• сабота, 22 февруари 2025
MIA FLESH

09:00 / 21 shkurt / 2025 

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Për këtë rast janë të akuzuar Lupço Palevski, Boro Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski të cilët u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë. Në seancën e kaluar gjyqësore ishin prezantuar dëshmi materiale nga ana e Prokurorisë Publike, të cilat përfshinin lëndë të grumbulluara nga vendi i ngjarjeve dhe raporte nga përgatitja teknike e automjetit Reno Kangu. 

Shkup - Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, sot do ta vizitojnë vendkalimin kufitar "Bllacë". Qëllimi i vizitës është implementimi i kontrollit të përbashkët kufitar të udhëtarëve dhe mallrave, sistemi "One Stop Shop".

Shkup - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do ta vizitojë Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Presidentja Siljanovska-Davkova, siç njofton kabineti i saj, do të ketë takim me udhëheqësinë e ASHAM-it.

Shkup – Tribunë publike për ndryshimet e Ligjit për Siguri në Komunikacionin në Rrugë dhe Ligjit për Kundërvajtje për projektin “Qyteti i sigurt”, do të mbahet sot në Shkup. Në tribunë do të marrin pjesë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ministri i Drejtësisë Igor Fillkov dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së në vend, Armen Grigorian. Projekti “Qyteti i sigurt”, siç deklaroi në disa raste ministri Toshkovski, është një nga prioritetet e MPB-së dhe të Qeverisë, ndërsa qëllimi është që të përmirësohet siguria në rrugë dhe të ulet numri i viktimave. 

Shkup - Punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë sot do të mbajnë protestë para Ministrisë së Kulturës. Siç paralajmëruan nga Sindikata e Filarmonisë së Maqedonisë, protesta është apel publik deri tek ministria resoriale që të respektojë rregullat për zgjedhjen e drejtorit në konkursin i cili përfundoi këtë javë.

Shkup - Me rastin e 21 shkurtit - Ditës ndërkombëtare të gjuhës amtare, Ministria e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive në bashkëpunim me Drejtorinë për zhvillimin dhe promovimin e arsimit të gjuhëve të anëtarëve të bashkësive dhe Drejtoria për afirmimin dhe promovimin e kulturës së anëtarëve të bashkësive, organizojnë ngjarje në të cilën do të marrin pjesë edhe nxënësit fitues të çmimeve nga thirrja publike për paraqitjen e veprave (poezi-prozë) të shkruara në gjuhën e tyre amtare.

Shkup - Për shkak të ndërhyrjeve të planifikuara në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, pa rrymë nga ora 8 deri në orën 10 do të mbeten objektet në qendrën tregtare "Çairçanasja" dhe përdoruesit e rrugëve "Stojna Stevkova" dhe "Pançe Nedellkovski" në komunën e Çairit, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Krizat e Qytetit të Shkupit. 

Shkup - Moti sot është i kthjellët dhe shumë i ftoftë, gjatë ditës do të jetë me diell. Do të fryejë erë e dobët kryesisht nga drejtimi verior. Sipas parashikimit të DPHM-së, temperatura minimale do të jetë në interval prej -14 deri në -4, ndërsa maksimalja do të lëvizë prej 2 deri në 9 gradë. Në Shkup në mëngjes ftohtë, gjatë ditës me diell me erë të lehtë veriore. Temperatura minimale do të ulet deri në -9, ndërsa maksimalja do të arrijë 9 gradë. 

Strumicë - Ambasadori i BE-së në vend Mihalis Rokas sot do ta vizitojë komunën e Strumicës. Qëllimi i vizitës, siç thonë nga Delegacioni i BE-së në Shkup, është në nivel lokal të afrohet Bashkimi Evropian dhe procesi i integrimit deri te qytetarët, duke diskutuar përfitimet e anëtarësimit në BE dhe ndikimin e ndihmës së Unionit në baza ditore. Ambasadori Rokas do të ketë takime me kryetarin e komunës së Strumicës Kostadin Kostadinov, me Këshillin e komunës dhe me përfaqësuesit e sektorit civil. 

