MIA Flesh
- Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se në Uashington ka realizuar takime me Endru Pejkof, biznesmen amerikan me origjinë maqedonase, themelues dhe kryetar i Niagara Botling, me Xhesi Spiro, drejtor kryesor në Teter dhe përgjegjës për marrëdhëniet strategjike me qeveritë në botë, si dhe me Dan Bongino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit të SHBA-së Tramp dhe komentatorin më të famshëm politik të krahut të djathtë.
18:00/21 janar 2025
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk njoftoi se në Uashington ka realizuar takime me Endru Pejkof, biznesmen amerikan me origjinë maqedonase, themelues dhe kryetar i Niagara Botling, me Xhesi Spiro, drejtor kryesor në Teter dhe përgjegjës për marrëdhëniet strategjike me qeveritë në botë, si dhe me Dan Bongino, një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit të SHBA-së Tramp dhe komentatorin më të famshëm politik të krahut të djathtë.
Shkup - Kuvendi në pjesën e pasdites të mbledhjes së 31-të e miratoi Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, në lexim të tretë, pasi që paraprakisht u votua amandamenti i fundit nga gjashtë të parashtruarit, nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM. Pa diskutim përfundoi debati i prëgjithshëm rreth Propozim ligjit për ndryshim të Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna famiëjare dhe Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, të dy në lexim të parë, me konkludim se janë të pranueshëm të dërgohen në lexim të dytë dhe në Komisionin për mundësi të barabarta dhe komisionin ligjdhënës-juridik.
Shkup - Me 65 vota "pro" dhe 17 "kundër", Kuvendoi pasdite e miratoi Ligjin për mbrojtje të fëmijëve, pasi që paraprakisht presidentja Gordana Siljanovska Davkova nuk e nënshkroi dekretin për shpallje të Ligjit. Me Badenter kanë votuar 12 deputetë, gjashtë "pro" dhe gjashtë "kundër". Për këtë Ligj janë dorëzuar gjithsej gjashtë amendamente, katër prej të cilëve janë parashtruar nga LSDM-ja dhe E Majta nuk janë pranuar, ndërsa dy të parashtruara nga VMRO-DPMNE dhe ZNAM janë pranuar. Pas miratimit të Ligjit për mbrojtje të fëmijëve, presidentja Siljanovska Davkova do të jetë e detyruar ta nënshkruajë Dekretin.
Shkup - Në periudhën nga data 1 deri më 17 janar të vitit 2025 në Gjykatën Kushtetuese janë formuar pesë lëndë, pas katër nismave të dorëzuara paraprakisht dhe një kërkesë për mbrojtjen e lirisë dhe të drejtave të qytetarit. Nisma e parë, siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, është dorëzuar me postë elektronike më 8 janar. Është formuar lëndë me nismën e dorëzuar për nenin 10 paragrafi 4 i Ligjit për vërtetimin e interesit publik dhe nominimin e partneritetit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 (aksi: Tetovë-Gostivar-Bukojçan) dhe projekti për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafëthanë), dhe korridori 10 (aksi i autostradës Prilep-Manastir) në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Shkup - Drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski në deklaratë për MIA-n thotë se nga Klinika universitare për radioterapi dhe onkologji (KURO) janë informuar për mungesën e një numri të caktuar të medikamenteve, pasi që pacientë të Klinikës paraprakisht sot alarmuan se po përballen me mungesë të terapisë biologjike. "Sipas informatave nga Klinika, kjo është për shkak se planifikimi joadekuat në vitin 2024, kalimi nga viti 2024 në vitin 2025 dhe numri i rritur i pacientëve në dhjetor. Fondi në vitin 2024 për KURO miratoi plotësisht pesë mulionë euro. Fondi punon me marrëveshje të buxhetit të rritur për vitin 2025. Edhe përkundër përpjekjeve për rritje të financave, KURO duhet të ketë kritere të qarta dhe transparente për përfshirje të pacientëve në terapitë e posaçme. Duhet të vendoset regjistër i pacientëve dhe përmirësime të tjera për planifikim adekuat dhe ndjekje", nënvizoi Klekovski për MIA-n.
Shkup - Në Kuvend sot, në Komisionin për politikë të jashtme dhe tregti të jashtme kaloi Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes për Instrument mes BE-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për aranzhmane të posaçme për zbatim të mbështetjes nga Unioni në pajtim me Instrumentin për reforma dhe rritje.
