• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

12:00/7 maj/2026

Shkup - Gjykata themelore penale - Shkup e shpalli fajtor të akuzuarin Stojançe Jovanovski dhe i shqiptoi dënimin maksimal me burg në kohëzgjatje prej 13 viteve për tre veprat penale lidhur me dhunën e vazhdueshme familjare e cila rezultoi me vdekjen tragjike të bashkëshortes dhe vajzës së tyre të mitur. Gjykata e dënoi Jovanovskin për tre veprat penale, përkatësisht pesë vite burg për "lëndim trupor", tre vite për "rrezikim të sigurisë" dhe pesë vite burg për "nxitje të vetëvrasjes dhe ndihmë në vetëvrasje". Të tre veprat janë bashkaur në dënimin e përgjithshlm me burg prej 12 viteve.

Shkup - Dhuna seksuale dhe dhunimet në BE në dhjetë vitet e fundit shënojnë rritje konstante, duke arritur numër të prëgjithshëm të evidentuar prej 256 302 vepra penale lidhur me dhunën seksuale, prej të cilave 38 për qind ishin dhunime në vitin 2024. Në Maqedoni numri i rasteve të regjistruara të dhunës seksuale lëvizë prej 87 në vitin 2019, drejt numrit rekord 151 raste të regjistruara në vitin 2013, tregojnë të dhënat e publikuara nga Eurostat-i.

Shkup - Më ftohtë në mëngjes është në Berovë, ku janë matur 4 gradë Celsius. Pastaj, 6 në Lazaropole, 7 në Kodrën e Diellit, 8 në Strumicë, 9 në Kriva Pallankë, Ohër, Krushevë, Hanet e Mavrovës, 10 në Gjevgjeli, 11 në Manastir, Pretor, Shkup-Petrovec, 12 në Shtip, Prilep, Veles, Vinicë, Kavadar, Kumanovë, ndërsa 12 gradë Celsius janë regjistruar në Tetovë, Shkup-Zajçev Rid, Demir Kapi, njoftuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Sofje - Presidentja bullgare Ilijana Jotova sot pritet ta dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë, raportoi BTA. Të martën, pas përfundimit të konsultimeve me grupet parlamentare, Jotova njoftoi se mandati do të dorëzohet më 7 maj në orën 17:00. Gjatë takimit janë veçuar disa tema që forcat politike i konsiderojnë si prioritete kyçe - buxheti, reformat gjyqësore dhe pagesat e Planit për rimëkëmbje dhe rezistencë.

Bratisllavë - Sllovakia dhe Maqedonia kanë potencial të madh për avancimin e bashkëpunimit ekonomik. Sllovakia është mbështetëse e fuqishme e integrimit evropian të Maqedonisë, zbatimit të reformave që synojnë arritjen e këtij procesi, si dhe transferimin e përvojës së saj. Kjo u konstatua në takimin kokë më kokë të ministres së Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska me kolegun e saj dhe nikoqir i takimit, ministrin e Financave të Sllovakisë, Ladisllav Kamenicki.

Bruksel - Ligjvënësit evropian dhe qeveritë kanë progres në negociatat për finalizimin e marrëveshjes për heqjen e tarifave për import nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por puna ende nuk ka përfunduar, deklaroi sot kryetari i Komitetit për Tregti të Parlamentit Evropian, Bernd Lange. Negociatat zhvillohet në kushte të presionit të ri nga presidenti amerikan Donald Tramp dhe mospajtimet rreth mekanizmave mbrojtës.

Londër - Partia laburiste e kryeministrit britanik, Kir Starmer sot mund të dënohet nga votuesit në zgjedhjet lokale, në të cilat miliona qytetarë pritet të kahëzohen drejt partisë ultra djathtiste "Reformoje Mbretërinë e Bashkuar", apo drejt Partisë radikale majtiste Të Gjelbër, vlerësojnë mediumet lokale.

