MIA Flesh
- Shkup - Lufta në shtëpi është luftë të cilën ne do ta udhëheqim, luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, ekonomi konkurruese dhe atë e bëjmë pasi jemi zgjedhur si Qeveri, por kjo luftë për një nga popujt me numër më të vogël në Evropë, nuk mjafton. Duhet të fitojmë edhe në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe shumë metropole tjera, nëse dëshirojmë që çështja e jonë më në fund të marrë epilogun e vet, pasi kjo nuk është zgjidhur, kjo me shekuj zgjat dhe ende po ekziston. Këtë e ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski sot në profilin e tij në Fejsbuk.
15:00/22 janar/2025
Shkup - Lufta në shtëpi është luftë të cilën ne do ta udhëheqim, luftë për infrastrukturë më të mirë, shëndetësi më të mirë, arsim më të mirë, ekonomi konkurruese dhe atë e bëjmë pasi jemi zgjedhur si Qeveri, por kjo luftë për një nga popujt me numër më të vogël në Evropë, nuk mjafton. Duhet të fitojmë edhe në Uashington, Bruksel, Berlin, Londër, Paris, Romë dhe shumë metropole tjera, nëse dëshirojmë që çështja e jonë më në fund të marrë epilogun e vet, pasi kjo nuk është zgjidhur, kjo me shekuj zgjat dhe ende po ekziston. Këtë e ka shkruar kryeministri Hristijan Mickoski sot në profilin e tij në Fejsbuk.
Shkup - Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot informoi se është zgjidhur një problem i rëndësishëm, që ka prekur shëndetin e qytetarëve. Ai tha se pas shumë vitesh vonesë, sistemi i ajrit të komprimuar në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” – Shkup, që kishte lënë pacientët pa shërbime për shkak të mungesës së ajrit të kompresuar në sallat e operacionit, tani po vihet në funksion. “Ju informojmë se është përfunduar plotësisht montimi dhe instalimi i Sistemit të ajrit të komprimuar në Kompleksin e Klinikave ‘Nënë Tereza’ Shkup”, ka shkruar Taravari në rrjetin e tij social Facebook, duke theksuar përkushtimin për të ofruar kushte më të mira për shërbimet shëndetësore dhe pacientët.
Shkup – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se për momentin po grumbullohen më shumë dëshmi për atë nëse nëpunësi i policisë i cili ishte në ndërrim kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ishte larguar nga shteti ka bërë gabim nga moskujdesi ose kjo ishte organizuar në kuadër të një grupi të caktuar i cili ka organizuar arratisjen. “Për këtë është hapur hetim dhe vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që ne e kemi si dëshmi të pakontestueshme kemi parashtruar padi penale për personin dhe i njëjti është suspenduar nga puna. Për momentin po zhvillohet edhe hetim për atë nëse ka pasur komunikim dhe për çfarë komunikimi bëhet fjalë”, theksoi Toshkovski në një emision në TV 24 ku ishte mysafir.
Shkup - Komisioni parlamentar për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot me 11 vota “pro” dhe asnjë kundër ose të abstenuar e miratoi Propozim-vendimin për rregullimin e koeficientëve për përcaktimin e pagës së Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të zyrtarëve të zgjedhur dhe emëruar nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për diskutim për këtë pikë nuk është paraqitur asnjë nga anëtarët e pranishëm të Komisionit. Si pikë shtesë në rendin e ditës së Komisionit është përcaktimi i Propozim-vendimit për shkarkimin e drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë.
Shkup – Po zhvillohet procedurë adekuate nën kompetencë të Prokurorisë Publike për atë nëse arratisja e Artan Grubit është e organizuar, nëse ka pasur të tjerë të përfshirë dhe kështu me radhë, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve në konferencën për media pas seancës së Komitetit Drejtues për Koordinim dhe Menaxhim me Sistemin për Menaxhimin me Kriza. Sipas ministrit, që në ditën e parë të arratisjes së Grubit ishin ndërmarrë veprime nga ana e Departamentit për Kontroll të Brendshme në kuadër të MPB-së, ishte hapur hetim i brendshëm dhe e gjithë ajo që është siguruar si dëshmi materiale është dorëzuar, gjegjësisht nëse bëhet fjalë për arratisje të organizuar, grup ose bëhet fjalë për lëshime të nëpunësit policor të lëndës.
Shkup - Ministria e Transportit sot njoftoi se nga Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup vendosen edhe dy linja të reja ajrore dhe atë Shkup-Gjenevë dhe Shkup-Paris (aeroporti Orli). Këto dy destinacione, citohet në kumtesë, vendosen me kërkesë të diasporës, ndërsa do t'i operojë kompania ajrore Izixhet, me atë që linja Shkup-Paris do të fillojë të operojë nga 2 prilli, ndërsa linja Shkup-Gjenevë nga 3 nëntori, i këtij viti. Këto dy destinacione janë pjesë e mbështetjes financiare që e mundëson Qeveria përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa janë në kuadër të thirrjes së hapur publike për mbështetje për vendosjen e linjave të reja ajrore.
Tetovë - Plani për vitin 2025 është që të fillojë ndërtimi i 25 çerdheve të reja në mbarë vendin, por realizimi varet edhe nga komunat. Kështu u përgjigj ministri Fatmir Limani në pyetjen e gazetarëve nëse do të ketë ambiente të reja për kujdesin e fëmijëve. "Ne si ministri planifikojmë që deri në vitin 2025 të ndërtojmë rreth 25 kopshte të reja në mbarë vendin tonë në Maqedoni. Kjo nuk varet vetëm nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, por varet edhe nga komunat, të cilat janë realizues të këtyre projekteve. Është e rëndësishme që kemi planifikuar 25 kopshte të reja në mbarë vendin", tha Fatmir Limani nga Tetova, ku ka filluar të funksionojë kopshti i ri "Rilindja".
