• сабота, 22 февруари 2025

MIA Flesh

MIA Flesh

18:00/21 shkurt/2025

Shkup  - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit në seancën e sotme e ka hedhur poshtë ankesën kundër ministrit të Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, e cila ka të bëjë me punësimin e motrës së tij. Në referimin e rastit të punësimit në Muzeun Kombëtar në Veles, ishte theksuar se Ljutkovi nuk ka mundur të ndikojë apo të jetë i përfshirë në procedurën e punësimit, duke qenë se themelues i institucionit Muzeu Kombëtar është Komuna e Velesit dhe është nën ingerencat e Vetëqeverisjes Lokale.

Shkup - "Pabarazitë: dizajn për një jetë më të mirë" është tema e edicionit të nëntë të "Ditës së dizajnit italian" që u mbajt sot në Fakultetin e Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike në Shkup, në organizim të Ambasadës së Republikës së Italisë, në bashkëpunim me Agjencinë Tregtare Italiane. Ngjarja, sipas ministrit të Transformimit Digjital Stefan Andonovski, është një mundësi e shkëlqyer për të shkëmbyer përvoja me miqtë italianë për përmirësimin e jetës përmes shembujve të tejkalimit të pabarazive, inovacionit urban, teknologjisë dhe qëndrueshmërisë.

Shkup  - Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova konsideron se himni i shtetit nuk duhet të ndërrohet dhe theksoi se, flamuri dhe stema në disa shtete janë të përshkruara në Kushtetutë. Por, paralajmëroi se gjithmonë kur fllojmë të bisedojmë për çështjet dhe simbolet etnik, nuk na mbetet kohë për përballje me dilemat e vërteta. "Dilema ime është si vijon, se gjithmonë kur flasim për çështje të kërilla, çështje etnike, simbole, etj., me pasion të tillë e bëjmë që nuk na mbetet kohë për përballje me dilema të vërteta. Nëse sot flasim për ndryshime dramatike duhet ne të adaptohemi në ndryshime dramatike. Kam frikë se po hyjmë në konflikte të reja, ndërsa simbolet duhet të na bashkojnë, e jo të na përçajnë. Ky është qëndrimi im modest", tha presidentja e cila ishte për vizitë në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Strumicë - Marrëdhëniet transparente janë më relacionet më të rëndësishme dypalëshe në botë. Bashkimi Evropian e konsideron SHBA-në si një nga partnerët kyç, që i kemoi në botë, kështu që vetë vizita e kryeministrit tuaj në SHBA mendoj se tregon se SHBA-ja nëse ka mundësi që të japin kontribut të tyrin në përshpejtimin e procesiet eurointegrues ose në rrugën evrpopiane të vendit tuaj, atëherë përpjekjet e këtilla janë gjithnjë të mirëseardhura, deklaroi euroambasadori Mihalis Rokas pas vizitës në Komunën e Strumicës në përgjigje të pyetjes së gazetarëve si i shikon ai vizitat e shpeshtuara të kryeministrit maqedonas në SHBA dhe nëse kjo mund të interpretohet si largim i vendit nga rruga evropiane, sidomos nëse merret parasysh çfarë qëndrime ka renditur presidenti Tramp në politikën e BE-së.

Shkup  - Me dhjetë ditë kontrolle të përforcuara në trafik dhe numër të shtuar të kundërvajtjeve në trafik për këtë periudhë prej fillimit të vitit e deri më tani, realisht është ulur numri i fatkeqësive në trafik për 30 për qind dhe fatkeqësitë me viktima për 60 për qind, theksoi sot ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski. Pret që vazhdimësia e sistemit "Qyteti i sigurt", i cili zyrtarisht do të duhej të vendosej prej 1 janarit të vitit 2026, dukshëm t'i ulë ato numra. "Qytetarët e ndërgjegjshëm, ata të cilët duan ta respektojnë ligjin, kur e dinë se ka kontrolle të përforcuara, se ekziston vegël e caktuar apo të themi, kontrolle të shtuara policore fizikisht në vend të ngjarjes, kanë kujdes si i drejtojnë automjetet dhe për shkak të konstatimit të faktit se mund të dënohen, numri i fatkeqësive në trafik është pakësuar pothuajse për 30 për qind, numri i lëndimeve të rënda trupore si pasojë e fatkeqësive nët rafik është ulur për 60 për qind", tha ministri në tribunën e sotme për "Qytetin e sigurt".

