MIA Flesh
- Shkup - Nga Brukseli shumë shpejtë do të vijë informata se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krahu me Malin e Zi. Me sukses janë përfunduar 16 apo 17 nga 22 indikatorë për periudhën raportuese, e cila përfundoi nga fundi i vitit 2025. Ajo informatë do të vijë këto ditë dhe i paralajmëroj në LSDM për konferencat për shtyp që i bëjnë dhe, thënë popullorçe, të mos vrapojnë si kërriçi para gomarit, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur nga deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE se si i komenton akuzat nga partia opozitare se në mënyrë të pamjaftueshme po realizohet agjenda reformuese. Mickoski theksoi se në fund të qershorit përfundon grejs-periudha për ata indikatorë që duhej të përfundonin përfundimisht me qershorin 2025 dhe se nga 12, të cilat janë në grejs-periudhë, kanë mbetur dhjetë dhe deri në qershor duhet të përfundohen.
18:00/30 prill 2026
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, pohon se seanca e Kuvendit për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë është zhvilluar sipas Rregullores dhe se nuk është shkelur asnjë nen i saj, ndërsa bashkëpunimin në Kuvend e vlerëson "në një nivel shumë të kënaqshëm" dhe se deri më tani nuk ka pasur njoftim për masa më radikale, siç është largimi nga Kuvendi. Në brifingun me mediat, ku u diskutuan aktivitetet aktuale dhe të ardhshme të Kuvendit, Gashi tha se sipas tij, reagimet dhe përgjigjet procedurale nga deputetët ishin të natyrës politike dhe se nuk do të komentonte për reagimet politike.
Shkup - Unë kurrë nuk do ta mbështes dygjuhësinë ose shumëgjuhësinë në gjyqësor. Dihet se duhet të kemi një ligj, pra ligjin maqedonas, për të siguruar sundimin e ligjit. Po, do të bëjmë gjithçka që të gjejmë një zgjidhje, në mënyrë që kandidatët që duan ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre, në këtë rast shqip, dhe ndoshta edhe në gjuhë të tjera, ta bëjnë këtë, por në të njëjtën kohë të kemi kritere të barabarta në vlerësim. Dhe unë kam qëndruar pranë këtij qëndrimi që nga dita e parë deri më sot, tha kryeministri Hristijan Mickoski pasditen e sotme, duke iu përgjigjur pyetjes së bërë nga deputetja Ilire Dauti. Siç theksoi Mickoski, gjyqësori duhet të jetë në një gjuhë, dhe ajo është maqedonishtja. Nëse të gjithë e pranojnë këtë fakt, tha ai, duhet të gjendet një mënyrë që dhënia e provimit të jurisprudencës të jetë njësoj e vlefshme për të gjithë.
Shkup - Nga Brukseli shumë shpejtë do të vijë informata se nga të fundit në rajon, tani jemi krah për krahu me Malin e Zi. Me sukses janë përfunduar 16 apo 17 nga 22 indikatorë për periudhën raportuese, e cila përfundoi nga fundi i vitit 2025. Ajo informatë do të vijë këto ditë dhe i paralajmëroj në LSDM për konferencat për shtyp që i bëjnë dhe, thënë popullorçe, të mos vrapojnë si kërriçi para gomarit, deklaroi kryeministri Hristian Mickoski i pyetur nga deputeti Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE se si i komenton akuzat nga partia opozitare se në mënyrë të pamjaftueshme po realizohet agjenda reformuese. Mickoski theksoi se në fund të qershorit përfundon grejs-periudha për ata indikatorë që duhej të përfundonin përfundimisht me qershorin 2025 dhe se nga 12, të cilat janë në grejs-periudhë, kanë mbetur dhjetë dhe deri në qershor duhet të përfundohen.
