështjeve Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Beate Majnl-Rajsinger, si dhe me ministren për Evropën, Klaudia Bauer.
Shkup - Vijon një periudhë të motit të qëndrueshëm më të ngrohtë me rritje të temperaturës ditore. Mëngjeset do të jenë më të freskëta, ndërsa nesër dhe të premten në mëngjes temperatura pritet të bjerë nën zero gradë, njoftoi DPHM.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska sot deklaroi se situata është shumë e ndërlikuar me Fakultetin Filozofik dhe se ajo nuk është kompetente të tregojë nëse dikush nga do të mbajë përgjegjësi.
Dibër - Spitali i Përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar në Dibër po rrit kapacitetet në të gjitha departamentet që funksionojnë në këtë institucion, me qëllim që shërbimi shëndetësor të jetë sa më afër qytetarëve. Ndër ndërhyrjet dhe furnizimet e fundit me pajisje më bashkëkohore është ai për laboratorin, për të cilin është siguruar një aparat për analiza imunologjike me pesë seksione.
Tetovë - Universiteti i Tetovës përmes Fakultetit Ekonomik, më 21 prill 2026, e organizoi punëtorinë “Ekonomistët e së ardhmes” - aktivitet i dedikuar për maturantët e shkollave të mesme, të cilët patën mundësinë të njiheshin nga afër me studimet në ekonomi dhe perspektivat që ofron kjo fushë, theksohet në komunikatën e UT-së, të cilën MIA e transmeton në formë integrale.
Ankara - NATO-ja do të bëjë gjithmonë çfarëdo që është e nevojshme për mbrojtjen e Turqisë, një vend anëtar, ndaj së cilës muajin e kaluar u gjuajtën katër raketa iraniane, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Aleancës Veriatlantike, Mark Rute.
Astanë - Presidenti i Kazakistanit, Kasim-Zhomart Tokajev sot në Samitin ekologjik rajonal në Astanë e konfirmoi propozimin për themelim të Organizatës ndërkombëtare për ujëra në kuadër të Kombeve të Bashkuara, duke cekur se samiti do të jetë nikoqir i raundit të parë të negociatave ndërkombëtare për këtë nismë.
Budvë - Ministri i Administratës Publike, GOran Minçev e rrumbullakësoi pjesëmarrjen në Konferencën ministrore në Budvë, të mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit, me një sërë takimesh bilaterale me kolegë të tij dhe përfaqësues të lartë nga rjaoni dhe nga BE-ja, me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe këmbimit të përvojave në fushat kyçe reformuese.
Londër - Të paktën tre anije janë sulmuar në Ngushticën e Hormuzit, raportuan mediat britanike, duke cituar burime ushtarake britanike anonime. Anija, që lundronte me flamurin e Liberisë, është sulmuar rreth tetë milje detare në perëndim të Iranit, ndërsa po kalonte nëpër Ngushticën e Hormuzit. Anija nuk është dëmtuar dhe ekuipazhi i saj është i sigurt.
Londër - Në Londër sot filloi takimi dyditor i planifikuesve ushtarakë nga më shumë se 30 vende për zhvillim të misionit për hapje të sërishme të Ngushticës së Hormuzit. Takimi vjen një javë pasi më shumë se dhjetëra vende, të udhëhequra nga Britania e Madhe dhe Franca, premtuan se do të marrin pjesë në mision mbrojtës ndërkombëtar. Qëllimi i misionit është ta mbrojë qarkullimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit, pasi të lejojnë kushtet, njofton Skaj Njuz.
Teheran- Forcat e armatosura të Iranit bënë të diur se kanë sulmuar dhe dëmtuar tri anije mallrash pranë bregut të vendit. Në komunikatën e publikuar nga agjencia e lajmeve "Fars" theksohet se Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit kishin ndaluar kalimin e parregullt të anijeve përmes Ngushticës së Hormuzit.
Los Anxhelos - Homer Xhejms Xhigme Gir, djali më i madh i aktorit Riçard Gir, po ndërton rrugën e tij në Hollivud. Këto ditë shikuesit mund ta shohin sezonin e tretë të serialit të njohur "Euforia", ku luan rolin e Dilan Rid.Edhe pse vjen nga një familje e njohur aktorësh, Homeri përpiqet të ndërtojë identitetin dhe emrin e tij.