12:00/8 maj/2026
Shkup - Në Shkup sot vazhdon Konferenca rajonale ministrore "Prirja e ndryshimeve: Rrugë drejt rezistencës demografike në pajtim me nevojat e njerëzve" në organizim të Minsitrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Të Rinjve dhe UNFPA-së. Dita e dytë e Konferencës rajonale do të fillojë me fjalimin e kryetarit të Kuvendit, Afrim gashi dhe ndihmës sekretarit të përgjithshëm dhe zëvendësdrejtor ekzekutiv të programit të UNFPA-së, Fondit për populaltë të Kombeve të bashkuara, Pio Smith.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje evropiane, Bekim Sali, realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Council of Europe, Alen Berse ku u konfirmua bashkëpunimi i fuqishëm dhe i vazhdueshëm ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës në fushën e sundimit të ligjit, demokracisë dhe të drejtave të njeriut. Ministri Sali përshëndeti mbylljen e dialogut post-monitorues të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës në janar të vitit 2026, duke e vlerësuar atë si njohje të rëndësishme për progresin demokratik të shtetit, reformat në sundimin e ligjit dhe përkushtimin ndaj standardeve evropiane.
Shkup - Potencialet e dy aeroporteve të Maqedonisë së Veriut dhe kapaciteti turistik i vendit janë prezantuar para kompanive kryesore ajrore dhe operatorëve turistikë në një roud-shou në Finlandë dhe Norvegji, nga ana e koncesionarit TAV Maqedonia, ndërsa me qëllim hapjen e linjave të reja direkte ajrore drejt vendeve skandinave.
Shkup - Pas një sëmundje të gjatë, në moshën 53-vjeçare ndërroi jetë gazetarja e MIA-s, Irena Radovanoviq, një prej figurave të njohura në gazetarinë e vendit, posaçërisht në fushën e politikës së brendshme. Karrierën e gazetarisë e filloi në javoren "Fokus" në vitin 1991 ku punoi deri në vitin 2001, pas çka vazhdoi në "Veçer" si gazetare në rubrikën e politikës së brendshme. Në vitin 2004 bëhet pjesë e redaksisë së gazetës "Nova makedonija", ndërsa prej vitit 2006 dhe 2007 e gazetës ditore "Makedonija denes" dhe javores "Denes". Ka punuar edhe në javoret politike "Forum", në gazetën "Dnevnik" dhe në Radion "Evropa e Lirë".
Sofje - Parlamenti bullgar pritet sot ta votojë propozim-kabinetin e kandidatit për kryeministër Rumen Radev, të nominuar nga partia "Bullgaria Progresive". Presidentja Ilijana Jotova dje ia dorëzoi mandatin e parë për përbërjen e qeverisë Radevit, si përfaqësues i grupit më të madh të deputetëve në Kuvendin e 52-të Kombëtar, i cili menjëherë e ktheu mandatin si të përmbushur. Struktura qeveritare e propozuar parashikon katër zëvendëskryeministra dhe 18 ministri, me ç'rast tre resorë - për ekonominë, për inovacionet dhe qeverisjen elektronike, planifikohet të ristrukturohen në dy ministri.
Bejrut - Të paktën 12 persona janë vrarë gjatë sulmeve të djeshme izraelite në Libanin jugor, njoftoi Ministria e Shëndetësisë së Libanit. Izraeli po vazhdon sulmet ndaj lëvizjes islamiste libaneze Hezbollah, pavarësisht armëpushimit të shpallur më herët. Informacionet për sulmet e reja vijnë në një kohë kur një përfaqësues i Departamentit të Shtetit amerikan njoftoi se më 14 dhe 15 maj në Uashingtondo të mbahen bisedime mes Libanit dhe Izraelit, me qëllim përgatitjen e terrenit për negociata paqeje.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi se tre shkatërrues të marinës amerikane u gjendën nën zjarr gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit. Trump në rrjetin e tij social "Truth Social" tha se shkatërruesit nuk pësuan dëme, por se "u shkaktuan humbje të rënda sulmuesve iranianë".
Uashington - Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karolin levit, e cila në moshën 28-vjeçare u bë sekretarja më e re për shtyp në historinë e Shtëpisë së Bardhë, në rrjetet sociale ndau fotografi të fëmijës së vet të dytë, vajzës me emrin Viviana. "Më 1 maj, Viviana, apo Vivi, iu bashkua familjes sonë dhe zemrat tona menjëherë u mbushën me dashuri", shkroi Levit. "Ajo është e përkryer dhe e shëndoshë, ndërsa vëllai i saj i madh, i lumtur po adaptohet me motrën e vogël në jetën e tij. I gëzohemi çdo çasti me foshnjen tonë", shtoi Levit.
Birmingem – Aston Villa dhe Frajburgu janë kualifikuar në finalen e Ligës së Evropës pasi mbrëmë fituan ndeshjen e dytë të gjysmëfinales. Në përballjen midis dy skuadrave të Premier ligës, Aston Villa ishte më e sukseshme dhe mposhti Notingam Forestin me rezultat 4-0. Aston Villa kaloi në epërsi me golin e Oli Uotkinsit në pjesën e parë dhe kështu anuloi avantazhin e rivalëve të tyre nga ndeshja e parë. Në pjesën e dytë, Emiliano Buendia e rriti epërsinë në 2-0 nga penalltia, ndërsa dy golat e Xhon Mek Ginit ishin përfundimtare për 4-0.
Londër – Ekipet e Kristall Pallasit nga Anglia dhe Rajo Valekanos nga Spanja do të luajnë në finalen e Ligës së konferencës e caktuar më 27 maj në Lajpcig. Ekipi i Premier ligës, Kristall Pallas edhe në ndeshjen kthyese siguroi fitore kundër Shahtjorit me rezultatin 2:1 dhe eliminoi rivalin e tyre me rezultat të përgjithshëm 5:2. Pallasi kaloi në epërsi me një autogol të Pedro Henrikes në minutën e 25-të, ndërsa Eginaldo barazoi në minutën e 34-të. Rezultatin përfundimtar 2:1 e vendosi Ismaila Sar në minutën e 52-të.