
15:00/21 shkurt/2025
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, sot së bashku me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e plotë të rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit në rrugën "Nexhat Agolli", në Komunën e Çairit, informojnë nga MMJPH. Mexhiti theksoi se vlera e përgjithshme e projektit të mbështetur nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor është mbi 9 milionë denarë dhe është një projekt shumë thelbësor për banorët e rrugës Nexhat Agolli.
Shkup – Prokurori i ri shtetëror publik duhet të jetë prokuror i cili do të japë kontribut më të madh në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë, te qytetarët, thotë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. I pyetur se cila është kritika më e madhe në punën e prokurorit shtetëror publik Lupço Kocevski, për të cilin Qeveria kërkon shkarkim, Toshkovski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve pas debatit publik për Qyteti i sigurt, tha se “është i qartë qëndrimi i Qeverisë lidhur me atë çështje”.
Shkup - KSHPK ka marrë vendim për ndalimin e procedurës rreth paraqitje për pagesë joligjore të shpenzimeve për udhëtim jashtë vendit ët bahskëshortes së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sepse nuk janë vërtetuar shkelje të dispozitave të ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesave. Këtë e tha anëtari i KSHPK, Servet Demiri në seancën e 15-të, në të cilën është debaruar edhe për këtë rast dhe kërkoi që të dërgohet rekomandim për riregullim të udhëzimit të Kuvendit, që i rregullon udhëtimet zyrtare me dispozita sipas shembullit të Kodit të Qeverisë për sjellje etike. Komisioni vërtetoi se Udhëzimi akual për realizimin e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, përmban zbrazëtirë juridike dhe paqartësi.
Shkup - Një pjesë e kredive tashmë janë aprovuar, ndërsa janë dorëzuar kërkesa deri në Bankën Zhvillimore për transferimin e mjeteve, tha sot ministrja e Financave, Gordana Dimitrioska Koçovska në lidhje me kredinë hungareze. Pas takimit me përfaqësuesit e Lidhjes së Odave Ekonomike (LOE), ajo përsëriti se kompanitë të cilat do të investojnë në pajisje dhe prodhim kanë përparësi tek bankat. Sipas LOE-s, kredia hungareze është një nga më të favorshmet dhe paraqet mbështetje modeste, por të madhe për firmat.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot vizitoi Klinikën Universitare për Anestezion, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv me Kujdes të Lartë (TOARILUC) dhe zhvilloi një takim me drejtoreshën, Marija Srceva Jovanovski, lidhur me aktivitetet përgatitore, të cilat janë në fazën përfundimtare për fillimin e një rekonstruksioni tërësor të hapësirave të KARIL-it, i cili po realizohet për herë të parë, njoftoi Ministria e Shëndetësisë (MSH).
Shkup - Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në dhjetor të vitit të kaluar ka qenë 43.587 denarë dhe krahasuar me muajin e njëjtë të vitit 2023 është më e lartë për 9,0 për qind, njofton Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse (13.2%), Transporti dhe magazinimi (12.3%) dhe Minierat dhe guroret (12.0%).
Shkup - Depozitat e përgjithshme në janar në nivel vjetor shënojnë rritje prej 11,0 për qind, në pjesën më të madhe për shkak të rritjes së depozitave në amvisëri, por edhe në sektorin korporativ. Totali i kredive nga ana tjetër shënon rritje prej 11.3 për qind si rezultat i rritjes së kreditimit në të dy sektorët, me një kontribut më të theksuar nga sektori i korporatave, njofton Banka Popullore. "Në janar të vitit 2025, oferta monetare është ulur me 1.6 për qind në bazë mujore, kryesisht si pasojë e rënies së parasë depozituese me një kontribut negativ si nga depozitat afatshkurtra ashtu edhe nga valuta në qarkullim. Në bazë vjetore, oferta monetare u rrit me 9.1 për qind, si pasojë e rritjes së depozitave pa afat, depozitave afatgjata deri në dy vjet, valutës në qarkullim dhe depozitave afatshkurtra.