Shkup - Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi në seancën e sotme për pyetjet e deputetëve në Kuvend, duke u përgjigjur në pyetjen e parashtruar nga deputetja Jovana Trençevska, tha se Qeveria po zbaton masa gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme për mbrojtjen e standardit të jetës së qytetarëve dhe avancimin e të drejtave të punëtorëve. Ministri theksoi se situata e çmimeve është e stabilizuar dhe nën kontroll. Sipas të dhënave zyrtare, inflacioni është midis 4.5 dhe 4.9 për qind, që është një rënie e konsiderueshme krahasuar me krizën e vitit 2022 kur tejkaloi 10 për qind. Përveç kësaj, për 55 produkte bazë, rritja e çmimeve të shitjes është minimale - 0.43 për qind, çmimet e blerjes u rritën me 1.01 për qind, dhe marzhet tregtare po ulen, gjë që tregon se një pjesë të barrës po e marrin edhe tregtarët
Shkup - Nuk kemi tronditje çmimesh dhe tërë kohë kemi furnizim stabil dhe të vazhdueshëm me naftë dhe derivate të naftës. Dhe asnjëherë nuk dolëm të ankohemi, por gjetëm mënyra se si të luftojmë dhe të mos dëshpërohemi. Kemi sfidë serioze si Qeveri në kujdesin për standardin dhe jetën e qytetarëve në kushte të kësaj krize ekonomike, e cila zgjatë dy muaj, me oscilime të ndryshme në çmimet e derivateve të naftës, theksoi kryeministri Hristian Mickoski duke u përgjigjur në pyetje të deputetit Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE për masat ekonomike që po ndërmerren për zbutje të pasojave nga kriza ekonomike.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski në përgjigje të pyetjes së deputetëve nga Skender Rexhepi theksoi se të gjithëq ytetarët, përderisa është kjo Qeveri, do të paguajnë tatim dhe se rendi duhet të vendoset. Pyetja e tij drejtuar kryeministrit ishte pagimi i tatimit të qytetarëve rezidentë dhe jorezidentë, përkatësisht 183 ditë duhet të jenë në shtet që të paguajnë tatim, dhe e pyeti Mickoskin sipas cilat kritere i kanë ndarë qytetarët në rezidentë dhe jorezidentë.
Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot i pranoi letrat kredenciale nga ambasadorja e sapoemëruar e Republikës së Armenisë, me seli në Sofje, Covinar Hambarxhumian, informojnë nga Kabineti i saj. Në ceremoni, ajo shprehu kënaqësinë e saj për emërimin e ambasadores së re, menjëherë para pjesëmarrjes së saj në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane në Jerevan, duke vënë në dukje se kjo është vizita e parë e një presidenti nga Maqedonia e Veriut në Republikën e Armenisë dhe fillimi i një epoke të re në marrëdhëniet e ndërsjella.
Shkup - Që të ndryshohet struktura e shpenzimeve kapitale dhe të punohet në trajnime për përmirësimin e kapacitetit të administratës për realizimin e tyre, të bëhen ndryshime tek sistemi për subvemncione në bujqësi, administrata të aftësohet për mekanizmin e partneritetit publik-privat. Kjo është pjesë e rekomandimeve të parashtruara sot në prezantimin e "Efikasitetit të konsumit publik (Shpenzime kapitale dhe sunbvencione bujqësore)", në kuadër të debatit profesiobal "Efikasiteti i financave publike dhe roli i rregullave fiskale në Maqedoninë e Veriut", që u mbajt në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisl, në organizim të Këshillit fiskal.
Shkup - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Zoran Dimitrovski sot nga foltorja e Kuvendit u përgjigj se bullgarët do të hyjnë në Kushtetutë kur do të marrin garanci se çështjet e identitetit dhe çështjet dypalëshe nuk do të përdoren për frenim dhe veto të rrugës tonë eurointegruese dhe do të sigurohet reciprocitet në lidhje me të drejtat e maqedonasve në Bullgari. Dimitrovski këtë e tha në përgjigje të pyetjes së Jovanka Trençevskës nga LSDM-ja, e cila pyeti çka është duke bërë Qeveria për rrugën evropiane të shtetit dhe nëse bullgarët do të vendosen në Kushtetutë.
