• петок, 26 јули 2024
MIA Flesh

18:00/16 prill/2024

Shkup - Kandidati për president i Lëvizjes ZMAM - Për Maqedoninë tonë, Maksim Dimitrievski sot publikisht i bëri thirrje në debat televiziv kundërkandidatët Stevo Pendarovskin dhe Gordana Siljanovska-Davkova për, siç tha, t'i paraqesin para qytetarëve planet e tyre dhe programet. Sipas Dimitrievskit, në duelin televiziv duhet të sfidohen të gjithë kandidatët, veçanërisht "ata nga blloku maqedonas dhe shqiptarë që janë më të favorizuarit në media". Dimitrievski, i cili kishte takim me qytetarët në Tregun e gjelbër, vlerësoi se kandidatët presidencial nga partitë e vogla dhe subjekteve tjera janë pothuajse të padukshëm për publikun, ndërsa fushata nuk është e njëjtë për të gjithë.

Shkup - Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sot ka pasur takim me Piter Bajerin, deputet në Bundestagun gjerman, ku ka biseduar për situatën aktuale politike dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare. Mickoski, siç njofton shërbimi për shtyp i partisë, e ka informuar Bajerin se është në vijim fushata për zgjedhjen e presidentit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa për dy ditë do të fillojë fushata edhe për zgjedhjet parlamentare.

Shkup - Qyteti i Shkupit, si pronar i objektit të Sallës Universale, nuk ishte i informuar për fillimin e aktiviteteve ndërtimore për rindërtimin e objektit para se të ndodhte zjarri, tha kryetarja e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, në konferencën e sotme për shtyp dhe pyeti se në bazë të cilit projekt është vazhduar rikonstruksioni i objektit dhe pse zjarri nuk është raportuar me kohë.

Shkup - Gjithsej 307 raportime për probleme të shëndetit mendor, lëndime, marrëdhënie familjare dhe qasje, në të cilën përfshihen 379 të rinjë vitin e kaluar, janë pjesë e raportit vjetorë "Alo Bushavko" të Ambasadës së Parë të Fëmijëve "Megjashi". Dhjetë nga raportimet, siç njoftojnë në prezantimin e sotëm të raportit, i referohej mendimeve për t'i marrë jetën vetes. Në fjalimin hyrës, Klementina Dobrevska, koordinatore e SOS telefoni, shpjegoi shifrat nga raporti, duke bërë të ditur se gjatë vitit 2023, pas raportimeve të marra, janë kryer 619 biseda.

Dibër - Sipas zyrës rajonale të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve në Dibër, e cila mbulon edhe komunën e Qendër Zhupës, të cilat i përkasin njësisë së pestë zgjedhore, në listat zgjedhore janë regjistruar gjithsej 26.717 persona me të drejtë vote. "Shikuar veçanërisht në listën e vetme zgjedhore për komunën e Dibrës janë të regjistruar 19.334 votues, e cila është për 123 votues më shumë krahasuar me zgjedhjet e fundit vendore, në tetor të vitit 2021 dhe votimi do të zhvillohet në 27 qendra votimi. Në listën e vetme zgjedhore për komunën e Qendrës Zhupës janë regjistruar 7.383 votues ose 306 më shumë, krahasuar me zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune, ndërsa votimi do të bëhet në 16 vendvotime", thonë nga zyra.

Shtip - Në Fakultetin Juridik të Universitetit Goce Dellçev (UGD)-Shtip, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi nga gjashtë sindikatat e universiteteve në vend, Andon Majhoshev, kryetar i Sindikatës së UGD-Shtip, tha se qëllimi i sotëm i nënshkrimit është bashkëpunim i përbashkët mes universiteteve dhe realizimi i të drejtave të tyre që meritojnë.

Prishtinë - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e mërkurë, 17 prill 2024, të shpallet ditë zie, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore, njoftojnë nga Zyra e presidentes së Republikës së Kosovës. Zija shtetërore do të jetë gjatë ditës së mërkurë, ndërkaq Protokolli i Shtetit ngarkohet që t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi

Paris - Kremlini sot "reagoi ftohtë" në thirrjen e presidentit francez Emanuel Makron për armëpushim në konfliktet ndërkombëtare gjatë Olimpiadës në Paris, duke thënë se Ukraina mund ta shfrytëzojë atë si mundësi për rigrupim dhe riarmatim, transmetojnë agjencitë e huaja. Ndërprerja e armiqësive nën një armëpushim olimpik është një traditë e gjatë dhe Makron tha në një intervistë të hënën se do të punonte për ta arritur atë kur Parisi të jetë nikoqir i Lojërave Verore nga 26 korriku deri më 11 gusht.

Kiev - Autoritetet ukrainase sot kumtuan se prej fillimit të invazionit rus janë zhdukur rreth 37.000 civilë dhe ushtarë, që është numër jo i plotë sepse Rusia ka okupuar pothuajse 20 për qind të territorit nacional, lajmëroi Beta. "Pothuajse 37.000 persona janë zhdukur, përfshirë fëmijë, civilë dhe ushtarë. Ky numër mund të jetë akoma më i madh", shkroi komisari ukrainas për të drejta të njeriut, Dmitro Lubinec në profilin e tij në Fejsbuk. Prej fillimit të invazionit rus, më 24 shkurt 2022, jetën e humbën disa dhjetëra mijë njerëz, civilë dhe ushtarë, por nuk ekziston një vlerësim i përgjithshëm i konstatuar nga burime të sigurta.

Tel Aviv - Mediat izraelite raportuan se Izraeli synon të ngrejë 10,000 tenda pranë qytetit Rafah në Rripin jugor të Gazës brenda dy javësh në përgatitje për pushtimin tokësor të qytetit nga armata e tij. Kanali izraelit Kan raporton se një dokument zyrtar që ka marrë tregon se Izraeli do të ngrejë 10,000 tenda jashtë qytetit Rafah në dy javët e ardhshme dhe se 30,000 tenda të tjera janë aktualisht duke u furnizuar dhe do të vendosen më vonë në atë zonë. Sipas kanalit, në bazë të orarit (për ngritjen e këtyre tendave), mund të thuhet se rruga për evakuimin e banorëve nga Rafah është ende shumë e gjatë.

Uashington - Ministrja amerikane e Financave, Xhenet Jelen, po përgatitë sanksione të reja kundër Teheranit, si përgjigje ndaj sulmit iranian kundër Izraelit gjatë fundjavës, kumtoi sot portali amerikan Aksios. "Ministria nuk do të hamendet të punojë me aleatët tanë për t'i çrrënjosur sanksionet si mundësi për të vazhduar ta pengojmë regjimin malinj iranian dhe aktivitetet e tyre destabilizuese", ceket në tekstin e dokumentit që Jelen sot do ta lexojë para opinionit amerikan, ndërkaq drejt të cilit Aksios ka pasur qasje paraprake.

 

Остани поврзан