Shkup - Kuvendi sot filloi seancën e 31-të, në të cilën deputetët po debatojnë për Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve në lexim të tretë, për të cilin janë dorëzuar gjithsej gjashtë amendamente. Rendi i ditës së seancës së sotme u plotësua edhe me katër projektligje, përkatësisht Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale, Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për policinë financiare, Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për ndërtim dhe projektligjin ndryshimin e Ligjit për transportin rrugor, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Për një të tretën janë pakësuar ankesat në Komisionin për ankesa të Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM), apo në vitin 2024 kanë arritur gjithsej 84, u cek në konferencën e sotme për shtyp të KEMM-së. Kryetarja e KEMM-së, Biljana Georgievska tha se numrat tregojnë se më pak qytetarë në vitin 2024 patën nevojë të parashtrojnë ankesë në Komisionin për ankesa pranë Këshillit për Etikë në mediumet në Maqedoni (KEMM) për përmbajtje joadekuate në mediume. "Numrat tregojnë se pjesa më e madhe e ankesave kanë të bëjnë me mediumet onlajn, sado që të hidhërohen pronarët e mediumeve onlajn. Numrat tregojnë se edhe më tej sfidë më e madhe për gazetarët paraqet neni numër 1 i Kodit të gazetarëve të Maqedonisë, përkatësisht raportimi i saktë, i balancuar dhe i kontrolluar, informata dhe fakte, të kontrolluara nga sa më shumë anë, së paku edhe një apo siç themi, ana e dytë", thotë Georgievska.
Shkup - Ministri i Tranformimit Digjital, Stefan Andonovski pasdite deklaroi se është kundër marrjes së anës në lidhje me ndalimin e aplikaiconeve si "Tik Tok", por, mundësia për diçka të tillë, kompetentëve "u qëndron në dispozicion". Ai në konferencë për shtyp u pyet nëse për shkak të sfidave të rrezikshme në "Tik Tok" mendohet për restriksione nëpër shkolla. Andonovski tha se është përpunuar një manual që është shpërndarë me Shërbimin pedagogjik nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Ka pasur disa takime me përfaqësues të Ministrisë.
Shkup - Detet janë përcaktuesit që do të caktojnë sferat e reja të interesit në botë, ndërsa interesi i ri përfundimisht do të quhet biznes sepse të gjithë do ta kuptojnë se pa biznes nuk ka asgjë dhe se kjo është i vetmi ind lidhës në këtë botë, porositi kryetari i Odës Ekonomike Branko Azeski në panel diskutimin për prezantimin e nismave "Tre detet", mundësitë për bashkëpunim ekonomik ndërmjet anëtarëve të saj dhe kontributi në zhvillimin e tyre ekonomik, me theks të veçantë në infrastrukturë dhe përfshirjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe forcimin e boshtit veri-jug në Evropën lindore.
Shkup - Drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkët (SHPPP), Ivica Tomovski, mohon se ka lidhje familjare me pronarët e kompanisë "Praetorian", pasi LSDM akuzoi se një tender në vlerë prej 3,5 milionë eurosh ka marrë kompania në të cilën një familjar i drejtorit Tomovski bëhet udhëheqës i filialit nga kompania e njejtë gjatë vetë procedurës së tenderit.
Prilep - Nxënësi 11-vjeçar i klasës së gjashtë nga Prilepi i cili po mjekohet në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup është nxënës i shoqërueshëm, punëtor dhe nxënës me sukses të shkëlqyeshëm dhe sjellje shembullore, informojnë me kumtesë nga shkolla fillore 2 Prilepit "Goce Dellçev" në të cilën mëson fëmija. Nxënësi, dje në orën 14:35 u rrëzua nga kati më i lartë i ndërtesës shkollore dhe mori lëndime të rënda - fraktura. Nga spitali i Prilepit menjëherë u dërgua në kirurgjinë e fëmijëve në Shkup.
Kopenhagë - Asnjë vend nuk mund vetëm të vijë dhe të "shërbehet" me Grenlandën, territor autonom i Danimarkës të cilin Donald Trampi e dëshiron, tha ministri danez i Punëve të Jashtme, Lars Loke Rasmusen. Presidenti aktual amerikan, Donald Tramp shkaktoi sheqtësim në fillim të janarit kur refuzoi ta përjashtojë mundësinë për intervenim ushtarak që do t'i vendosë Grenlandën dhe Kanalin e Panamasë nën kontroll të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bratisllavë - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot pas takimit me homologun e tij sllovak Robert Fico, në Bratisllavë tha se inkuadrimi i Ukrainës në NATO nuk është në rend dite, sepse, siç theksoi, inkuadrimi i Kievit në Aleancë do të nënkuptonte luftë e hapur kundër Rusisë. Ai, gjithashtu tha se inkuadrimi i shpejtë i Ukrainës në Bashkimin Evropian do ta shkatërrojë ekonominë hungareze. Sipas ueb faqes sllovake Ma7, Orbani ka theksuar se nuk ka përgjigje se si Ukraina mund të inkuadrohet në BE, duke shtuar se Kievi duhet të tregojë respekt.
