MIA Flesh
- Shkup - Deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë të çuditshme. Nuk e thonë të vërtetën, por krijojnë më shumë sensacion duke përhapur kësisoj të pavërteta dhe duke shpresuar se në këtë mënyrë udhëheqësia aktuale do të mbetet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku do të pësojnë humbje të rëndë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski pasi u pyet nga deputeti Bojan Stojanoski se si i komenton akuzat dhe të pavërtetat që vijnë nga partia opozitare çdo ditë, duke treguar si shembull mohimin e pretendimeve të opozitës nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc.
15:00/30 prill/2026
Shkup - Deklaratat dhe konferencat për shtyp që vijnë nga LSDM, janë konfuze dhe nganjëherë të çuditshme. Nuk e thonë të vërtetën, por krijojnë më shumë sensacion duke përhapur kësisoj të pavërteta dhe duke shpresuar se në këtë mënyrë udhëheqësia aktuale do të mbetet edhe pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ku do të pësojnë humbje të rëndë, deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski pasi u pyet nga deputeti Bojan Stojanoski se si i komenton akuzat dhe të pavërtetat që vijnë nga partia opozitare çdo ditë, duke treguar si shembull mohimin e pretendimeve të opozitës nga raportuesi për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Tomas Vajc.
Shkup - Nuk kam asgjë kundër përdorimit të gjuhës shqipe, madje përpiqem ta mësoj. Sa më shumë gjuhë të dini, aq më të pasur jeni. Njerëzit në shekullin e 21-të kanë shkuar në Mars dhe ju po përpiqeni me populizëm, duke menduar se do të merrni disa pikë, po humbni, duke menduar se do të bëni diçka për veten dhe partinë tuaj, jo, ajo kohë ka mbaruar. Ndërsa më shikoni mua këtu dhe unë po ju shikoj juve, po ju them se ajo kohë ka mbaruar. Kjo është një Maqedoni e re në të cilën çdo qytetar kontribuon dhe angazhohet për të ardhmen e këtij vendi, në mënyrë të barabartë dhe jo në baza etnike, të gjithë duam të kontribuojmë me më shumë projekte, me më shumë reforma, tha sot kryeministri Hristijan Micoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit Blerim Bexheti nga Fronti Evropian në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve në seancën e sotme parlamentare për pyetje deputetësh.
Shkup – Është e nevojshme të zbatohen politika ekskluzivisht të synuara në krizën aktuale për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme, vlerëson kryetari i Këshillit Fiskal, akademik Abdulmenaf Bexheti i cili porosit se duhet "të paguhet sipas normave të përcaktuara, ndërsa pastaj të shpërndahet për familjet në nevojë dhe grupet e tjera të synuara". Në pyetjen e gazetarëve Bexheti vlerësoi se "Qeveria duhet të vendosë vlerë të caktuar deri në cilin nivel nuk ka nevojë të prekë në zgjidhjet sistematike në lidhje me TVSH-në".
Shkup - Politika fiskale në periudhën e ardhshme do të përballet me një sfidë komplekse të balancimit ndërmjet nevojës për konsolidim dhe nevojës për zhvillim. Prandaj është i domosdoshëm menaxhimi i kujdesshëm, institucionet e fuqishme dhe zbatimi konsekuent i rregullave fiskale, porositi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska - Koçoska në fjalimin e saj në diskutimin mes ekspertëve me temën "Efikasiteti i financave publike dhe roli i rregullave fiskale në Maqedoninë e Veriut", në organizimin e Këshillit Fiskal.
Shkup – Në kuadër të vizitës së punës në Zagreb, ministri i Transformimit Digjital, Stefan Anodonovski, ka realizuar takim me ministrin e Drejtësisë, Administratës Publike dhe Transformimit Digjital të Republikës së Kroacisë, Damir Habijan, në të cilin u fol për përparimin e bashkëpunimit në sferën e transformimit digjital, modernizimit të shërbimeve publike dhe fuqizimit të infrastrukturës digjitale. Siç informojnë nga Ministria e Transformimit Digjital, në takim ishin shkëmbyer përvoja për zhvillimin e shërbimeve digjitale për qytetarët, me kthesë të veçantë në aplikacionet mobile dhe platformave përmes të cilave qytetarët të kenë më lehtë qasje në shërbimet e institucioneve.
