MIA Flesh
- Shkup – Maqedonia i fuqizon linjat e transmetimit për energjinë elektrike dhe gazit natyror. Ndërton gazsjellës me Greqinë dhe fillon me ndërtimin e gazsjellësit për lidhje me Serbinë, informoi kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e djeshëm në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Mickoski, siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ka folur edhe për ndërtimin e tre pendave – projekte strategjike në vlerë dy miliardë euro, të cilat, sipas tij, përveç që do të mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike, do të krijojnë edhe tre rezervuare të rëndësishme me ujë të pastër për pije.
15:00/23 janar 2025
Shkup – Maqedonia i fuqizon linjat e transmetimit për energjinë elektrike dhe gazit natyror. Ndërton gazsjellës me Greqinë dhe fillon me ndërtimin e gazsjellësit për lidhje me Serbinë, informoi kryeministri Hristijan Mickoski në panelin e djeshëm në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Mickoski, siç njoftoi në profilin e tij në Fejsbuk, ka folur edhe për ndërtimin e tre pendave – projekte strategjike në vlerë dy miliardë euro, të cilat, sipas tij, përveç që do të mundësojnë prodhimin e energjisë elektrike, do të krijojnë edhe tre rezervuare të rëndësishme me ujë të pastër për pije.
Shkup - Maqedonia po forcon linjat e transmetimit të energjisë elektrike dhe të gazit, në kontekst të inteligjencës artificiale. Po ndërtohet një interkonektor gazi me Greqinë, ndërsa po fillojmë ndërtimin e një konektori gazi që do ta lidhë vendin tonë me Serbinë. Këtë e bëri të ditur kryeministri Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur pyetjeve të parashtruara në panelin në Davos, të cilat kishin të bënin me inteligjencën artificiale dhe qendrat e nevojshme të gazit, si dhe me atë se çfarë po bën Maqedonia për të tërhequr investime të huaja direkte krahasuar me Kroacinë dhe Slloveninë.
Shkup - Kuvendi sot me 81 vota "pro" dhe 19 "kundër" dhe të abstenuar e votoi propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kundërvajtje, me procedurë të shkurtuar. Me këtë hapet rruga për fillimin e sistemit për regjistrim automatik dhe sanksionim të aksidenteve "Qyteti i sigurt" nga 1 shkurti. Me kërkesë të koordinatores së "Frontit Evropian", Rina Ajdari, votimi ishte nominal, përkatësisht çdo deputet ka votuar veçmas. Për ligjin nevojitej votimi nga një shumicë prej dy të tretash.
Shkup - Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot e zgjodhi ministrin e Çështjeve Evropiane, Bekim Sali për anëtar të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, ndërsa e konfirmoi edhe propozimin për anëtarë të Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Anëtarët e Komisionit, njëzëri e zgjodhën ministrin e ri të Çështjeve Evropiane, Bekim Sali, si anëtar të Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, në vend të ish-ministrit të Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.
Shkup - "One Maqedoni" i kompanisë hungareze "For aj xhi", e cila sot mori licencë për operator të tretë mobil në shtet nga Agjencia për komunikime elektronike, paralajmëron risi në treg, ku, sipas kryesisë, ka ambicie të ketë pjesëmarrje serioze. Fillimisht do të fillojë me rrjetet e operatorëve ekzistues derisa të ndërtojë të rrjetin e vet. Me ndërtimin e rrjetit 5G standa alone, sipas AKE, duhet të ofrojë risi që rrjetet e deritanishme nuk i mbështesin. Pritet edhe punë për inxhinierët e rinj të telekomunikimit dhe për komapnotë vendore, të cilat do të lidhin kontrata bashkëpunimi.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu mori pjesë sot në një simpozium profesional të organizuar nga “Klinika Zhan Mitrev” i cili shërben si platformë për lidhjen e rekomandimeve ndërkombëtare me praktikën reale klinike. "Vlerë e veçantë e këtij simpoziumi është formati interaktiv, i cili mundëson shkëmbimin e përvojave, përmirësimin e vendimmarrjes klinike dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet specialiteteve të ndryshme, me qëllim ofrimin e kujdesit më cilësor, më të sigurt dhe më të personalizuar për pacientët. U theksua veçanërisht kontributi aktiv i edukimit të vazhdueshëm mjekësor dhe zhvillimi i mjekësisë kardiovaskulare", deklaroi në fjalimin e tij ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu.
