• петок, 21 февруари 2025
MIA FLESH

12:00 / 21 shkurt / 2025

Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski vlerëson se si komb kemi duruar shumë poshtërime, dhe kemi pranuar marrëveshje të këqija në emër të qëllimeve më të larta për integrimet euroatlantike, ndërsa vendi ynë ende nuk është as në fillim të rrugës për anëtarësim në BE. Tani, thotë ai, nga ne kërkohen përsëri ndryshime kushtetuese, por, kjo megjithatë nuk garanton siguri të rrugës së integrimeve evropiane. "Ne si komb kemi bërë gjithçka që kemi mundur, kemi duruar shumë poshtërime dhe kemi pranuar shumë marrëveshje të këqija për shkak të perspektivës sonë evropiane dhe anëtarësimit në NATO", deklaroi kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij gjatë ngjarjes së Këshillit Atlantik, kushtuar së ardhmes së marrëdhënieve transatlantike në Ballkanin Perëndimor", theksoi Mickoski.

Shkup – Me prezantimin e dëshmive materiale të propozuara nga Prokuroria sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdon gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevska dhe Pançe Zhezhovski. Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Në seancë gjyqësore po prezantohen gjashtë disqe CD me video nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e të akuzuarit Velibor Manev,  në të cilat gjendet material nga kamerat e sigurisë, i cili i përfshin ditët prej 20.11 deri më 3.12 2023 me mbikëqyrje 24 orëshe, të cilat Gjykata në fillim të seancës së sotme i pranoi që të prezantohen me propozim të Prokurorisë. 

Shkup - Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) ka zgjedhur Biljana Karakasheva -Shulev për zëvendëskryetare. Ajo këtë detyrë do ta ushtrojë për gjashtë muajt e ardhshëm dhe vjen në vendin e Servet Demirit. Pika për zgjedhjen e zëvendëskryetarit ka qenë e para në seancën e sotme të 15-të. Kryetarja e KSHPK-së, Tatjana Dimitrovska në shpjegimin e propozimit, theksoi se pas skadimit të mandatit të Demirit, duhet të emërohet zëvendëskryetar i ri në bazë të parimit të rotacionit dhe sipas rendit të alfabetit.

Shkup - Që nga fillimi i muajit, apo me ditën e djeshme (20 shkurt), nëpunësit policorë nga të gjithë tetë sektorët e Punëve të brendshme pranë BSP të MPB-së kanë lëshuar 18.132 urdhërpagesa të qytetarëve-pjesëmarrës në komunikacion për shkeljet e kryera në bazë të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe Ligjit për automjete. Sipas MPB-së, pjesa më e madhe e këtyre mosrespektimeve të rregullave dhe të dispozitave kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lëvizjes  – 6.056, më tej, parkimin e parregullt - 4.213 dhe mospasjen e lejes së drejtimit – 1.510.

Shkup - Sipas drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski, në vend mungon strategjia për zhvillimin e rrjetit shëndetësor. "Për shembull, ne jemi të varur nga një pajisje PET-skanim dhe një furnizues i lëndëve të para. Nëse vjen koha për shërbim, nuk ka alternativë", tha Klekovski, duke shtuar se është dashur të krijohet një plan B për defektet dhe serviset e ardhshme. Si një shembull tjetër të dështimeve në shëndetësi, ai potencoi rastin e tomografisë kompjuterike në Strumicë.

Shkup - Me rastin e Ditës botërore të ciceronëve turistik, Asociacioni i ciceronëve turistik dhe shoqëruesve të Maqedonisë të shtunën organizojnë turne falas në Shkup dhe Manastir. Në Shkup tubimi i qytetarëve të interesuar do të jetë para shtëpisë përkujtimore të Nënë Terezës në rrugën “Maqedoni”, me fillim në orën 12 dhe 13, ndërsa në Manastir fillon në orën 11 para Muzeut dhe 12 tek Kulla e sahatit. 

Shkup – Sot në mëngjes më ftohtë ishte në Berovë, -14 gradë, ndërsa më së shumti borë ka në Kodër të Diellit, 32 centimetra. Siç informon DPHM, deri në orën 8:30 janë matur -11 gradë në Hanet e Mavrovës dhe në Kodër të Diellit, -10 në Kriva Pallankë dhe Demir Kapi, -9 në Shkup – Petrovec, Manastir, Shtip dhe Strumicë, -8 në Shkup – Zajçev Rid, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe Krushevë, -7 në Prilep, Vinicë, Kavadar dhe Gjevgjeli, si dhe -5 në Ohër dhe Pretor. Shtresa e borës në Mavrovë është 8 centimetra. 