Tetovë – Edhe shërbimet e Ministrisë së Punës, Demografisë dhe Rinisë e ndjekin rastin në rajonin e Prilepit ku më 16 janar ndërruan jetë foshnjat disajavëshe, pas çka do të ketë informacione për publikun. Këtë nga Tetova e paralajmëroi ministri Fatmir Limani i cili ishte në solemnitetin me rastin e fillimit me punë të këtij kopshti të ri. Ai duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve tha se po punohet edhe për masa parandaluese.
Prilep - Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të japë vendim me urdhër për zbatimin e procedurës për konfirmimin e përgjegjësisë disiplinore tek punonjësit shëndetësor të cilët kanë marrë pjesë në shërimin dhe trajtimin e binjakëve të sapolindur të cilët vdiqën më 16 janar, qëndron në deklaratën e Inspektoratit, i cili të hënën kreu kontroll të jashtëzakonshëm inspektues në spitalin e Prilepit, konkretisht në Repartin e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në rastin me binjakët e vdekur.
Varshava - Kryeministri polak Donald Tusk sot nga Parlamenti Evropian u bëri thirrje qytetarëve të Evropës që të lirohen nga komplekset në raportet me Amerikën, duke theksuar se Evropa ka të drejta të barabarta dhe baza që të flet për madhështinë e saj dhe arritjet sikur SHBA-ja. "Ai ndryshim politik në SHBA ka shkaktuar çorientim tek disa politikanë. Por kjo kurrsesi nuk e arsyeton rënien e frymës evropiane. Të gjithë e dëgjuam fjalimin e Donald Trampit për të kaluarën e rëndësishme, madhështinë dhe të ardhmen. Evropa ka të drejta të barabarta që të flet për madhështinë e saj, vetëm duhet t'i hapim sytë", tha Tusk.
Bruksel - BE-ja nuk ka nevojë për një armatë të vetme evropiane, por për 27 armata evropiane që janë të afta dhe mund të punojnë së bashku në mënyrë efektive për të penguar rivalët dhe për të mbrojtur Evropën, mundësisht me aleatët dhe partnerët tanë, por nëse është e nevojshme edhe vetëm, tha sot përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë Kaja Kallas në fjalimin e saj në Konferencën Vjetore të Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Bruksel. Sipas Kallas, Bashkimi Evropian duhet të rrisë shpenzimet e mbrojtjes për t'u "përgatitur për më të keqen" dhe të jetë në gjendje të mbrohet kundër një Rusie luftarake, nëse është e nevojshme.
Romë – Një kukull e improvizuar me mbeturina me imazhin e Ilon Maskut e varur mbrapsht dje ishte gjetur në sheshin Loreto në Milano, në vendin e njëjtë ku në vitin 1945 ishte ekspozuar trupi i liderit italian fashist Benito Musolini. Kukulla është varur pasi Masku, në inaugurimin e presidentit të SHBA-së, Donald Tramp, u përshëndet, ndërsa gjesti i tij ishte krahasuar me përshëndetjen naziste. Masku i hodhi poshtë kritikat si sulm “i lodhur”.
Davos - Presidenti i Panamasë, Hoze Raul Mulino në Davos deklaroi se Kanali i Panamasë i përket Panamasë dhe asnjëherë nuk ka qenë një dhuratë nga SHBA-ja, duke iu përgjigjur deklaratave të Donald Trampit se SHBA-ja do ta kthejë kontrollin mbi kanalin. "Ne plotësisht refuzojmë gjithçka që tha z.Tramp. Së pari sepse është një gënjeshtër dhe së dyti sepse Kanali i Panamasë i përket Panamasë dhe do të vazhdojë t'i përkasë Panamasë", tha Mulino gjatë një paneli diskutimi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Teheran - Irani është zgjedhur kryesues me grupin aziatik-paqësor të Këshillit të KB-së për të drejtat e njeriut. Grupi aziatik-paqësor është më i madh në Këshillin për të drejtat e njeriut. Përgjegjësitë e Iranit do të përfshijnë koordinimin dhe kahëzimin e aktiviteteve të grupit gjatë takimeve të Këshillit për të drejtat e njeriut. Republika Islamike do të merret edhe me çështje të lidhura me Zyrën e komisarit të lartë për të drejtat e njeriut.
San Salvador - Ish-presidenti i Salvadorit, Mauricio Funes ka vdekur në moshën 65-vjeçare në Nikaragua, ku kishte marrë azil. Qeveria e Nikaraguas njoftoi vdekjen e tij, duke theksuar si shkak "sëmundje të rëndë kronike", publikoi një agjenci spanjolle e lajmeve. Në kumtesën, Ministria e shëndetësisë e Nikaraguas konfirmoi se Funes ka ndërruar jetë mbrëmë në orën 21:35. Funes ka jetuar në Nikaragua pasi kërkoi azil atje për shkak të sfidave ligjore në El Salvador.
Uashginton - Shtetet federale amerikane të udhëhequra nga demokratët dhe grupet për të drejta civile kanë ngritur një seri padish, me të cilat kontestohet përpjekja e presidentit Donald Tramp për t'i dhënë fund të drejtës së shtetësisë pas lindjes. Dy padi të ngjashme u ngritën nga Unioni amerikan për liri civile dhe organizatat emigrante. Trampi pas inaugurimit i urdhëroi agjencitë amerikane të refuzojnë të njohin shtetësinë e fëmijëve të lindur në SHBA, nëse as nëna dhe as babai nuk janë shtetas të SHBA-së ose banore të përhershëm ligjërisht.