Tetovë - Një pjesë e madhe e Tetovës është pa energji elektrike që prej orës 9 të mëngjesit për shkak të një defekti në trafostacion. Sipas kompanisë së Elektrodistribucionit rreth 5.000 shfrytëzues janë pa furnizim të energjisë elektrike, ndërsa në terren po punohet për riparimin e defektit. "Sot rreth orës 9 ka ndodhur një defekt i madh në trafostacionin 110 kV 'Tetovë 1' dhe si pasojë një pjesë e madhe e zonës së qytetit ka mbetur pa furnizim me energji elektrike. Për 10 minuta është rikthyer furnizimi për pjesën më të madhe të shfrytëzuesve, ndërsa pa furnizim janë rreth 5.000 shfrytëzues", informojnë nga kompania e Elektrodistribucionit pranë EVN Maqedoni e cila menaxhon rrjetin e shpërndarjes.
Shkup – Të shtunën moti do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes i ftohtë me temperatura negative të mëngjesit. Nga e diela vijon periudhë e motit të ndryshueshëm me vranësira me rritje graduale të temperaturave, njoftoi DPHM. Nëpër disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës dhe vranësira të ulëta. Nga e hëna do të ketë kushte për reshje lokale të shiut, ndërsa në male dhe në vende më të larta të borës së dobët.
Bruksel - Është tërësisht e qartë se cili është agresori dhe kush e filloi luftën në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësja e Komisionit evropian për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Anita Hiper, e pyetur për të komentuar deklaratën e presidentit amerikan, Donalld Tramp se shefi i shtetit ukrainas, Volodimir Zelenski "nuk është dashur ta fillojë luftën". "Rusia është agresori. Rusia e filloi luftën. Ajo është shembull për agresion, që e pamë çdokund, në një pjesë të Gjeorgjisë, në një pjesë të Sirisë dhe në një pjesë të Ukrainës. Kështu që Rusia është krimineli", tha Hiper në konferencën e sotme të rregullt për shtyp në Komisionin evropian.
Stokholm – Suedia përsëri heton dëmtim eventual të kabllos nënujore në Detin Baltik, në afërsi të bregut jugperëndimor të vendit, ku gjatë muajve të kaluar ishin dëmtuar disa kabllo nënujore. “Morëm informacione për ndërprerje të mundshme të kabllos dhe prokuroria vendosi të hapë hetim paraprak. Një anije e rojës bregdetare është dërguar në vendngjarje”, tha një zëdhënës i rojës bregdetare suedeze, pa dhënë detaje të mëtejshme. Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristerson theksoi se Qeveria është informuar dhe se dëmi i infrastrukturës nënujore është veçanërisht shqetësues në situatën momentale të sigurisë.
Berlin - Kancelari i Gjermanisë, Olaf Sholc dhe qeveria e tij përballen me mundësinë e shkarkimit nga funksioni javën e ardhshme, përderisa vendi shkon në zgjedhje në një fushatë të dominuar nga çështjet për Ukrainën, çmimet e energjisë dhe rritja e së djathtës ekstreme, shkruan sot “Skaj njuz”. Zgjedhjet po mbahen pasi koalicioni qeverisës tre partiak ra në ditën kur u konfirmua fitorja e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA vitin e kaluar.
Moskë - Kremlini sot njoftoi se ka marrëveshje të ndërsjellë për nevojën e një takimi midis presidentëve rus dhe amerikan, Vladimir Putin dhe Donald Tramp, por detajet ende nuk janë konkretizuar. "Ka dëshirë nga ana e të dy presidentëve dhe ka udhëzime që ky takim të organizohet në mënyrë sa më produktive. Të gjitha detajet do të jenë të qarta gjatë përgatitjes", theksoi zëdhënësi i Kremlinit, Dimitrij Peskov. Ai përsëriti se Putini është i hapur për bisedime për përfundimin e konfliktit.
Strasburg - Lufta për Ukrainën është një luftë për drejtësi, rimëkëmbje dhe të drejtën e popullit ukrainas për të krijuar fatin e vet, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berset. Në prag të 24 shkurtit, kur sh;nohen tre vjet nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, Barseti publikoi një raport të KE-së në të cilin theksoi se Këshilli e ka ndihmuar Ukrainën si anëtare. "Çdo ditë ndërsa lufta agresive e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon, humbin jetë, po vidhet e ardhmja e fëmijëve, shkatërrimi përhapet, ndërsa në goditje janë vetë themelet e ligjit ndërkombëtar dhe rendi i bazuar në rregulla", tha sekretari i përgjithshëm në një raport të publikuar nga Këshilli i Evropës.