Shkup - Ministri i Drejtësisë Igor Filkov në konferencën e sotme për shtyp ka folur për gjendjen aktuale në sistemin gjyqësor, duke theksuar se Ministria tashmë punon në konfirmimin e gjendjes reale në terren dhe përgatit masa konkrete për tejkalimin e dobësive sistematike. "Kohëve të fundit, opinioni ishte dëshmitar i ngjarjeve të cilat plotësisht e përforcuan brengën rreth integritetit, përgjegjësisë dhe funksionimit të gjyqësorit dhe prokurorisë. Fenomene të tilla nuk duhen relativizuar, as të injorohen", tha Filkov.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, realizoi takim pune me Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sh.S. Nives Tiganj, në të cilin u diskutuan situatat dhe perspektivat për avancimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve mike, kumtoi Ministria. Në takim u konstatua se marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe lidhjet tradicionalisht të mira dypalëshe krijojnë bazë të fortë për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe të biznesit, veçanërisht në kontekstin e integrimit evropian dhe lidhjes rajonale.
Shkup - Në mbledhjen e sotme të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) dominuan ankesat e lidhura me punën e disa shkollave, ankesat për emërimin e drejtorëve, si dhe rastet në të cilat persona nga institucionet shëndetësore dhe një ambasador, pas ndërprerjes së detyrës, nuk kanë dorëzuar deklarata për gjendjen pronësore. Siç u theksua në mbledhje, pas konfirmimit të shkeljeve dhe shqiptimit të gjobave, shumica e personave të prekur i kanë paguar gjobat, gjë që i ndaloi procedurat.
Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) sot në mënyrë unanime e zgjodhi Maja Konevskën për sekretare të përgjithshme të KSHPK-së, e cila aktualisht është sistemuar në vendin e punës udhëheqëse e sektorit për planifikim strategjik dhe integritet në Komisionin Shtetëror. Kryetari i Komisionit, Adem Çuçul, në seancën, ku u shqyrtua propozimi për zgjedhje, sqaroi se zgjedhja e sekretares të re të përgjithshme është e nevojshme sepse me emërimin e tij për kryetar i janë ndërprerë kompetencat që praprakisht i pati në këtë detyrë.
Shkup – Drejtori i Drejtorisë për ZZHTI, Goce Dimovski realizoi takim të suksesshëm me Misti Rajs, drejtor ekzekutiv për çështje qeveritare në Magna Internacional, kompani e cila tashmë në shtet ka dy fabrika në kuadër të ZZHTI Strugë dhe ZZHTI Shtip. Në takim, informojnë nga Drejtoria, u bisedua për aktivitetet vijuese të kompanisë në nivel global, përparimin në Maqedoni, si dhe mundësitë për investime të reja potenciale.
Shkup - "ONE Maqedoni" sot mori licencë për 5G - spektër të radiofrekuencave nga Agjencia për Komunikime Elektronike dhe zyrtarisht do të punojë si operatori i tretë celular në vend. Së pari do të fillojë të punojë në territorin e Shkupit, ndërsa do ta shfrytëzojë rrjetin e dy operatorëve të përhershëm derisa ta ndërtojë rrjetin e saj. Drejtori i AKE-së, Jeton Akiku, dorëzoi tre lejet që u ndanë me tenderin e Pal Zarandi, kryetar i bordit të drejtorëve të "One Maqedoni" dhe drejtorit të strategjive në Grupacionin 4iG, Brane Gjuroviq, drejtor ekzekutiv i "One Maqedoni", dhe Gabor Altman, zëvendës drejtor ekzekutiv në kompani.
Shkup – “Posta e Maqedonisë” njoftoi se e vlerëson tendencioze dhe joserioze dhe të motivuar politikisht organizimin e grevës në kushte kur është siguruar pagë për të gjithë të punësuarit. “Organizimi i grevës nga një nga Sindikatat e të punësuarve në ‘Posta e Maqedonisë’ në kushte kur paga për të gjithë punonjësit tashmë është siguruar është jashtëzakonisht tendencioze dhe e pavlerë. Për këto arsye, ne besojmë se greva është e motivuar politikisht, ndërsa të punësuarit po manipulohen, gjë që prish funksionimin normal të kompanisë”, thonë nga "Posta e Maqedonisë".