Lion - Pothuajse 270 persona të dyshuar për trafikim të pajisjeve dhe barnave mjekësore të paligjshme janë arrestuar, ndërsa 66 grupe kriminale janë shkatërruar në një operacion policor të zhvilluar në 90 vende, njoftoi sot Interpoli.  Organizata shprehu shqetësim të veçantë për abuzim me produkte antiparazite, gjegjësisht përdorimin e tyre jashtë kontekstit të përcaktuar mjekësor ose ligjor. Operacioni "Pangea XVIII", i zhvilluar në mars në të gjitha kontinentet, rezultoi me sekuestrimin e mbi gjashtë milionë barnave të paligjshme me vlerë prej 15,5 milionë dollarësh, thuhet në njoftimin e organizatës ndërkombëtare policore me seli në Lion. 

Xhakarta - Një autobus me udhëtarë u përplas drejtpërdrejt me një cisternë karburanti në një autostradë në ishullin indonezian Sumatra, ku humbën jetën të paktën 16 persona. Në aksident u plagosën edhe katër persona të tjerë. Aksidenti rrugor ndodhi dje rreth mesditës në një autostradë në provincën Sumarta e Jugut. Autobusi ndërurban, në të cilin nodheshin të paktën 20 udhëtarë, u përplas me një cisternë që po lëvizte në drejtim të kundërt, deklaroi Mugono, përfaqësues i shërbimit lokal të emergjencave. Ai theksoi se sipas informacioneve fillestare, autobusi ishte duke udhëtuar nga Lubuklingau drejt Xhambit. 

Taipei - Kina mund të ndërmarrë disa "manovra" në lidhje me çështjen e Tajvanit gjatë vizitës së presidentit të SHBA-së Donald Tramp në Kinë javën e ardhshme, kur është planifikuar të takohet me liderin kinez Si Xhinping, deklaroi drejtoresha e Agjencisë së Sigurisë Kombëtare të Tajvanit, Cai Ming-jen. Në të njëjtën kohë, ai tha se Tajvani ka marrë siguri nga SHBA se Uashingtoni nuk e ka ndryshuar politikën e saj ndaj ishullit. Cai u tha gazetarëve në parlamentin e Tajvanit se fokusi kryesor i bisedimeve midis Trampit dhe presidentit kinez do të jetë adresimi i çështjeve të caktuara, jo "zgjidhja e problemeve themelore".

Meksiko Siti - Tetë gazetarë janë zhdukur apo janë vrarë në Meksikë gjatë vitit 2025, kumtoi në raportin e vet organizata britanike për mbrojtje të gazetarëve "Neni 19" (Article 19). Në raport, Meksika ceket si vend në Amerikën Latine me nivel më të lartë të cenzurës dhe presioneve gjyqësore ndaj mediumeve. "Në vitin 2025 Meksika regjistroi një zhdukje dhe tetë vrasje të gazetarëve, me çka sërish është në krye të listës rajonale", ceket në rpaort. Për krahasim, në vitin 2024 në vend janë vrarë katër gazetarë.

Los Anxhelos - Prodhuesi amerikan i automojeteve "Tesla" po tërheqë 218.868 automjete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të problemit me vonesën e shfaqjes së imazheve nga kamera për pamjen e pasme, gjë që mund të rrisë rrezikun e aksidenteve, njoftoi Administrata kombëtare e sigurisë së trafikut në autostrada (NHTSA). 

Nju Jork - Një gjykatës federal nga Nju Jorku publikoi një dokument të përshkruar si një shënim lamtumire, për të cilin pretendohet se e ka shkruar Xhefri Epstin dhe në të cilin thuhet: "Është bukur të mund të zgjedhësh vetë momentin kur thua lamtumirë". Epstin, një investitor financiar i diskredituar i akuzuar për trafikim seksual me të mitura, ishte gjetur i vdekur në qelinë e tij në një burg në Menheten në gusht të vitit 2019, ndërsa vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje. Shënimi i shkruar me dorë u gjet nga ish shoku i tij i qelisë, vrasës i dënuar dhe ish polic Nikolas Tartalone. 

Munih – Lojtarët e PSZH-së kanë prekur një tjetër finale të Ligës së kampionëve pasi mbrëmë luajtën baras 1-1 në ndeshjen e dytë të gjysmëfinales kundër Bajernit të Munihut. Fitorja 5:4 në ndeshjen e parë rezultoi vendimtare për PSZH-në të sigurojë vend në finale. Për ekipin francez, kjo është finalja e tretë dhe e dyta radhazi në garën më të mirë të futbollit.

Остани поврзан