15:00/ 4 maj/ 2026
Shkup - Deklaratat e dëshmitarëve Dario Trifunov dhe Aleksandra Pepelarovska, të dhëna në Prokurori gjatë procedurës hetimore u lexuan në sallën e gjyqit në Idrizovë në gjykimin e sotëm për zjarrin në diskotekën "Puls" në Koçan, pasi të dy nuk janë më në dispozicion të organeve të rendit. Mbrojtja kundërshtoi propozimin e Prokurorisë për tërheqjen e këtyre dëshmitarëve, duke pretenduar se ata janë vendimtarë për përcaktimin e disa momenteve kyçe rreth zjarrit - kush i vendosi dhe ndezi spërkatësit në mbrëmjen fatale në diskotekë. Dario Trifunov, në deklaratën e tij në Prokurori, përshkruan shpërthimin e zjarrit më 16 mars në diskotekë, si dhe evakuimin, kërkimin për pjesën tjetër të grupit me të cilin kishte dalë atë mbrëmje dhe se si u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.
Shkup - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, mbajti fjalim në ditën e parë të Konferencës së kryetarëve të Parlamenteve të vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të BE-së që do të mbahet në Kopenhagë, në temën "Evropa në rendin botëror në ndryshim: siguria, zgjerimi dhe roli i bashkëpunimit parlamentar". Në hyrje të temës, siç informojnë nga shërbimi për informim i Kuvendit, u theksua se zgjerimi i BE-së është edhe domosdoshmëri strategjike edhe qëllim politik, që kërkon që vendet kandidate të përmbushin standarde të rrepta për të siguruar stabilitet, demokraci dhe besueshmëri. Gjithashtu u theksua se, ndonëse zgjerimi i anëtarësimit e forcon ndikimin e BE-së, ai gjithashtu e ndërlikon miratimin e vendimeve, duke e bërë integrimin gradual dhe reformat e mundshme të votimit të domosdoshme për të ruajtur efikasitetin dhe legjitimitetin demokratik.
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski pret realizim të projektit "Hekurudha e shpejtë" në Korridorin 10 të fillojë në fillim të vitit të ardhshëm, pasi që pas përfundimit të studimeve fizibiliti do të nënshkruhet marrëveshja me financuesin potencial. "Vazhdojmë me realizimin e projektit 'Hekurudha e shpejtë' në Korridorin 10. Studimi fizibiliti tashmë është nga fundi, dhe studimi për ndikim ndaj mjedisit jetësor është gjithashtu hga fundi, kohëzgjatja ligjore është 270 ditë dhe pres këtë verë në qershor-korrik të mbyllen këto çështje sepse do të nevojitet edhe revizion i atyre studimeve. Pasqi që të përfundohet e tërë kjo, do të hyjmë në proces të nënshkrimit të marrëveshjes për financuesin ptencial. Minsitria e Financave tashmë publikoi shpallje, kemi ofertë indikative joobliguese nga ofertuesi potencial dhe kuptohet duhet t'i konfirmojnë kushtet që i dhanë atëherë dhe nëse gjithçka shkon siç duhet, pres në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë realizimi", deklaroi Mickoski, në pyetjen e gazetarëve pas pranisë në shërbesën përkujtimore në kishën "Shën Spasi" - Shkup me rastin e 123 viteve të vdekjes së Goce Dellçevit.
Shkup- Mbetemi me çmimin bindshëm më të ulët të benzinës dhe naftës në rajon, me akciza të ulura për benzinën dhe për naftën dhe TVSH të reduktuar për benzinën, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski. Në pyetjen e gazetarëve, Mickoski tha se nuk është planifikuar asnjë masë e re për uljen e TVSH-së për naftën, duke theksuar se sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), vendi është ndër tre vendet e para në Evropë për sa i përket masave të aplikuara në lidhje me PBB-në.
