• четврток, 23 јануари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

12:22 janar/2025

Shkup - Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) informon se të dhënat nga Sistemi  i Automatizuar për Monitorim të Cilësisë së Ajrit  dhe sipas parashikimit të motit nga Administrata për Punë Hidrometeorologjike, pragu i alarminit për grimcat suspenduese me madhësi deri në 10 mikrometra është tejkaluar në vendin e matjes Kërçovë.

Shkup - Ministria e Shëndetësisë informon se ka përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i sistemit të ajrit të kompresuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” – Shkup.

Shkup - Në hapësirat e Qendrës për menaxhim me kriza sot do të mbahet seanca e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin e menaxhimit me kriza, në përbërje të zgjeruar. 

Shkup - Temperaturë më e ulët prej minus katër gradë është matur mëngjesin e sotëm në Manastir. Sipas kumtesës nga DPHM-ja, vijojnë Prilepi dhe Kodra e Dielli me -2 gradë, -1 Lazaropole, 0 në Tetovë, Demir Kapi, Strumicë, Shtip, Berovë, Kavadar, Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 1 Shkup - Petrovec, Shkup- Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Pretor, Vinicë, Veles, Dibër, 1 në Kumanovë dhe 3 gradë në Ohër dhe Gjevgjeli.

Sofje - Një numër i madh i alarmeve për bomba të vendosura në shkolla në disa qytete të Bullgarisë, njoftuan mediat bullgare. Alarmet janë dërguar me email dhe në linjën telefonike për reagim në raste urgjente  (112), deklaruan nga MPB-ja e Bullgarisë për TV Nova.

Lubjanë - Ekipet e shpëtimit kanë gjetur edhe një trup të një minatori të zhdukur, i cili pësoi në minierën për qymyr në qytetin slloven, Velenje.

Strasburg – Qëllimi ynë i parë në marrëdhëniet me udhëheqësinë e re në SHBA do të jetë shpejtë të vendosim lidhje, të jemi të gatshëm për bisedime dhe të jemi pragmatikë në bisedime... Miliona vende të punës varen nga ekonomitë e lidhura mes vete të BE-së dhe SHBA-së, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin para eurodeputetëve në Strasburg. 

Paris - Autoritet franceze dje lëshuan një urdhër-arrest të ri për liderin e rrëzuar sirian Bashar al-Asad, duke e akuzuar atë për pjesëmarrje në krime lufte lidhur me vdekjen e një shtetasi francez me origjinë siriane në vitin 2017, raportoi sot gazeta "Parisien".

Strasburg - Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për zgjerimin e tij, si investimi më i madh gjeopolitik për paqe dhe siguri të popujve tanë dhe kontinentit tonë. tha sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në fjalimin para eurodeputetëve në debatin në Parlamentin Evropian kushtuar rezultateve të Samitit të dhjetorit të BE-së.

Pekin - Kina paralajmëroi se do t'i mbrojë "interesat kombëtare" pasi presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se dogana prej 10 për qind për import të mallërave kineze mund të vendoset nga 1 shkurti.

Athinë -Tërmet i fuqishëm me intensitet prej 5,1 ballë mbrëmë ishte regjistruar në pjesën detare të ishullit grek Lezbos, ndërsa përveç se rrëshqitje të dheut në rrugën lokale nuk është regjistruar dëm tjetër material, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Uashington – Disa orë pasi Donald Trampi zyrtarisht u bë president i SHBA-së, presidenti kinez Si Xhinping dhe presidenti rus Vladimir Putin mbajtën takim onllajn, në të cilin u morën vesh për përforcim të marrëdhënieve dypalëshe, njoftuan mediat shtetërore në të dyja vendet. 

Bruksel - Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kalas sot theksoi se blloku duhet ta dëgjojë kërkesën e presidentit amerikan, Donald Tramp për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen. Ajo dërgoi një paralajmërim të ashpër për kërcënim nga Rusia. 

Bruksel - Diplomatja e lartë e BE-së, Kaja Kalas, bëri thirrje sot për një marrëveshje të re të mbrojtjes që do të lidhë bllokun me ish-anëtaren Britaninë si një "partner kyç" në përballjen me kërcënimin nga Rusia.

Strasburg – Tri javët e para të vitit 2025 janë tregues për ndryshimin në politikën globale dhe hymë në epokë të re të konkurrencës së ashpër gjeostrategjike, ku kemi punë me forca me madhësi të kontinentit, të cilët angazhohen mes vete kryesisht në bazë të interesave, theksoi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në fjalimin në debatin në Parlamentin Evropian kushtuar rezultateve nga Samiti i dhjetorit i BE-së.

Остани поврзан