Shkup - Në ambientet e Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) u mbajt Takimi i Parë Teknik në kuadër të projektit për përmirësimin e Sistemit Informativ për Zjarre Pyjpore të Maqedonisë (MKFFIS), i cili zbatohet me mbështetjen e Qendrës dhe Rrjetit të Teknologjisë Klimatike (CTCN) në kuadër të Konventës Kornizë të Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike (UNFCCC), në kuadër të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). Takimin, informojnë nga QMK, e hapi drejtori i Qendrës për Menaxhimme Kriza, Muhamed Ali, i cili i përshëndeti mysafirët e pranishëm dhe pjesëmarrësve dhe u uroi atyre realizim të suksesshëm të qëllimeve dhe aktiviteteve të përcaktuara, duke theksuar rëndësinë e një qasjeje të koordinuar, bashkëpunimit institucional dhe përmirësimit të kapaciteteve teknike për përballimin e rreziqeve të zjarreve në pyje dhe ndryshimeve klimatike.
Shkup – Nëse realizohet paralajmërimi i transportuesve nga Ballkani Perëndimor, të hënën në vendin tonë do të mbyllen për trafikun e mallrave vendkalimet kufitare: Deve Bair, Delçev, Novo Sellë, Dojran, Bogorodicë, Mexhitlia, Qafthanë, Blato dhe Blacë, ndërsa Tabanoc – Preshevë do të mbyllet nga ana e Serbisë. Për shkak të futjes së sistemit të ri për hyrje dhe dalje (EES) të Bashkimit Evropian, transportuesit nga Maqedonia, si dhe ata nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina, paralajmëruan se të hënën do të fillojnë një bllokadë shtatëditore në vendkalimet kufitare që çojnë drejt zonës Shengen.
Shkup - Në ambientet e EVN Maqedoni, në prani të ministres së Energjisë, Minierave dhe Lëndëve të Para, znj. Sanja Bozhinovska, u shënua fillimi i projektit PULSE – Gratë si shtytëse të tranzicionit energjetik, i cili synon forcimin e rolit të grave dhe avancimin e përfshirjes gjinore në sektorin energjetik. Me fjalim përshëndetës, ngjarjen e hapi Kryetari i Bordit Drejtues i EVN Maqedoni, z. Vollfgang Maier, duke theksuar rëndësinë e lidershipit gjithëpërfshirës për një tranzicion energjetik të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.
Shkup – Moti nesër do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, me paraqitje të mjegullës në orët e paradites nëpër disa lugina. Gjatë natës priten reshje lokale të shiut, përderisa në qafat malore do të ketë borë, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale të ditës do të lëvizin prej 6 deri 12 gradë. Sipas parashikimit të DPHM-së, reshjet e kohëpaskohshme të shiut do të vazhdojnë edhe të dielën, ndërsa reshje më të dendura paralajmërohen për të hënën, kur në disa vende më të larta shiu do të kalojë në borë.
Sofje - Gjykata Kushtetuese e Bullgarisë sot njoftoi se ka konfirmuar dorëheqjen e presidentit të vendit, Rumen Radev. Hapi i gjykatës e hap rrugën që Radevi të tërhiqet nga funksioni i presidentit të Bullgarisë, raportuan mediat bullgare. Radevi dha dorëheqje në fillim të kësaj jave, duke nxitur spekulimet se ai do të formojë partinë e tij politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Bruksel - Përfshirja e mundshme e BE-së në Këshilin e Paqes në Gazë duhet të jetë plotësisht në përputhje me parimet e Unionit ndaj rajonit të Lindjes së Mesme dhe në bashkëpunim me SHBA-në dhe pjesëmarësit e tjerë, deklaroi sot zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Anuar El Anuni. "Kemi pyetje në lidhje me një numër aspektesh të Kartës së Këshilit të Paqes, që lidhen me fushëveprimin, qeverisjen dhe përputhshmërinë e tij me Kartën e Kombeve të Bashkuara", shtoi El Anuni në përgjigje të pyetjes së gazetarëve nëse Komisioni Evropian e ka pranuar ftesën nga presidenti amerikan Donald Tramp, për të marrë pjesë në Këshill.
Kiev - Negociatat paqësore ndërmjet Ukrainës, Rusisë dhe SHBA-së në Emiratet e Bashkuara Arabe, sot dhe nesër, do të përqëndrohen kryesisht në çështjet territoriale, deklaroi presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, transmetoi DPA. "Çështja për Donbasin është çështje kyçe në bisedimet", deklaroi ai sot para gazetarëve. Rajoni lindor ukrainas Donbas përfshin një pjesë të madhe të provincave ukrainase Doneck dhe Lugansk.