Shkup - Komisioni parlamentar për Çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike sot dha mbështetje dhe i kaloi për lexim të dytë të mëtejshëm Propozim- ligjin për ndihmën për shtesë për të rinjtë për Propozim -ligjin për emërimin dhe plotësimin e Ligjit për zonat e gjelbra industriale. Me Propozim- ligjin për shtesa për të rinjtë zgjatet afati për zbatimin e këtij ligji deri më 31 dhjetor 2028. Me ligjin u mundësohet të rinjve deri në 23 vjeç dhe të punësuar në zona prodhimi të paguhet shtesë për të rinj prej 3.000 denarë. Për këtë qëllim nga buxheti i Agjencisë së Punësimit do të ndahen 126 milionë denarë.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se në marrëdhëniet dhe negociatat me Bullgarinë si Qeveri do të këmbëngulin në atë që përfaqëson rrënjët tona, vijë të identitetit maqedonas, se kjo është vija e kuqe dhe nuk do të heqim dorë asnjë milimetër. Nuk pret të ndryshojë narrativa e palës bullgare pavarësisht njoftimeve për formimin e qeverisë së qëndrueshme, për sa kohë që, siç tha ai, në vend ka struktura politike dhe shoqërore që janë të gatshme të gjunjëzohen para autoriteteve bullgare. "Në shekullin 21 e mohojnë identitetin e të madhit maqedonas Goce Dellçev. Në shekullin 21 populli maqedonas ende përballet me këto sfida për të cilat nuk duhej të përballet. Fatkeqësisht në vend se të luftojmë për një të ardhme të përbashkët, për një të ardhme më të mirë ne ende hapim çështje nga e kaluara dhe fatkeqësisht një pjesë e atyre çështjeve me rrënjët e tyre janë në mesjetë", tha Mickoski në pyetjen e gazetarëve pas panihidës të mbajtur me rastin e 123 vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit.
Shkup - Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se kanë diskutime të caktuara brenda BE-së për të tejkaluar turmën e krijuar nga zbatimi i sistemit EES për hyrje në vendet e Unionit. Megjithatë, ai shton se nëse kjo nuk tejkalohet dhe pushimet verore janë problem, atëherë, siç tha, të gjithë ne mund t'i kalojmë ato në vendet e bukura që ka Maqedonia. "Nuk do të komentoja shumë për atë mënyrë sjelljeje. Kemi diskutime të caktuara brenda BE-së për ta tejkaluar këtë. Megjithatë, nëse pushimet verore janë problem, kemi liqene të bukura, male, kemi vende të bukura në Maqedoni. U bëj thirrje qytetarëve të Maqedonisë që pushimet e tyre verore t'i kalojnë në malet dhe liqenet e vendit, në fshatrat e Maqedonisë, sepse kemi një vend të bukur dhe duhet të kujdesemi vetë për të sepse nuk kemi një atdhe të dytë rezervë", tha Mickoski në përgjigjen e pyetjes së gazetarëve pas shërbimit përkujtimor të mbajtur me rastin e 123-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit.
Shkup- Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë, Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Timço Mucunski, në emër të Qeverisë bënë homazhe për sakrificën e heroit maqedonas Goce Dellçev. “Në këtë mënyrë duam të tregojmë se si Qeveri do të bëjmë gjithçka që idealet e tij, luftën e tij për një Maqedoni të pavarur për popullin maqedonas. Por edhe për të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni, të mbetet e përjetshme, të kujtojmë figurën dhe veprën e tij dhe në këtë mënyrë ajo të përcillet edhe te gjeneratat që vijnë pas nesh, sepse vlerat në të cilat ka besuar vigani ynë Goce Dellçev, për fat të keq, edhe sot disa vende anëtare të BE-së ende nuk i respektojnë”, ka thënë Mickoski.
Shkup - Sot shpërtheu zjarr në një deponi në Komunën e Shuto Orizares. Sipas informatave të Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) digjej makina për bluarjen e hekurit, por zjarri është vënë nën kontroll. "Në numrin emergjent 112 është pranuar thirrje për zjarr në një makinë për bluarjen e hekurit në rrugën "1675" nr.24, në Shuto Orizare. Briga për mbrojtje nga zjarri e Qytetit të Shkupit ka intervenuar me dy automjete të zjarrfikësve", njoftoi QMK.
Shkup - Me rastin e përvjetorit të vdekjes së revolucionarit maqedonas, Goce Dellçev, kryetari i Lidhjes socialdemorkate të Maqedonisë (LSDM), Venko FIlipçe, sot dërgoi porosi politike dhe kritika drejt VMRO-DPMNE-së duke e akuzuar partinë për keqpërdorim të emrit, figurës dhe veprës së Dellçevit. Filipçe në paraqijen e tij theksoi se GOce Dellçev ka luftuar për një Maqedoni të lirë dhe të drejtë, përderisa kryesia e sotme e VMRO-DPMNE-së, siç tha, e ka shndërruar shtetin në pre të korrupsionit.
