• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/28 prill/2026

Shkup – Sot u mbajt Mbledhja e katërt e Këshillit për Reforma në Administratën Publike, me të cilën kryesonte kryeministri Hristijan Mickoski, në të cilën ishin shqyrtuar dhe miratuar shumë pika të rëndësishme të rendit të ditës, në mesin e të cilave Raporti vjetor për vitin 2025 për ndjekjen e zbatimit të Strategjisë për Reforma në Administratën Publike (2023–2030) me Planin e Veprimit, si dhe Raporti për Administratën Publike sipas rekomandimeve nga misioni vlerësues i SIGMA nga viti 2024, informojnë nga Ministria e Administratës Publike. 

Shkup  - Zgjerimi duhet të mbetet proces i bazuar në merita, por jo i penguar nga kalkulime afatshkurtra politike. Sepse nëse standardet janë të njëjta, atëherë edhe trajtimi duhet të jetë i tillë, theksoi kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në konferencën ndërkombëtare "Ballkani Perëndimor në vorbullën e gjeopolitikës së re të sigurisë", në kuadër të "Takimit të III Ndërkombëtar të Miqve të Ballkanit Perëndimor", organizuar nga Nizami Ganjavi International Center.

Shkup  - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nesër do ta presë në takim presidentin Konfederatës së Zvicrës, Gi Parmelan i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. Presidenti zviceran do të pritet me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake në një ceremoni në kabinetin e presidentes, ku do të zhvillohet takim tet-a-tet midis presidentëve dhe më pas takim plenar i delegacioneve midis dy vendeve.

Shkup - Transheja e re prej 176.6 milionë denarëve ose afërsisht 2.9 milionë euro është transferuar nga buxheti qendror në Bankën Zhvillimore për mbështetjen e kompanive vendore. Kjo është transheja e dytë këtë vit që plasohet në Bankën Zhvillimore, kurse prej andej në bankat komerciale përmes të cilave mjetet plasohen tek shfrytëzuesit e fundit, respektivisht kompanitë. Deri më tani, janë plasuar në ekonominë vendore gjithsej 14 miliardë denarë ose 227.3 milionë euro.

Shkup - Ministri i Transformimit dixhital, Stefan Andonovski, sot mbajti një fjalim në konferencën e biznesit për sigurinë kibernetike të organizuar nga Telekom Maqedoni, kushtuar rregullores së re për sigurinë e sistemeve të rrjetit dhe informacionit dhe sfidave në mbrojtjen e infrastrukturës dixhitale, pas çka theksoi se siguria kibernetike nuk mund të trajtohet më si një çështje teknike, por si një faktor kyç për qëndrueshmërinë e shtetit dhe funksionalitetin e ekonomisë", informojnë nga Ministria.

Shkup  - Avokati i Popullit shpreh shqetësim të thellë në lidhje me informacionin publik në lidhje me një rast dhune të rëndë nga bashkëmoshatarët e kryer nga një grup nxënësish ndaj shoqes së tyre të klasës, i cili përmban elementë të abuzimit fizik dhe psikologjik, poshtërimit dhe trajtimit degradues.  Nga institucioni vlerësojnë se ngjarje të tilla përfaqësojnë një formë të rëndë të shkeljes të të drejtave dhe dinjitetit të fëmijës dhe tregojnë dobësi serioze në sistemin e parandalimit dhe mbrojtjes nga dhuna në institucionet arsimore.

Shkup  - Mbrojtja e të akuzuarit të parë për zjarrin në Koçan, pronarit të diskotekës së djegur "Puls", Dejan Jovanov Deko, para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për zjarrin, në sallën e gjyqit në "Idrizovë", i dorëzoi gjykatës dokumentacion shtesë mjekësor për gjendjen e përkeqësuar shëndetësore dhe kërkoi zëvendësimin e paraburgimit me arrest shëpiak.  Ndaj një kërkese të tillë të mbrojtjes reaguan me pakënaqësi prindërit e viktimave, të cilët po e ndjekin procesin në sallën e gjyqit. 

