• сабота, 16 мај 2026

MIA FLESH

MIA FLESH

15:00/ 23 prill/ 2026

Shkup - Titulli kryeqendër evropiane e kulturës 2028 nuk është vetëm program kulturor njëvjeçar, por paraqet proces afatgjatë të orientuar drejt transformimit të përhershëm të qytetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së qytetarëve. Kjo ishte porosia kryesore në konferencën "Formësimi i ardhmërisë së Shkupit: Kultura, politikat urbane dhe qytetet e qëndrueshme evropiane", të mbajtur në kuadër të "Shkupi - kryeqendra evropiane e kulturës 2028". Në ngjarjen kultura ishte e orientuar si lëvizës kyç të zhillimit urban, kohezionit social dhe identitit të ri të Shkupit, ndërsa projekti u vlerësua si vepër e përbashkët e qytetarëve, institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Delfi – Siguria energjetike është një çështje shumë e rëndësishme, asnjë vend nuk duhet të jetë i vetëm, na duhet ndërlidhje, theksoi ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, gjatë pjesëmarrjes së saj në panel-diskutimin kushtuar energjetikës në Forumin Ekonomik në Delf, Greqi, njoftoi korrespondentja e MIA-s.Ministrja me detajisht iu referua planeve dhe hapave që po ndërmerr vendi ynë për të siguruar stabilitet energjetik, por edhe ndërlidhje me vendet fqinje, duke theksuar se bëhet fjalë për një “qasje gjeostrategjike” dhe përmendi interkonektorin me Greqinë dhe vazhdimin e tij drejt Serbisë.

Shkup - Zëdhënësja e Qeverisë Marija Miteva sot, në lidhje me paralajmërimet e LSDM-së se do të tërhiqen nga grupi punues për Kodin Zgjedhor nëse shfuqizohet qeveria teknike, theksoi se me paralajmërime të tilla, lideri i partisë opozitare, Venko Filipçe, nuk do të ketë sukses ta fshehë realitetin me të cilin përballet partia e tij dhe shtoi se tani janë kundër shfuqizimit të saj, megjithëse në të kaluarën ishin dakord se kjo duhet të bëhet.

Shkup – LSDM propozon amendamente në Ligjin për qeverinë që nuk kanë të bëjnë me Ligjin për qeverinë e Përzhinës dhe i referohen faktit se bartësit e funksioneve qeveritare duhet të kenë një nënshtetësi, sqaroi sot lideri i LSDM-së, Venko Filipçe.Filipçe në konferencën për shtyp në Kuvend theksoi se po ofrojnë ndryshime shtesë në propozimin që VMRO-DPMNE e paraqiti dje për deputetët, atë të cilat e kërkojnë të vlejë edhe për këtë përbërje aktuale.

Shkup - Ministrja e Energjetikës, Minierave dhe Lëndëve të Para Minerale, Sanja Bozhinovska mori pjesë në panelin  Engineering the Infrastructure of Energy Security në kuadër të Forumit ekonomik Delfi, ku së bashku me përfaqësues dhe liderë të lartë qeveritarë nga sektori energjetik diskutohet për të ardhmen e sigurisë energjetike në rajon.Në fjalimin e saj ministrja Bozhinovska theksoi se vendi hynë në një fazë të re të pozicionimit energjetik.

Shkup - Ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski sot i ka hapur konsultimet e rregullta bilaterale mbrojtëse mes Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së, ku së bashku me zëvendës sekretarin ndihmës për luftë, Dejvid Bejker dhe delegacionin amerikan u bisedua për sigurinë rajonale, modernizimin e Armatës dhe thellimin e partneritetit strategjik.

Shkup - "Makpetrol" nga mesnata e uli çmimin e shitjes me pakicë të gazit rrjedhës të naftës për pesë denarë për litër, ngha 59 në 54 denarë. NJëkohësisht, në tregtinë me shumicë është evidentuar ulje prej dhjetë denarëve për kilogram, që në përllogaritje do të thotë përafërsisht pesë denarë për litër, deklaroi sot më konferencë për shtyp zëdhënësja e Qeverisë, Maria Miteva.

Shkup - Ndërtimi i pjesës rrugore dhe hekurudhore të Korridorit 8 do të kushtojë rreth 5 miliard euro, projektet për lidhjen hekurudhore dhe autostradave po zhvillohen mirë dhe shpresoj që me të njëjtën përgjegjësi të punojnë edhe fqinjët tanë Shqipëria dhe Bullgaria, deklaroi zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski para mbledhjes për aktivitetet dhe planet për projektet e Korridorit 8, i cili po zhvillohet në bashkëpunim me përfaëqsues të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup. 

Shkup - Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjen e sotme solli vendim për formim të Komisionit për selektim të akndidatëve për anëtar të Komisionit shtetëror për parandalim të korrupsionit.

Shkup - Gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme, moti do të mbetet kryesisht me diell dhe më i ngrohtë me vranësira të ndryshueshme gjatë ditës. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore herë pas herë do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi verior. Siç informon DPHM, nga e marta do të pasojë një periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe paqësnrueshmëri, me shira dhe bubullima të përkohshme. Temperaturat ditore do të ulen gradualisht.

Остани поврзан