Bruksel - Komisioni Evropian punon në plan të veçantë, të quajtur "mburojë e demokraisë", i cili ka për qëllim të luftojë kundër "deziformatave të huaja dhe kërcënimeve vendore" në BE, paralajmëroi sot nënkryetarja ekzekutive e KE-së për sovranitetin teknologjik, siguri dhe demokraci, Hena Virkunen. "Së shpejti do të fillojmë konsultim publik për këtë, tha Virkunen gjatë debatit në Parlamentin Evropian për nevojën e zbatimit të Ligjit për shërbime digjitale për shkak të mbrojtjes së demokracisë nga përmbajtjet ilegale, dezinformatat dhe rreziqet tjera shoqërore përmes rrketeve sociale.
Davos - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski sot i bëri thirrje Evropës të etablohet si një "lojtar i fortë global" në fjalimin e tij në takimin vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në qytetin zviceran të Davosit, transmetojnë mediat britanike. Evropa duhet të jetë në gjendje të garantojë paqen dhe sigurinë për veten dhe të tjerët, tha presidenti ukrainas. "Megjithëse potenciali i përgjithshëm ekonomik i Rusisë është më i vogël se ai evropian, ajo prodhon disa herë më shumë municion dhe pajisje ushtarake se të gjitha vendet evropiane së bashku", tha Zelenski para të pranishmëve në forumin në resortin zviceran të skive.
Tel Aviv - Shefi i Shtabit të Izraelit, Herzi Halevi, ka dhënë dorëheqje, duke përmendur mossukseset e ushtrisë izraelite në lidhje me sulmet terroriste të 7 tetorit të udhëhequr nga Hamasi, bëri të ditur sot një zëdhënës ushtarak. Dorëheqja e Halevit do të hyjë në fuqi më 6 mars, tha zëdhënësi, raportoi DPA. Hapi erdhi "në një kohë kur ushtria izraelite ka bërë arritje të rëndësishme dhe është në proces të zbatimit të marrëveshjes për lirimin e pengjeve tanë", tha Halevi në një deklaratë.
Davos - SHBA do të mbetet një nga aleatët më të afërt dhe të pazëvendësueshëm të Gjermanisë, pavarësisht se kush është presidenti aktual, theksoi kancelari gjerman Olaf Sholci në fjalimin e sotëm në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, transmeton DPA. Vazhdimi i bashkëpunimit dhe partneritetit të ngushtë është në interes të SHBA-së dhe Gjermanisë, tha Sholci. Por, gjithashtu shtoi se nuk duhet të ketë përpjekje të rreme për "kënaqësi" apo "bisedë të ëmbël" të presidentit të ri amerikan, Donald Tramp.
Shkup - Ministria e Financave informon se sot në rrjetet sociale është shpërndarë një lajm i rremë ku transmetohet intervistë e rreme e ministres së Financave Gordana Dimitrieska Koçoska, për të cilën është përdorur logoja e televizionit Kanal 5. "Bëhet fjalë për një përmbajtje të krijuar të pavërtetë e cila përmban informata të rreme, qëndrime të pasakta dhe fotografi të ndryshuara, ndërsa i referohet një lloj sistemi të ri për rimbursimin e taksave", qëndron në kumtesën e Ministrisë së Financave.
Jamusukru - Të paktën 15 persona kanë humbur jetën dhe 23 të tjerë janë lënduar në një përplasje të një kamioni mallrash dhe një autobusi pasagjerësh në Bregun e Fildishtë, kumtuan autoritetet lokale. Dy automjetet janë përplasur në Ponan-Ouinlo, një fshat në pjesën perëndimore të vendit, tha Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile në një postim në Fejsbuk, pa dhënë detaje të tjera për shkakun e aksidentit. Aksidentet janë të zakonshme në vendin e Afrikës Perëndimore për shkak të rrugëve të rrënuara dhe drejtimit të rrezikshëm, me mbi 1.000 njerëz që vdesin çdo vit, tha Ministria e Transportit.