Shkup  - Programi financiar gjashtë vjeçar i BE-së "BE-ja për komunat" (EU4U) u përmbyll sot me ndarjen e çmimeve të ekselencës komunale për arritjen e komunave dhe rajoneve në menaxhim me projektet e financuara nga BE-ja, rritjen e të ardhurave, menaxhimin financiar, bashkëpunimin tejkufitar, rezistencën, zhvillimin e turizmit dhe përforcimin e kapaciteteve administrative. Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Zllatko Perinski tha se rezultatet e arritura përmes programit "BE-ja për komunat" janë të dukshme, të matshme dhe nga vlera e jashtëzakonshme për bashkësitë lokale në vend.

Shkup  - Autopsia e 59 viktimave të zjarrit në diskoteken "Puls" në Koçan tregon se vdekjet e tyre ishin të dhunshme dhe ndodhën si rezultat i helmimit nga monoksidi i karbonit.  Në pesë nga viktimat, mendimi i autopsisë nga Instituti i mjekësisë ligjore gjithashtu, konstatoi se vdekja ishte e dhunshme, por e cila ndodhi nga mbytja nga presioni në gjoks ose si rezultat i mungesës së ajrit dhe oksigjenit në mjedisin përreth.

Shkup  - Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon një hetim aktiv për rastin e dhunës mes bashkëmoshatarëve në lagjen "Gjorçe2 të Shkupit, në të cilin, sipas informacioneve zyrtare, tashmë janë thirrur për bisedë 14 persona, ndërsa për disa prej tyre do të pasojnë veprime përkatëse procedurale. Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, theksoi se bëhet fjalë për një problem serioz që kërkon angazhim institucional, por edhe një angazhim më të gjerë shoqëror.

Shkup  - Nga Komisioni Evropian, Drejtoria e përgjithshme për bujqësi dhe zhvillim rural, sot arriti njoftim zyrtar se Fondet nga programi IPARD janë përsëri të qasshme për fermerët nga Maqedonia e Veriut. Konform aktiviteteve të ndërmarra në kohë, kontrollin e plotë dhe të detajuar të përdorimit të fondeve IPARD, është vërtetuar se nuk ka pasur parregullsi në procedura. Kjo do të thotë se sistemi funksionon, institucionet veprojnë në mënyrë të përgjegjshme, transparente dhe në interes të fermerëve, bëri të ditur ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski.

Shkup - Deputeti Ilir Demiri po merr pjesë në mbledhjen e Komisionit për Zhvillim Social, Arsim, Kërkim dhe Shkencë të Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (AP e PBEJL), e cila po mbahet më 27 dhe 28 prill 2026 në Ankara. Tema kryesore e diskutimit në mbledhje është: “Përdorimi i inteligjencës artificiale në arsim”. Mbledhja u hap me fjalim përshëndetës nga kryetari i Komisionit, Refik Ozen, i ndjekur nga fjalimi i zëvendësministrit të Arsimit të Republikës së Turqisë, Bilal Maxhit.

Shkup - Nuk ka përçarje as në grupin parlamentar dhe as në parti. Është e vërtetë që po diskutojmë të gjitha opsionet, por për momentin po e lëmë vetëm punën në grupin punues për Kodin Zgjedhor, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në konferencë për media. Filipçe këtë e tha duke u përgjigjur në pyetjen të cilën e hapi sot ZNAM në konferencë për media në lidhje me qëndrimet e ndryshme me koordinatorin e grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski për atë nëse partia del vetëm nga grupi i punës për Kodin Zgjedhor ose edhe nga Kuvendi. 

Shkup  - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, mori pjesë në "Kosova Finance Forum 2026", ku mbajti fjalim në temën "Ndërtimi i besimit në tregjet financiare në Ballkanin Perëndimor", informojnë nga Kabineti i tij. Në fjalimin e tij, ministri Durmishi theksoi se ndërtimi i besimit është parakusht kyç për investime, zhvillim ekonomik dhe stabilitet, veçanërisht në kohë ndryshimesh dinamike ekonomike dhe gjeopolitike. Ai nënvizoi se integrimi evropian mbetet prioriteti jonë strategjik dhe nxitësi kryesor i reformave ekonomike, që synon krijimin e një sistemi të parashikueshëm, ekonomi transparente dhe konkurruese. 