Shkup - Futbollistët e Panatinaikosit u kualifikuan mbrëmë në çerekfinalen e Ligës së konferencës, pasi në në terrenin nikoqir në Athinë mposhtën Vikingurin 2-0 në revanshin e plejofit. Në ndeshjen e parë javën e kaluar, Rejkjaviku fitoi në shtëpi me rezultat 2:1. Kualifikimin në çerekfinale e siguruan edhe futbollistët e Celjes, pasi si mysafir mposhtën në Nikosia APOEL-in me 2:0. Ndeshja e parë në Slloveni përfundoi baras 2:2.

Sarajevë - Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) ka shënuar të enjten në Sarajevë 17-vjetorin e themelimit duke festuar pothuajse dy dhjetëvjeçarë të forcimit të lidhjeve më të ngushta, integrimit ekonomik dhe qëndrueshmërisë rajonale në Evropën Juglindore. Që nga themelimi në takimin e Ministrave të Jashtëm të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në Sofje, më 27 shkurt 2008, RCC është në krye të nismave që kanë sjellë përfitime të prekshme për rajonin, duke përfshirë heqjen e tarifave të roamingut në Ballkanin Perëndimor dhe uljen e tyre midis rajonit dhe BE-së, përmirësimin e lëvizshmërisë për sipërmarrjet dhe profesionistët, si dhe forcimin e bashkëpunimit në digjitalizim, tranzicionin e gjelbërt dhe sigurinë.

Bratislavë - Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute deklaroi se stabiliteti në Kosovë, Bosnje e Hercegovinë dhe Serbi është me rëndësi thelbësore për të gjithë, transmeton Kosovapress. Rute këtë e deklaroi në Bratislavë, ku dhe mori pjesë në debatin studentor. Ai u pyet nëse ekziston mundësi për përplasje të reja në Kosovë, veçanërisht në kontekst të raporteve se politika e re amerikane mund çojë deri në tërheqjen e forcave amerikane nga Evropa.

Berlin – Lideri i Unionit Kristian-Demokrat të Gjermanisë, Fridrih Merc është habitur nga deklaratat e presidentit amerikan Donald Tramp për pushtimin rus ndaj Ukrainës. “Është një përzierje klasike e roleve të viktimës dhe xhelatit. Kjo është narrativa ruse, (presidenti Vladimir) Putin i ka paraqitur gjërat në atë mënyrë për vite me radhë dhe unë jam mjaft i tronditur që tani Donald Trampi me sa duket e ka pranuar atë”, theksoi Merc. Merc është favorit për kancelar gjerman, ndërsa Unioni Kristian – Demokratik i qendrës së djathtë bindshëm prin në anketa. 

Londër - Siguria kibernetike globale është kërcënim në rritje. Numri i dobësive në retë virtuale në mbarë botën, gjegjësisht pikat e dobëta të mundshme në sisteme - është dyfishuar në vetëm katër vjet - nga 1,700 në 3,900, sipas hulumtimeve të "Aj-bi-em" (IBM). Studimi u krye mes viteve 2019 dhe 2023, duke monitoruar shërbime të ndryshme cloud në mbarë botën. Ballkani duket se është "pjesa kritike" e sigurisë kibernetike të Evropës, sipas hulumtimit të ri nga kompania e sigurisë së cloud-shërbimet - "Klaudl". Pikat më të rrezikuara janë Bosnje e Hercegovina (me vlerësim rreziku prej 71 për qind), Serbia (69 për qind) dhe Shqipëria (67 për qind)", shkruan "Euronjuz" (Euroneës).

Uashington - Miliarderi Ilon Mask i ka shtuar kritikat e tij ndaj presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, duke i mbështetur sulmet e presidentit amerikan Donald Tramp ndaj tij në Konferencën politike konservatore (SRAS). Drejtori i ekzekutiv i Tesllës, vuri në dyshim kuptimin e luftës në Ukrainë dhe përsëriti tezën e Trampit se Zelenski duhet të organizojë zgjedhje. "Kaq shumë njerëz vdesin në llogore. Për çka? Do të ju tregoj për çka - për makinën më të madhe të korrupsionit që kam parë ndonjëherë në jetën time", deklaroi Mask. 

Uashington - Stiv Vitkof i cili imponohet si ndërmjetësi kryesor për marrëveshjet gjeopolitike në administratën e presidentit amerikan Donald Tramp, deklaroi se ka zhvilluar një "miqësi" me presidentin rus Vlladimir Putin, transmeton Skaj Njuz. Vitkof u emërua si i dërguari i Trampit për Lindjen e Mesme pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, ndërkohë u përfshi edhe në negociatat me Rusinë për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë. Në një forum investimesh në Majami të organizuar nga Arabia Saudite, Vitkof zbuloi se ai udhëtoi në Moskë javën e kaluar për të liruar një shtetas amerikan.

Остани поврзан