• среда, 22 јануари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/ 20 janar/ 2025

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski, i cili është për vizitë pune në SHBA dhe do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp në Uashington, sot është takuar me Riçard Grenelin, i dërguari presidencial për misione dhe politika speciale. "Kisha takim me Riçard Grenel, ish-shef i Shërbimit nacional të inteligjencës, ndërsa tani në administratën e re, i dërguar i ri presedencial për misione dhe politika speciale. Biseduam për ngjarjet aktuale, për sfidat me të cilat përballemi si shtet dhe realizimin tonë të interesave tona strategjike të ndërlidhura me anëtarësimin në Bashkimin Evropian publikoi Mickoski në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk.

Shkup - Pas procedurës së zbatuar hetuese dhe egzaminimit të të gjitha rrethanave, prokurori komepetent publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka ngritur akuzë kundër gjithsej katër personave për incidentin që ka ndodhur më 14.10.2024 në afërsi të ndërtesës së Komunës së Çairit, kur gjatë të shtënave me pistoletë është lënduar një person. Siç kanë njoftuar sot nga Prokuroria Themelore e RMV-së, i pandehuri i parë ngarkohet për vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme nga neni 292 paragrafi 1 lidhur me nenin 288 paragrafi 1, i pandehuri i dytë për shkaktim të rrezik të përgjithshëm nga neni 288 paragrafi 1 dhe pjesëmarrje në rahje nga neni 132 paragrafi 1, ndërsa dy të tjerët për vepër penale pjesëmarrje në rrahje nga neni 132 paragrafi 1 nga Kodi penal.

Shkup - Iniciohen komisione për mbikëqyrje profesionale për vdekjen e binjakëve dhe fëmijës nëntë vjeçar në shtet,  konfirmuan pasdite për MIA-n nga Ministria e Shëndetësisë. Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për vdekjen e fëmijës nga Shën Nikolla, ndërsa sot bëhet për rastin me binjakët e vdekur në spitalin e Prilepit.

Shkup - Me publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski-Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 27 janar. Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore prezantoi pamje nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar nga kontrolli i targave të veturave Citroen dhe Reno Kangu.

 Dellçevë - Një person ka humbur jetën nga zjarri pasi mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në fshatin Çiflik të Dellçevës. Zjarri është raportuar në ora 05:22, ndërsa në vend ka intervenuar ekipi i zjarrfikësve të Dellçevës. "Sot, më 20.01.2025, në ora 05:22 minuta në SPB Shtip është raportuar se në fshatin Çiflik të Dellçevës ka rënë zjarr në një shtëpi në fshatin Çiflik të Dellçevës, në pronësi të D.D (36) person me probleme shëndetësore", thuhet në kumtesën e SPV  të Shtipit.

Shkup - Në kohën më të shkurtër të mundshme normalizohet dërgesa e energjisë ngrohëse për shfrytëzuesit e EMV Furnizimi me ngrohje. Për konsumatorët e lidhur në sistemin për ngrohje qendrore nga ky rajon dërgesa e energjisë ngrohëse realizohet sipas rregullave të rrjetit te të gjitha ndërtesat banesore dhe afariste ku në mëngjes nga ora 10 ishte ulur cilësia e dërgesës, me përjashtim të një pjese të konsumatorëve në Komunën e Qendrës, informojnë nga SHA EMV.

Shkup - Ministria e Kulturës dhe Turizmit sot pasdite njoftoi se është shpallur konkursi për pjesëmarrje në financimin e projekteve të subjekteve juridike nga Republika e Maqedonisë së Veriut në projekte evropiane të mbështetura nga nënprogrami Kulturë i Evropës Kreative 2021 - 2027 i Bashkimit Evropian për vitin 2025.

Kavadar - Nuk ka të lënduar në zjarrin në Shtëpinë e pleqve. Të gjithë janë mirë, pa lëndime dhe të djegura, informoi sot drejtoresha e Spitalit të përgjithshëm të Kavadarit, Gordana Kamçeva, në zjarrin në Shtëpinë e pleqve në fshatin Çamersko të Kavadarit. "Për momentin nuk janë ankuar për thithje të tymit. Ishit këtu, të gjithë janë pritur nga ekipet shëndetësore, nga ekipi mjekësor, infermieret dhe për momentin të gjithë ndodhen në katin e tretë për kontrolle shtesë" sqaroi drejtoresha.

Shkup - Nesër pa rrymë do të jenë një pjesë e komunave Butel, Çuçer Sandevë dhe Ilinden. Siç njoftojnë nga QRMK - Shkup, nesër nga ora 9:00 deri në orën 13:00, pa rrymë do të jenë përdoruesit e rrugës "18" numrat 30 deri në 40 dhe rr. "Radishanka" numrat 40 deri në 70 në Komunën e Butelit, nga ora 9:00 deri në 15:00 një pjesë e shfrytëzuesve në fshatin Mirkovcë të Komunës Çuçer Sandevë dhe në periudhën prej orës 9:00 deri në ora 14:00 një pjesë e shfrytëzuesve nga fshati Mërshevci drejt Bujkovcit të Komunës së Ilindenit.

Berlin - Marrëdhëniet transatlantike janë nga vlera më e madhe për Gjermaninë dhe Evropën, deklaroi kancelari gjerman Olaf Sholc. "NATO-ja është garantuese e sigurisë sonë. Prandaj na nevojiten marrëdhënie stabile me SHBA-në", deklaroi Sholc për Rajnishe post.