Bruksel - Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën dhe sigurinë e jashtme, Kaja Kallas paralajmëroi se kontaktet diplomatike midis SHBA-së dhe Rusisë tregojnë se Moska nuk heq dorë nga synimet e saja territoriale në Ukrainë, gjë që dërgon një sinjal të rrezikshëm. Gjatë takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të G-20 në Republikën e Afrikës së Jugut, Kallas theksoi se presidenti Donald Tramp me vendimin e tij për të negociuar drejtpërdrejt me Rusinë pa përfshirë Ukrainën ka shqetësuar partnerët evropianë.

Otavë - Kryeministri i Kanadasë, Xhastin Trudo në bisedë telefonike me presidenti Volodimir Zelenski, theksoi se çdo bisedë paqeje me Rusinë duhet ta përfshijë Ukrainën në tryezën e bisedimeve. Trudo e konfirmoi mbështetjen e Kanadasë për Kievin dhe "vlerësoi se nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme në Evropë pa siguri për Ukrainën".

Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski premtoi se Kievi do të punojë shpejtë në përgatitjen e një marrëveshjeje të fuqishme për investime dhe siguri me SHBA-në, duke theksuar se takimi me të dërguarin special të Uashingtonit për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, “e ktheu shpresën” për sukses.  “Takimi me gjeneralin Kelog e ktheu shpresën. Na duhen marrëveshje të fuqishme të cilat do të funksionojnë me të vërtetë. Urdhërova që të punohet shpejtë dhe paanshmëri”, deklaroi Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se hollësitë janë kyçe: “Sa më mirë që janë përgatitur, aq më i mirë do të jetë rezultati”. 

Kiev – Kryetari i Komisionit për Mbrojtje në Parlamentin ukrainas, Roman Kostenko deklaroi se SHBA-ja ka ndërprerë furnizimin me armë për armatën ukrainase. “Sipas informacioneve të mia, armët që duhej të shiteshin nuk po dorëzohen më. Kompanitë që duhej të transferonin armët tani janë në pritje, pasi nuk ka asnjë vendim. Dhe të gjithë presin të shohin se çfarë vendimi do të merret, të paktën për të dorëzuar armët për para”, tha Kostenko.

Kiev – Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski premtoi se Kievi do të punojë shpejtë në përgatitjen e një marrëveshjeje të fuqishme për investime dhe siguri me SHBA-në, duke theksuar se takimi me të dërguarin special të Uashingtonit për Ukrainën dhe Rusinë, Kit Kellog, “e ktheu shpresën” për sukses. “Takimi me gjeneralin Kelog e ktheu shpresën. Na duhen marrëveshje të fuqishme të cilat do të funksionojnë me të vërtetë. Urdhërova që të punohet shpejtë dhe paanshmëri”, deklaroi Zelenski në fjalimin e tij të mbrëmjes. Ai shtoi se hollësitë janë kyçe: “Sa më mirë që janë përgatitur, aq më i mirë do të jetë rezultati”. 

Tel Aviv - Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu urdhëroi armatën izraelite të kryejë "operacione intensive" në Bregun Perëndimor, pas shpërthimeve në disa autobusë bosh në afërsi të Tel Avivit dje, theksohet në kumtesën e kabinetit të tij. Nga shpërthimet nuk ka të lënduar, ndërsa policia po e hulumton si sulm të mundshëm terrorist. Policia izraelite kumtoi se tre shpërthime ndodhën në autobusë në dy vendbanime në periferi të Tel Avivit, pas çka u gjetën katër pajisje të tjera shpërthyese. Mediat lokale saktësuan se të gjithë autobusët ishin të parkuar në magazina.

Uashington - Sekretari amerikan i shtetit, Marko Rubio deklaroi se takimi i mundshëm mes presidentit të SHBA-së Donald Tramp dhe presidentit rus Vladimir Putin "në masë të madhe do të varet nga ajo nëse do të ketë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë". Rubio theksoi se e ka shqyrtuar mundësinë për një takim të tillë me ministrin rus të Punëve të Jashtme, Sergej Lavrov, gjatë bisedimeve të tij Arabinë Saudite të martën. "Nuk do të ketë takim derisa nuk arrihet marrëveshje për atë që do të bisedojmë", i tha Rubio Lavrovit në Riad. 

Остани поврзан