Shkup - Me fjalët përmbyllëse sot para Gjykatës Themelore Penale Shkup është përmbyllur gjykimi kundër tre policëve të pandehur nga Koçani - Kire Bogatinov,m Goran Llazarov dhe Aleksandar Temellkov. Në fjalimin përmbyllës Prokuroria kërkoi aktgjykim për shkak të moskryerjes së detyrës zyrtare dhe përfitim të dobisë pronësore, ndërsa mbrojtja vlerësoi se aktakuza është e pabazë dhe kërkoi lirim të të pandehurve. Aktgjykimi, siç njoftoi gjykata, do të shqiptohet më 5 maj. Prokurorja publike Spasenka Andonova në deklaratë për mediat, pas seancës tha se edhe gjatë parashtrimit të propozimit të aktakuzës Prokuroria ka diponuar me numër jo të mjaftueshëm të dëshmive materiale.
Prishtinë - Presidentja në detyrë e Kosovës, Albulena Haxhiu, ka caktuar 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, raporton Kosovo onlajn. "Pas dështimit të Parlamentit për të zgjedhur një president, kjo përbërje konsiderohet e shpërndarë dhe zgjedhjet duhet të mbahen brenda 45 ditëve. Dje bisedova me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radonjiqi, në lidhje me zgjedhjet. Sot përfundova takimet me përfaqësuesit e partive politike. Dëgjova propozimet e tyre për datën e zgjedhjeve. Pasi vlerësova afatet kushtetuese, nevojat organizative të KQZ-së dhe rëndësinë e pjesëmarrjes, vendosa që zgjedhjet e parakohshme të mbahen më 7 qershor", tha Albulena Haxhiu në një konferencë për shtyp.
Zagreb - Në kuadër të vizitës së tij të punës në Kroaci, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, u takua me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, Gordan Grliq Radman. Në takim, siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ky takim përfaqëson një konfirmim të dialogut intensiv politik dhe bashkëpunimit konstruktiv që të dy vendet kanë kultivuar për më shumë se tre dekada, dhe po zhvillohet në prag të nënshkrimit të Marrëveshjes ndërqeveritare për bashkëpunim strategjik, e cila bazohet në vlerat evropiane, besimin dhe respektin e ndërsjellë të ndërtuar vazhdimisht.
Bruksel - Bisedimet telefonike midis presidentëve të ShBA-së dhe Rusisë, Donald Tramp dhe Vladimir Putin, lënë shumë pyetje pa përgjigje, deklaroi sot shefja e Politikës së Kashtme Evropiane, Kaja Kallas. "Gjithsesi, kur i shohim këto bisedime midis presidentit Tramp dhe Putin, gjithmonë e dini se ka shumë pyetje që mbeten pa përgjigje, duke pasur parasysh se Rusia haptazi e lavdëroi luftën heroike që Irani po zhvillon kundër Amerikës", deklaroi Kallasi para gazetarëve në Estoni. Ajo shtoi se bisedimet e paqes në Ukrainë kanë ngecur dhe nuk po ndodh asgjë.
Moskë - Presidenti rus Vladimir Putini dhe presidenti amerikan Donald Trampi ranë dakord gjatë një bisede telefonike dje të vazhdojnë përpjekjet e ndërmjetësimit për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë, por ende nuk janë caktuar data konkrete për bisedime të reja, deklaroi sot zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskovi. Peskovi u tha gazetarëve se Putini dhe Trampi ranë dakord të vazhdojnë kontaktet midis palëve ruse dhe amerikane në lidhje me negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por se detajet konkrete ende nuk janë rënë dakord.
Teheran - Gjiri Persik do të ketë një "të ardhme të ndritur" pa praninë e ShBA-së, deklaroi lideri suprem i Iranit, ajatollah Moxhtaba Hamnei në një fjalim me shkrim sot, raportoi televizioni shtetëror iranian. "Një kapitull i ri në histori ka filluar të shkruhet për Gjirin dhe Ngushticën e Hormuzit pasi ShBA dhe Izraeli nisën luftën e tyre me Iranin më 28 shkurt të këtij viti", tha ajatollahu. Hamnei tha se Teherani do të sigurojë sigurinë e rajonit të Gjirit Persik dhe do të eliminojë "abuzimet e armikut me rrugën ujore".