Shkup  - Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska sot i hodhi poshtë si të pasakta informatat se gjoja ka pasur ndonjë marrëveshje për punësimin e 2.000-3.000 shqiptarëve në administratën publike. "Nuk e di kush ç'farë ka thënë. E dini si funksionon dhënia e lejeve për punësim. Çdo pëlqim jepet në bazë të planit vjetor për punësim të miratuar vitin e kaluar. Planet vjetore për punësim nuk parashikojnë gjëra të tilla, as nuk kam nënshkruar marrëveshje punësimi sipas përkatësisë etnike ose aq shumë sa dëgjova si numër. Diçka e tillë nuk ekziston. Për momentin sektori më aktual është ai i shëndetësisë, nënshkruhej, por për njerëzit të cilët veçse punonin atje, u vazhduan kontratat. Nuk ka asgjë më shumë se kaq, as nuk kam nënshkruar, as nuk ka kërkesë, as ç'farëdo lloj marrëveshje për diçka të tillë", tha Dimitrieska Koçoska, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pas takimit në Lidhjen e Odave Ekonomike (LOE).

Shkup  - Lëvizje më e shpejtë e udhëtarëve, kontroll i vetëm gjatë hyrjes së udhëtarëve në vend me përfitime nga funksionimi i sistemit "One Stop Shop" ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës në pikën kufitare "Bllacë", të cilat i kumtuan sot ministrat e Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe Xhelal Sveçla, të cilët së bashku me kryeministrin Izet Mexhiti e vizituan pikën kufitare. Përfaqësues nga dy vendet fqinje ishin dëshmitarë të përgatitjeve për fillimin e funksionimit të projektit. Ministri i Punëve të Brendshme, Toshkovski tha se janë sjellë pajisjet e nevojshme për rrjetëzimin e sistemeve, janë instaluar pajisjet dhe janë parë se si do të funksionojnë teknikisht.

Shkup - Deri në fund të prillit, të gjitha ndryshimet në ligjet në lidhje me sigurinë në trafik në vend pritet të dorëzohen në Kuvend. Zbatimi i sistemit të "Qytetit të sigurt" duhet të fillojë zyrtarisht nga 1 janari i vitit 2026. Policia do të vazhdojë të ketë kontrolle të shtrënguara, tha sot Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski, i cili mbajti fjalim në forumin publik për ndryshimet në Ligjin për sigurinë në trafikun rrugor dhe Ligjin për kundërvajtjet për projektin "Qyteti i sigurt". Në debat, ministri Toshkovski theksoi se me qasjen sistematike, grupi i punës përcaktoi se nevojiten ndryshime në pesë zgjidhje ligjore në mënyrë që ky projekt të funksionojë siç duhet për Ligjin për sigurinë e rrugëve, Ligjin për kundërvajtjet, Ligjin për Automjetet, Kodin Penal dhe Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve. Të gjitha këto, konsideron ai, janë ligje kyçe që duhet të ndryshohen në mënyrë që të krijohet një zgjidhje sistematike funksionale.

Shkup - Në Gjykatën themelore penale Shkup sot, me nxjerrjen e dëshmive materiale, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanjës dhe Pançes. Në sallë u shfaqën video ku Prokuroria pohon se shihen të akuzuarit, një thes për fjetje, kova, lopata... I akuzuari i parë Palevski, për materialet e prezantuara sot, tha se janë të manipuluara dhe jo të besueshme për akuzoi për imponim të dëshmive të rrejshme. Me propozim të Prokurorisë, në seancën e sotme u nxorën gjashtë CD disqe me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev, ku ndodhet materiali nga kamerat e sigurisë, qi i përfshin ditët prej 20.11 deri më 3.12 2023 me mbikëqyrje 24-orëshe.

 Shkup - Zgjedhja për drejtor të Filarmonisë do të zbatohet në mënyrë të ligjshme, siguron ministri i Kulturës Zoran Ljutkovi, pas takimit të sotëm me Organizatpn Sindikale të të Punësuarve në Filarmoni. Siç informoi Ljutkovi, është formuar komisioni që duhet të dorëzojë raport për kandidaturat e pranuara. Ka pesë kandidatë për drejtor dhe drejtor do të jetë ai që plotëson të gjitha kushtet që ekzistojnë në ligj.  Organizata Sindikale e të Punësuarve në Filarmoni sot mbajti një protestë para Ministrisë së Kulturës, duke apeluar që Ministria të respektojë dispozitat ligjore gjatë zgjedhjes së drejtorit në konkursin e përfunduar javën e kaluar, pas së cilës janë pranuar në bisedë me ministrin Ljutkov.