Shkup - Në objektin konkret, ku është arrestuar personi për pranimin e ryshfetit, jetojnë shumë ish dhe funksionar aktual, ndërsa është arrestuar në atë objekt pasi aty është kapur duke i pranuar paratë, u përgjigj ministi i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në pyetjen e deputetes, Sllavjanka Petrovska, e cila kishte të bënte me arrestimin e drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë (ISHB), si dhe nëse me ndërprerjen e aksionit për ryshfet prej 50 mijë euro po mbrohet ministri i Bujqësisë?
Shkup - Procedura e sjelljes së marrëveshjes kolektive në vitin 2024 për Armatën është e paligjshme, tregoi raporti i Entit shtetëror për revizion, sepse nuk ka marrë mendim nga Ministria e Financave. Nuk janë siguruar mjete, nuk janë siguruar financa në buxhetin rrjedhës. Kjo është prëgjigja e ministrit të Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në pyetjen e parashtruar nga deputetja Sllavjanka Petrovska se po përgatitet marrëveshje e re kolektive dhe po bëhet sindikatë e re përfaqësuese, e cila do t'i përgjigjet ministrit të resorit.
Shkup - Me fjalët përmbyllëse sot para Gjykatës Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani - Kire Bogatinov,m Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov. Në fjalimin përmbyllës Prokuroria kërkoi aktgjykim për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare, ndërsa mbrojtja kërkoi lirim të të akuzuarve, duke vlerësuar se faji nuk është dëshmuar. Aktgjykimi, siç njoftoi gjykata, do të shqiptohet më 5 maj.
Shkup – Ministri i Administratës Publike, Goran Minçev, foli në tryezën e rrumbullakët në temën "Menaxhim i mirë dhe sundim i drejtësisë: Parandalim i kontesteve të panevojshme administrative dhe fuqizim i zbatimit të vendimeve gjyqësore", që u mbajt në organizim të Ministrisë së Administratës Publike në bashkëpunim me SIGMA/OECD, informojnë nga MAP. Në fjalim, ministri Minçev ka theksuar se procedura administrative përfaqëson segment thelbësor në funksionimin e shtetit ligjor dhe në ndërtimin e besimit ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve.
Shkup - Drejtoria e Policisë Financiare në Prokurorinë Themelore Publike në Shkup ka paraqitur kallëzim penal kundër një ish-kryetarit të Odës së Stomatologëve të Maqedonisë së Veriut dhe kryetarit si dhe katër anëtarëve të Komisionit për çështje profesionale stomatologjike, për shkak të dyshimeve të bazuara se kanë kryer veprën penale "keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar", lidhur me lëshimin, rinovimin, vazhdimin dhe marrjen e licencave për punë të mjekëve stomatologë, ku kanë përfituar për shoqëritë në vlerë totale rreth 515 mijë euro.
Teheran – Gjiri Persik do të ketë "të ardhme të ndritur" pa praninë e SHBA-së, deklaroi lideri suprem i Iranit, ajatollahu Moxhtaba Hamnei, në paraqitjen me shkrim të transmetuar nga mediat britanike, duke iu referuar televizionit shtetëror. Kapitull i ri në histori filloi të shkruhet për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit pasi SHBA-ja dhe Izraeli e filluan luftën e tyre me Iranin më 28 shkurt të këtij viti, theksoi ajatollahu. Hamnei tha se Teherani do ta sigurojë sigurinë e rajonit në Gjirin Persik dhe do t’i eliminojë "keqpërdorimet në rrugën ujore nga ana e armikut".