Shkup  - Në Shkup sot u promovua protokolli për personat pa nënshtetësi, me të cilin institucionet vendosin një qasje sistematike dhe të koordinuar për trajtimin e rasteve të reja si dhe për përmisimin e qasjes në të drejtat themelore, përfshirë edhe kujdesin shëndetësor. Protokolli është rezultat i bashkëpunimit midis Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Shëndetësisë dhe Misionit të OSBE-së në Shkup dhe ka për qëllim t'i japë fund zgjidhjeve ad hok dhe boshllëqeve administrative. 

Shkup – Me fjalët përmbyllëse të palëve sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi kundër Stojançe Jovanovskit ku Prokuroria kërkoi dënimin maksimal për të pandehurin, duke vlerësuar se procedura vërtetoi vazhdimësinë e dhunës fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj Ivana Jovanovskës e cila, sipas aktakuzës, kulminoi me tragjedinë më 2 mars të këtij viti, kur ajo dhe vajza e saj gjashtëvjeçare Katja humbën jetën. Mbrojtja, nga ana tjetër kërkoi lirimin nga akuzat, duke argumentuar se Prokuroria nuk kishte vërtetuar as pasojën dhe as shkakun e veprave që i m'vishen të akuzuarit.

Tetovë - Në periudhën 20–26 prill 2026, në kuadër të projektit CEEPUS PL-1910-02-2526 “Supply Chains Management: From the Perspective of National Industries”, u zhvilluan aktivitete në Akademinë për studime ekonomike në Kishinjev, Republika e Moldavisë. Siç njofton Zyra për informim pranë UT-së, në këto veprimtari morën pjesë përfaqësues nga Fakulteti ekonomik i Universitetit të Tetovës: Prof. Dr. Brikend Aziri, dekan i Fakultetit Ekonomik; Prof. Dr. Vjollca Hasani Limani, prodekane për shkencë; si dhe studentet Zana Abazi dhe Era Memedi, nga cikli i parë i studimeve në programin studimor Financa dhe Kontabilitet.

Shkup  - Sot dhe nesër moti do të jetë i ngrohtë, vende-vende me reshje të shiut  dhe kushte për bubullima të rralla. Të enjten nën ndikimin e një mase ajrore të lagësht dhe të ftohtë, do të mbajë mot me vranësirsa dhe reshje shiu që do të jenë më të dendura nga 15 deri në 20 litra për metër katror. Për shkak të depërtimit të ajrit më të ftohtë nga veriu, reshjet e shiut në zonat malore do të kalojnë në reshje bore. 

Bernë - Presidenti i Zvicrës, Gi Parmelen nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Shkup, ku do të pritet nga homologia e tij, Gordana Siljanovska Davkova. Marrëdhëniet mes Zvicrës dhe Maqedonisë së Veriut janë përgjithësisht shumë të mira dhe bashkëpunuese, të ndërtuara mbi diplomaci, ekonomi dhe lidhje njerëzore. Këtë bashkëpunim të mirë mes Shkupit dhe Bernës e ka konfirmuar edhe ministri i Punëve të Jashtme, Timço Mucunski gjatë vizitës së tij të fundit në Gjenevë.

Vjenë  - Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB), Rafael Grosi, paralajmëroi në konferencën për Marrëveshje për mospërhajpe të armëve bërthamore në Nju-Jork se rreziku nga katastrofa bërthamore e ka arritur nivelin më të lartë nga Lufta e Ftohtë.

Moskë  - Presidenti rus, Vlladimir Putin sot deklaroi se vendet perëndimore po i humbin pozitat e tyre lidere dhe po u lënë vend qendrave të reja për rritje dhe vendeve nga Jugu global dhe se vendet që mbështesin sovranitetin e tyre në fusha kyçe, luajnë rol të rëndësishëm në këtë arkitekturë.

Uashington – Presidenti amerikan, Donald Tramp nuk është i kënaqur nga propozimi iranian për përfundimin e luftës sepse ai nuk e përfshin çështjen për programin bërthamor të Iranit, deklaroi një përfaqësues zyrtar amerikan.  Propozimi më i ri iranian parasheh shtyrje të diskutimit për programin bërthamor të Iranit derisa nuk përfundon lufta dhe nuk zgjidhen kontestet rreth qarkullimit detar nga Gjiri Persik.

Остани поврзан