• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/29 prill/2026

Shkup  - Si qeveri, periudhën e kaluar kemi vendosur themelet. Tani është koha ato themele të ndërtohen me një sistem që do të garantojë rezultate, sepse ka ardhur koha që Maqedonia të ndërtojë me zgjuarsi, të investojë në mënyrë strategjike dhe të japë rezultate konkrete, tha sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin në seancën e Komitetit për investime publike. Me formimin e Komitetit, theksoi ai, shteti po krijon një mekanizëm të ri, më të fortë dhe më të përgjegjshëm të vendimmarrjes, i cili nuk udhëhiqet nga improvizime, por nga kritere, vizion dhe strategji të qarta.

Shkup  – Në këtë moment nuk mendojmë për uljen e TVSH-së për karburantin dizel, ndërsa po negociojmë me OKTA-n për vazhdimin e lirimit, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski.  Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve Mickoski shtoi se akcizat mbeten të njëjta dhe se Qeveria do të sjellë vendim në bazë të çmimit mesatar të benzinave dhe dizelit në gjysmën e dytë të këtij muaji.  “Nafta tashmë ishte mbi 1200 dollarë për ton, që do të thotë se ato 4 denarë do të mbeten. Nafta pa plumb ishte nën 1200 dollarë për ton, dhe ishte dy denarë, por pres që tani të shkojë mbi 1200, kështu që do të kemi përsëri akcizë të ulur prej 4 denarë për litër”, tha Mickoski, pas seancës së Komitetit të Investimeve Publike.

Shkup  - Kjo është ditë historike jo vetëm për mua këtu dhe për të gjithë ne në shtet sepse presidenti i Zvicrës ndodhet për vizitë zyrtare në vendin tonë, theksoi sot presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, pas pritjes dhe vizitës së presidentit të Zvicrës, Gi Parmelan. Presidentja Siljanovska-Davkova theksoi se vizita e sotme e Parmelanit do të thotë se ai Ballkanit Perëndimor i jep rëndësi të madhe, nga njëra anë, dhe siç tha, "kjo është nxitje për marrëdhëniet mes Maqedonisë së Veriut dhe Zvicrës". Theksoi se Zvicra është inspirim në pikëpamje të demokracisë, si dhe se ka kulturë të zhvilluar pjesëmarrës epolitike, vetëqeverisje të zhvilluar lokale, forma të demokracisë së drejtpërdrejtë, nga të cilat mund të mësohet.

Shkup - Raportuesi për Maqedoninë në PE, Tomas Vajc, dje ishte aq i qartë dhe decid që nuk la hapësirë për interpretim. Njeriu dha deklarata shumë të sakta, ku qartë tha se Qeveria bën reforma. Dhe këtu nuk kurrfarë dilema. Dhe Qeveria do të vazhdojë të bëjë reforma, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, si i vlerëson kritikat e opozitës lidhur ma Vajcin, por edhe lidhur me mjetet IPARD, për të cilat dje edhe zyrtarisht arriti konfirmim nga Komisoni Evropian se janë zhbllokuar, Mickoski tha se LSDM-ja në mënyrë të vazhduar udhëheq politikë dhe PR strategji, me të cilën po përhap gënjeshtra. Ajo, vlerësoi, është parti politike, e cila në këtë moment nuk lufton për qytetarët, por për udhëheqësinë e saj aktuale, për të cilin shkak, çdo deklaratë që vjen prej aty, duhet të pranohet me rezervë.

Shkup  - Në Ministrinë e Financave po zhvillohet seanca e Komitetit për investime publike, në të cilën merr pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski.  Komiteti, i cili është formuar në shtator të vitit të kaluar me vendim të Qeverisë, monitoron progresin e investimeve, vlerëson fizibilitetin e tyre dhe siguron rekomandime për përdorimin më të mirë të fondeve publike. Me Komitetin kryeson ministri i Financave, ndërsa në përbërjen e tij janë përfshirë të gjithë ministrat resorë, gjë që duhet të mundësojë që vendimet të merren mbi bazën e konsensusit dhe analizës së thelluar të propozimeve.

Shkup - Këshilli Gjyqësor në seancën e sotme miratoi raportin mbi ankesat e gjyqtarëve lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore Penale - Shkup. U sqarua se në Këshillin Gjyqësor ishin paraqitur ankesa nga gjyqtarët kandidatë për pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore Penale - Shkup, të cilët kundërshtojnë vendimet e Këshillit Gjyqësor me të cilat puna e tyre ishte vlerësuar në mënyrë të jashtëzakonshme.   Nga ana e komisionit pranë Këshillit u përgatit raport lidhur me këto ankesa i cili iu dorëzua Këshillit Gjyqësor.  Raportuesja Suzana Joshevska Anastasovska sqaroi se bëhet fjalë për vlerësimin e kandidatëve, gjyqtarëve Daniela Dimoska dhe Ivica Stefanovski.

