• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

12:00/30 prill/2026

Shkup - Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka publikuar Katalogun e dhuratave për personat e zgjedhur dhe të emëruar për vitin 2025, në përputhje me obligimet ligjore dhe parimet e transparencës dhe raportimeve në sektorin publik.Katalogu mundëson mbikqyrje publike në të dhënat për dhuratat e raportuara dhe kontribuon në transparencë më të madhe të institucioneve, si dhe drejtë forcimit të besimit të publikut në punën e tyre. 

Shtip - Një akt vandal në ShFK "Vanço Përqe" të Shtipit ka qenë arsyeja pse nuk ka mësim të rregullt për mbi 1.100 nxënës në këtë shkollë e cila ndodhet në zonën qendrore të qytetit të Shtipit, konfirmoi në një deklaratë për mediat drejtori i shkollës "Vanço Përqe" Kokan Radev. Janë shkatërruar tabela inteligjente, tabela, inventari, kompjuterët. Vandalisti ka përdorur sprej dhe mjet të mprehtë për të shkaktuar dëme në të gjithë shkollën, ndërsa në muret me sprej ka shkruar mesazhe të pahijshme.

Shkup - Festivali "Today It's All About Jazz" të cilin Orkestra nacionale e xhazit sot e organizon për shënimin e Ditës ndërkombëtare të xhazit, për shkak të shiut do të mbahet në Filarmoninë e Maqedonisë në vend se në parkun "Ibni Pajko". "Të gjitha koncertet do të mbahen sipas programit të paraparë me të njëjtën energji, muzikantë të nivelit të lartë dhe atmosferë festivali. Hyrja është falas", informon organizatori.

Shkup - Temperatura më e ulët këtë mëngjes është matur në Kodrën e Diellit - dy gradë, ndërsa më e larta në Strumicë 12 gradë Celsius. Sipas të dhënave të DPHM-së, dy gradë janë matur mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit, tre në Hanet e Mavrovës, gjashtë në Ohër, Manastir dhe Krushevë, shtatë në Shkup-Petrovec, Tetovë dhe Pretor, tetë në Shtip dhe Demir Kapi, nëntë në Shkup-Zajçev Rid, Kriva Pallankë, Kumanovë, Prilep, Vinicë, Kavadar dhe Berovë, dhjetë në Veles dhe Gjevgjeli dhe 12 në Strumicë.

Athinë - Gjashtë nga dhjetë të anketuar vlerësojnë se Greqisë i nevojitet ndryshim politik, 39 për qind që duan stabiliitet politik, ndërsa 66 për qind vlerësojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i mendimit publik, të zbatuar nga agjencia "Metron analysis" për televizionin grek "Mega", njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Berlin - Më shumë se gjysma e shteteve dhe territoreve në botë për herë të parë në historinë 25-vjeçare të renditjes ndodhen në kategoritë "e vështirë" ose "shumë serioze" kur bëhet fjalë për lirinë e mediave, njoftoi organizata "Reporterët pa kufij". Sipas të dhënave të raportit të publikuar sot nga Organizata, në kuadër të Indeksit vjetor të lirisë së mediave, vetëm shtatë vende vlerësohen si mjedis "i mirë" për gazetarët, dhe ato së bashku përfaqësojnë vetëm një për qind të popullsisë botërore.

Londër - Çmimet e naftës sot ka arritur nivelin më të lartë në katër vitet e fundit, pasi portali politik "Aksios" raportoi se komanda amerikane do ta informojë presidentin Donald Tramp për veprime të mundshme kundër Iranit, gjë që ka shtuar frikë për një përshkallëzim të ri të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme.  

Astana - Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov deklaroi se një zgjidhje afatgjate për konfliktin në Ukrainë nuk është e mundur pa zgjidhjen siç ai i quajti "shkaqet kryesore" të krizës. "Më me rëndësi është se pa adresuar shkaqet kryesore të krizës ukrainase, një zgjidhje e drejtë dhe afatgjate është e pamundur", tha Lavrovi në konferencën për shtyp pas bisedimeve me ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Jermek Kosherbaev.

Odesë - Dronë rusë gjatë natës e kanë sulmuar qytetin jugor ukrainas Odesa, për herë të dytë këtë javë, me ç'rast të paktën 18 persona janë lënduar dhe janë dëmtuar objekte banesore. Më së shumti dëme sulmet kanë shkaktuar në Qarkun qendror bregdetar, ku janë dëmtuar ndërtesa të larta dhe pesëkatëshe, deklaroi Serhij Lisak, shef i administratës lokale. Odesa, porti kryesor në Detin e Zi është pika kyçe për eksportin ukrainas dhe shpesh është objektiv i sulmeve ruse.

Teheran - Presidenti iranian Masud Pezeshkian deklaroi se çdo tentim për bllokadë të Iranit në det "do të jetë i dënuar në dështim", duke theksuar se Ngushtica e Hormuzit ka rëndësi kyçe strategjike dhe kombëtare për Iranin. Në porosinë me rastin e Ditës kombëtare të Gjirit Persik, të publikuar në Tasnim, Pezeshkian tha se rruga detare është "pjesë e pandarë e identitetit iranian" dhe simbol i sovranitetit të vendit. Ai informoi për rëndësinë globale në rritje të Ngushticës së Hormuzit në çështjet energjetike dhe të sigurisë.

Nju Jork - Pentagoni ka vlerësuar se kostoja e luftës kundër Iranit deri tani ka arritur në rreth 25 miliardë dollarë, por ky vlerësim nuk përfshin kostot e mundshme të rindërtimit të bazave ushtarake amerikane të dëmtuara në rajon. Siç bën të ditur Si-En-En, kostoja totale mund të arrijë midis 40 dhe 50 miliardë dollarë kur llogaritet riparimi i infrastrukturës dhe zëvendësimi i pajisjeve të shkatërruara.

Uashington - Presidenti amerikan Donad Tramp mbrëmë në Shtëpinë e Bardhë u takua me astronautët e NASA-s nga misioni "Artemis II" dhe me këtë rast bëri shaka për ambiciet e tij hapësinore, duke thënë se nuk do të kishte problem të bëhej astronaut i NASA-s, njoftoi DPA. "Duhet të jeni shumë të zgjuar. Duhet të bëni shumë gjëra mirë fizikisht. Kështu që nuk do të kisha problem ta bëja, jam shumë, shumë mirë fizikisht", u tha Tramp gazetarëve në Dhomën ovale.

Romë – Sulmuesi i Romës, Paulo Diballa ende nuk ka rënë dakord t'i bashkohet ndonjë klub si agjent i lirë këtë verë. Sipas insajderit Fabricio Romano në platformën e rrjeteve sociale X, argjentinasi 32-vjeçar është plotësisht i përqendruar në përfundimin e sezonit me klubin romak në nivelin më të lartë të mundshëm dhe më pas do të vlerësojë të ardhmen e tij dhe opsionet e mundshme për të vazhduar karrierën e tij.

Остани поврзан