Shkup- Në rrjedhë është intervenimi për shuarjen e zjarrit që shpërtheu sot në Vizbeg, në lokacionin afër rreth rrotullimit, ku është djegur një pronë private ku ishin deponuar automjete të vjetra, informuan nga Qyteti i Shkupit. Brigada zjarrfikëse e Qytetit të Shkupit menjëherë doli në terern dhe me të gjitha automjetet e disponueshme dhe kapacitetet njerëzore dhe në mënyrëp aktive po vepron në përballjen me zjarrin. Paralelisht, në terren janë edhe inspektorët e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin janë informuar Ministria e Punëve të Brendshme, Inspektorati shtetëror për mjedis jetësor, si dhe Prokuroria publike.
Shkup - Me vendosjen e luleve në vendin e përjetshëm të prehjes në kishën "Shën Spas" në Shkup dhe me një shërbese përkujtimore sot u shënuan 123 vjet nga vdekja e revolucionarit maqedonas dhe luftëtarit për liri, Goce Dellçev. Delegacion qeveritar i udhëhequr nga kryeministri, Hristijan Mickoski, së bashku me zëvendëskryeministrin Lupço Dimovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski vendosën lule para varrit të Dellçevit. Homazhe bëri edhe një delegacion parlamentar i përbërë nga Velika Stojkova-Serafimovska dhe Fatmir Bytyqi, përfaqësues të kabinetit të presidentit, trupit diplomatik, partive politike, shoqatave qytetare që mbajnë emrin e Dellçevit, Unioni i luftëtarëve, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski. Ndër të pranishmit ishin edhe qytetarë të shumtë.
Shkup - Ministria e Drejtësisë sot njoftoi se në lidhje me rastin me Nikolla Gruevskin, ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për kompletimin e dokumentacionit dhe procesimin e tij adekuat në kuadër të procedurës ligjore. Siç citon, veprohet vetëm sipas ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. "Mbledhja e informatave nga gjykatat kompetente ka për qëllim të sigurojë bazë juridike të plotë dhe të saktë për veprim të mëtejshëm. Ministria nuk ka kompetencë t'i rishqyrtojë vendimet gjyqësore të formës së prerë, por është e detyruar të veprojë sipas tyre. Njëherit, theksojnë se të gjitha procedurat zhvillohen përmes një procesi institucional dhe në bashkëpunim me organet kompetente të Hungarisë, pa ndikim të deklaratave politike ose kualifikimeve, informon Ministria dhe shton se mbetet e përkushtuar ndaj sundimit të ligjit dhe respektimit të rendit juridik.
Shkup - Sektori i Krimit Kibernetik pranë Byrosë së Sigurisë Publike në Ministrinë e Punëve të Brendshme informon opinionin se është vërejtur një dukuri e shpeshtë ditëve të kaluara, ku persona të panjohur nëpërmjet një numri telefonik të huaj +639606963624 u dërgojnë përdoruesve të Maqedonisë mesazhe për gjoja se kundërvajtjen e regjistruar në trafik dhe kërkojnë të bëhet pagesa me kartë pagese për të njëjtin në ueb faqe të rreme: http://mvr.govmk.cam/mk. Mashtrimin, sqaron MPB, e kyejnë në atë mënyrë që, pasi që personat do të klikojnë në linkun e lënë në mesazh, i njëjti çon në ueb faqe të rreme të MPB-së ku Ju kërkojnë të futni numrin e targës së automjetit Tuaj dhe më pas ju çojnë në dritare të re ku është regjistruar kundërvajtje për ju dhe kërkojnë pagesë prej 1500 denarësh për të njëjtën.
Shkup - Detyrimi për interpretimin e historisë u takon historianëve, të cilët flasin në bazë të fakteve dhe dëshmive, prandaj debati për historinë duhet t’u lihet historianëve. Ne duhet të punojmë për të mbrojtur atë që është më thelbësore për ne, e që janë rrënjët e identitetit tonë dhe gjuha jonë. Nuk është detyrë e politikanëve të ndërhyjnë në rezultatet që do të arrijë Komisioni Historik, por është shumë e rëndësishme që politika të mos ndikojë mbi Komisionin dhe të ketë besim te njerëzit që janë pjesë e tij, se ata do të punojnë mbi bazë të provave dhe fakteve shkencore gjatë hartimit të çdo përfundimi,” tha ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski. Në debatin e sotëm në Qeveri, të organizuar me rastin e 123-vjetorit të vdekjes së Goce Dellçevit, ministri i Punëve të Jashtme tha se sfida që kemi përpara nuk është nëse do ta mbrojmë historinë apo jo, por si do ta komunikojmë atë dhe nëse do të lejojmë që ajo të bëhet objekt relativizimi.