 Shkup  - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe është kandidati i vetëm për kryetar të partisë në zgjedhjet e rregullta brendapartiake që do të mbahen më 16 mars të vitit 2025, ka përcaktuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Komisioni mbajti seancë për shqyrtimin e kandidaturave të paraqitura për kryetar të LSDM-së dhe përcaktimin e listës së kandidatëve për zgjedhjet e rregullta brendapartiake.  "Bazuar në Statutin e LSDM-së si dhe nenin 9 të Rregullores për kriteret, mënyrën dhe procedurën për kandidim dhe zgjedhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përcaktuar listën e vetme të kandidatëve të konfirmuar për kryetar të LSDM-së: 1. Venko Filipçe", njoftoi sot LSDM. 

Shkup  - Nëse ekziston bashkim "karteli" të marketeve, çmimet edhe në "KAM" edhe në "Vero" do të ishin këtu diku, por edhe vetë e dimë se nuk është ashtu. Secili ka mundësi dhe opsion të tregtojë ku dëshiron, tha sot ministrja e Financave, GOrdana Dimitrieska-Koçoska. Ajo informoi se të martën Qeveria ka zhvilluar diskutim të gjatë rreth masave për çmimet e produkteve, me ç'rast u konstatua se duhet të sillen zgjidhje afatgjate. "Ngrirja", përsëriti, është diçka ad-hok që jep vetëm efekt afatshkurtë.

Shkup  - Me rastin e 21 shkurtit - Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, Ministria për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve, në bashkëpunim me Drejtorinë për Zhvillimin dhe Avancimin e Arsimit në Gjuhët e Komuniteteve dhe Drejtorinë për Afirmimin dhe Avancimin e Kulturës së Komuniteteve, organizoi një ngjarje ku morën pjesë fituesit e çmimeve nga thirrja e shpallur për dorëzimin e veprave (poezi – prozë) të shkruara në gjuhën amtare nga nxënësit.

Moskë - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, sot i mohoi pohimet rumune se Rusia ka kërkuar tërheqjen e trupave të NATO-s nga krahu i saj lindor, posaçërisht nga vendet të cilat iu bashkuan Aleancës pas vitit 1997, përfshirë Poloninë, Hungarinë dhe Çekinë. Duke folur në brifingun me gazetarë në Moskë, Dmitrij Peskov e pranoi shqetësimin e Rusisë për zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, por insistoi në atë se kërkesa të tilla nuk ishin parashtruar.  

 Brazil  - Të paktën 12 studentë kanë humbur jetën nga përplasja e një autobusi me një kamion në një autostradë në juglindje të Brazilit, ndërsa 21 persona janë lënduar, njoftoi sot policia. Në kumtesë theksohet se shoferi i kamionit, i cili gjithashtu mbeti i lënduar, u përpoq të largohet nga vendi i aksidentit, por u kap dhe u shtrua në spital. Shoferi më vonë është akuzuar për tentativë ikje nga vendi i ngjarjes, vrasje dhe lëndim trupor.

Varshavë - Presidenti polak, Andzhej Duda sot bisedoi në telefon me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, me ç'rast e porositi të mbetet "i përkushtuar në bashkëpunimin e qetë dhe konstruktiv" me presidentin amerikan, Donalld Tramp. Duda tha se biseda me Zelenskin ishte e hapur, ndërkaq ishte në kontekst të zhvillimit të situatës pas bisedës së liderit ukrainas me deputetin e Trampit për Ukrainën, Kit Kellog. "I transmetova se vazhdimisht besojmë se nuk ka mënyrë tjetër për t'u ndalur gjakderdhja dhe të arrihet paqe afatgjate në Ukrainë, përveç se me mbështetjen e SHBA-së", shkroi Duda në profilin e tij në "X".

Berlin - Autoritetet gjermane dje arrestuan një djalosh 18-të vjeçar të dyshuar se ka planifikuar sulm me motiv politik ndaj Ambasadës së Izraelit në Berlin, deklaruan sot burimet e sigurisë për DPA-në. Sipas informatave të DPA-së, autoritetet e sigurisë supozojnë se pas sulmit qëndron një motiv islamik. I dyshuari është shtetas rus dhe ai u arrestua dje në rajonin Dame-Shprevald në krahinën Brandenburg, kumtoi policia në Potsdam, qytet afër Berlinit.

Остани поврзан