Bruksel - Komisari evropian për Mbrojtje dhe Hapësirë Andrius Kubilius sot mori pjesë në takimin e Këshillit Veriatlantik, ku me përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s bisedoi për përforicmin e prodhimtarisë së mbrojtjes dhe sigurinë në Evropë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, shkëmbimet e tilla të pikëpamjeve janë të rëndësishme për nxitjen e transparencës dhe dialogut politik ndërmjet Aleancës dhe Bashkimit Evropian.

Budapest - Kryeministri hungarez Viktor Orban ka vlerësuar se mandati i dytë i presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp do të ndikojë në inicimin e një vale të re të ndryshimeve të mëdha politike djathtiste në Evropë. Orban deklaroi se për vetëm disa orë dielli do të ndiçojë ndryshe në Bruksel, në selin e Bashkimit Evropian, transmetojnë mediat britanike.

 Uashington - Më shumë se 630 kamionë me ndihma humanitare kanë hyrë në Rripin e Gazës në ditën e parë të fillimit të armëpushimit, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutereshi.  Gutereshi në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit tha se kamionë me ndihma ishin dërguar në veri të enklavës, ku KB-së ekziston një kërcënim nga uria, raportojnë mediat britanike.

 Uashington - Donald Tramp pas inaugurimit të sotëm do të nënshkruajë më shumë se 200 masa ekzekutive, duke përfshirë urdhrat ekzekutivë, të cilët janë ligjërisht të detyrueshëm dhe direktiva të tjera, siç janë shpalljet, të cilat nuk janë ligjërisht të detyrueshme. Urdhri ekzekutiv është një urdhër me shkrim i lëshuar nga presidenti për qeverinë federale që nuk kërkon miratimin e Kongresit. Është një mënyrë se si presidentët mund të zbatojnë ndryshimet e politikave pa i votuar ligjvënësit.

Uashington - Dronë, snajperistë, gardh me tela dhe 25.000 personel ushtarak dhe policorë e sigurojnë inaugurimi e sotëm të presidentit të sapozgjedhur amerikan Donald Tramp në Uashington. Siç është publikuar në Skaj njuz, inaugurimi i Trampit është quajtur si "ngjarje speciale për siguri kombëtare" që mundëson financim shtesë dhe koordinim mes agjencive, duke përfshirë edhe Shërbimin sekret, sigurinë shtetërore, sigurimin e Kapitolit dhe policinë në zonën e Kolumbisë. Mes më shumë se 25.000 ushtarakëve të sistemuar në Uashington janë edhe anëtarë të Gardës kombëtare, ndërsa rreth Shtëpisë së Bardhë ka rreth 42 kilometra gardh me tela.

Uashington - Ish kryeshefi i Shtabit të bashkuar të armatës amerikane, gjenerali Mark A. Milli sot tha se ai dhe familja e tij janë "thellësisht mirënjohës" për gjestin e presidentit në largim. "Pas 43 vitesh shërbim të besueshëm në uniformën e kombit tonë, duke mbrojtur Kushtetutën, nuk dua ta shpenzoj kohën e mbetur që Zoti ma dha duke luftuar me ata të cilët padrejtësisht mund të kërkojnë hakmarrje për fyerjet e supozuara", theksoi Milli në deklaratë.

Uashington - Presidenti i ri i 47-të amerikan Donald Tramp, i cili për më pak se dy orë në rotondën e Kapitolit duhet të japë betimin, nga sot do të jetë presidenti më i vjetër për momentin që e ka marrë detyrën. I lindur në Nju-Jork, më 14 qershor të vitit 1956, Tramp duhet të bëhet personi më i vjetër që ndonjëherë e ka marrë detyrën president i SHBA-së.

 Uashington - Presidenti i ri amerikan, Donald Trampi dhe bashkëshortjen Melania, sapo kanë mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku janë pritur nga nikoqiri i deritanishëm, presidenti Xho Bajdeni dhe Zonja e Parë Xhil Bajdeni. Të katër do të marrin pjesë në pirjen tradicionale të një filxhani çaj në Shtëpinë e Bardhë, i cili organizohet në çdo transferim pushteti dhe si një mirëseardhje për banuesin e ri. 

Uashington - Presidenti amerikan në largim, Xho Bajden sot konfirmoi se e ka lënë një letër në Dhomën ovale për trashëgimtarin e tij, presidentin e sapozgjedhur Donald Tramp. Në pyetjen e gazetarëve të mbledhur para Shtëpisë së Bardhë nëse e ka shkruar letrën, Bajden u përgjigj "Po", por refuzoi të zbulojë më shumë detaje.

Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan Donald Tramp pas marrjes së detyrës do të japë urdhra ekzekutiv me të cilat do të reduktohen programet e diversitetit, barazisë dhe gjithëpërfshirjes dhe do të shpallë se qeveria federale amerikane do të njohë vetëm dy gjini, atë mashkullore dhe femërore, njoftoi zyrtari i ri i Shtëpisë së Bardhë. 

 Uashington - Presidenti i sapozgjedhur amerikan, Donald Tramp, do të nënshkruajë 11 urdhra ekzekutivë lidhur me kufijtë e vendit, njëri prej të cilëve do të lejojë vendosjen e trupave amerikane në kufij, raportoi një gazetar i "Foks njuz"-it.

Остани поврзан