Shkup – Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) do të organizojë përsëri protestë më 1 maj, Ditën Ndërkombëtare të Punës, e cila do të fillojë në orën 11:00 para LSM-së, do të vazhdojë para Kuvendit, pastaj te Oda Ekonomike dhe do të përfundojë para Qeverisë. Këtë e njoftoi sot kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov, i cili u bëri thirrje punëtorëve të dalin masivisht në protestë, në të cilën, siç tha ai, do të nxjerrin në pah kërkesat për rritje të pagës minimale dhe kushte më të mira pune.

 Shkup  - Ministria e Drejtësisë njoftoi se për shkak të mungesës së deputetëve të LSDM-së, është shtyrë seanca e katërt e Grupit Punues për Reforma në Legjislacionin Zgjedhor, një proces nga i cili varet drejtpërdrejt lredibiliteti  i zgjedhjeve dhe besimi i qytetarëve. Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, informoi se partitë politike kanë paraqitur vërejtje dhe komente shtesë mbi rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Në tryezë ishin edhe propozimet e institucioneve të përfshira në procesin zgjedhor, me të cilat Ministria e Drejtësisë ka pasur takime konstruktive në periudhën e kaluar - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuale, Agjencia për Administratë dhe nismat e pavarura qytetare.

Shkup - Ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski zhvilloi sot një takim pune me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës në vend, SH.T. Xhianin Sjaojan, në të cilën u thellua bashkëpunimi dhe forcimi i partneritetit në fushën e sigurisë.  Siç kumtoi MPB, në takim u shpreh kënaqësia e ndërsjellë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe u vlerësua se marrëdhëniet dypalëshe në fushën e punëve të brendshme po shënojnë zhvillim pozitiv dhe bazohen në parime dhe interesa të përbashkëta. Theks i veçantë u vu në intensifikimin e aktiviteteve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm, si dhe në vazhdimin e dialogut dhe koordinimit të rregullt midis institucioneve kompetente.

Shkup  - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka iniciuar kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore me propozim për caktimin e masës së paraburgimit për një 14-vjeçar, sepse ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale të vazhdueshme - incest në bazë të nenit 194, paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 45 të Kodit penal, njofton PPRMV. "Fëmija në konflikt me ligjin, në shkurt të vitit 2026, në dy raste ka shfrytëzuar mungesën e prindërve të tij dhe ka kryer marrëdhënie ndaj motrës së tij 13-vjeçare. Vëllai i mitur një kohë të gjatë i ka dërguar viktimës mesazhe me përmbajtje të pahijshme dhe eksplicite, ndërsa në dy raste kundër vullnetit të saj e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale", thuhet në njoftimin e PPRMV.

Shkup -  Ambasadori i Suedisë në Maqedoninë e Veriut, Ola Sulstrom, javën e ardhshme  prej 4 deri 9 maj do të udhëtojë në të gjithë territorin e vendit, duke vizituar të gjitha qytetet kryesore, me qëllim theksimin dhe kremtimin e lidhjeve dhe partneriteteve të shumta, të vjetra dhe të reja, ndërmjet dy shteteve tona. Theksi do të vendoset veçanërisht në kontributin e kompanive suedeze, në rezultatet nga bashkëpunimi Suedez për reforma si dhe lidhjet e qëndrueshme kulturore.

Shkup  – Nga e premtja e deri në fund të javës do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe erë të fuqishme veriore, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.  Temperatura do të bie, ndërsa ajo e mëngjesit në disa vende do të bie edhe nën zero.  Nga fillimi i javës së ardhshme, gjegjësisht nga e hëna, pritet stabilizim gradual i kushteve të motit, me shumë periudha dielli dhe rritje të temperaturës së ditës. 

Uashington  - Agjencitë amerikane të inteligjencës po studiojnë se si do të reagonte Irani nëse presidenti Donald Tramp shpallë në mënyrë të njëanshme fitoren në luftën me Teheranin e cila mori mijëra jetë dhe shkaktoi kokëdhembje politike për Shtëpinë e Bardhë, deklaruan dy zyrtarë amerikanë dhe një burim i njohur me çështjen, citojnë mediat britanike. Komuniteti i inteligjencës po e analizon këtë si dhe çështje të tjera, me kërkesë të zyrtarëve të lartë të administratës. Qëllimi është të vlerësohen pasojat e mundshme të tërheqjes së Trampit nga konflikti, të cilat disa zyrtarë dhe këshilltarë shqetësohen se mund t'u shkaktojë humbje të mëdha republikanëve në zgjedhjet e mesit të mandatit më vonë këtë vit, thonë burimet.

Остани поврзан