Shkup– Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska është në vizitë pune në Bruksel, ku do të marrë pjesë në Dialogun e rregullt vjetor ekonomik dhe financiar ndërmjet BE-së dhe partnerëve rajonalë, vendeve të Ballkanit Perëndimor, Moldavisë, Turqisë dhe Ukrainës. Siç informojnë nga Ministria e Financave, në kuadër të Dialogut të 12-të ekonomik dhe financiar do të diskutohet për zhvillimin ekonomik, sfidat dhe planet, ndërsa do të miratohen edhe rekomandime për politikat e targetuara për secilin vend, të cilat duhet të zbatohen në periudhën e ardhshme.
Shtip - Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov i cili ishte i dënuar për rastin 27 Prilli sot u lirua me kusht, konfirmoi për MIA-n drejtori i Burgut-Shtip, Dejan Zdravkov. Çavkov nga Burgu-Shtip doli sot rreth orës 10. Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Çavkov dënimin me burg e vuajti në Burgun-Shtip. Çavkov ishte i dënuar me 18 vite burg për terrorizëm pas ngjarjeve të 27 Prillit 2017 në Kuvendin e Maqedonisë.
Ankara - Shirat e rrëmbyeshëm, stuhitë dhe bora në disa pjesë të Turqisë që nga mbrëmë kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, ndërprerje të komunikacionit dhe mbyllje të rrugëve. Një burrë vdiq në provincën juglindore të Sanliurfas pasi u godit nga rrufeja. Sipas agjencisë Anadollu, erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan dëme materiale dhe përmbytje lokale në Shanliurfa, Dijarbakir, Kilis dhe Gaziantep. Në Gaziantep sot është ndërpreë mësimi, ndërsa më shumë se 40 shkolla u evidentuan çati të dëmtuara dhe dritare të thyera. Në përmbytjet në Shanliurfa u plagosën 29 persona, ndërsa një bari 27-vjeçar vdiq pasi u godit nga rrufeja.
Uashington - Shtetet e Bashkuara të Amerikës sot kumtuan se ishin të gatshme të "shoqëronin" anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, në një përpjekje të re për t'i dhënë fund një bllokade që po shkakton goditje serioze në ekonominë globale. Qendra e përbashkët e informacionit detar e udhëhequr nga SHBA-ja këshilloi anijet të kalonin nëpër ngushticën në ujërat e Omanit, duke thënë se atje ishte krijuar një "zonë e sigurisë së shtuar". Ushtria amerikane kumtoi se iniciativa mund të përfshijë shkatërrues me raketa të drejtuara, më shumë se 100 aeroplanë dhe rreth 15.000 ushtarë, por nuk specifikoi se çfarë lloj ndihme ose shoqërimi do t'u ofrohej konkretisht anijeve.
Dubai - Ushtria iraniane kumtoi se kishte parandaluar hyrjen e shkatërruesve amerikanë në Ngushticën e Hormuzit. Me departamentin e marrëdhënieve me publikun të ushtrisë iraniane theksuan se "një paralajmërim i fortë dhe i shpejtë për marinën e Republikës Islamike parandaloi hyrjen e shkatërruesve armiqësorë amerikanë dhe sionistë" në këtë rrugë ujore strategjikisht të rëndësishme. Ky pretendim vjen vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Tramp, paralajmëroi se ushtria amerikane do të niste një operacion për të ndihmuar anijet tregtare të bllokuara në ngushticë. Komanda Qendrore amerikane (CENTCOM) shpejt konfirmoi mbështetjen e saj për misionin.
Jerevan- Kryeministrja italiane Xhorxha Meloni në Samitin e Bashkësisë Politike Evropiane (BPE) deklaroi se kjo platformë duhet të veprojë në mënyrë proaktive dhe të zhvillojë një politikë për parandalimin e krizave, në vend që të reagojë pasi ato të kenë ndodhur, transmetoi ANSA. Meloni shprehu kënaqësinë që në takimin në Jerevan është i ftuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute, duke theksuar rëndësinë e këtij formati politik për të bashkëpunuar me partnerë me pikëpamje të ngjashme. Ajo, megjithatë, potencoi se vëmendja e BPE-së duhet të drejtohet në një masë shumë më të madhe drejt rajoneve fqinje, veçanërisht drejt vendeve mesdhetare. Sipas kryeministres italiane, kjo është veçanërisht e dukshme në një kohë kur vëmendja e bashkësisë ndërkombëtare është përqendruar në të ashtuquajturën zonë më të gjerë mesdhetare.