MIA Flesh
- Shkup - Kuvendi, sot, në kuadër të seancës së 81-të, pas përfundimit të pyetjeve të opozitës, miratoi planin financiar të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për vitin 2026, vendimin për miratimin e propozimit të programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2026 dhe vendimin për miratimin e propozimit të planit financiar vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2026. Gjithashtu, në seancë u votua vendimi për ndryshime të vendimit për miratim të vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për ndërprerjen e ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të obligueshëm social dhe Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin për vlerësim të personave me invaliditet dhe Ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të projektit për ndërtim të sallave të edukatës fizike.
15:00/21 janar/2026
Shkup - Kuvendi, sot, në kuadër të seancës së 81-të, pas përfundimit të pyetjeve të opozitës, miratoi planin financiar të Agjencisë për Mbikëqyrjen e Sigurimeve për vitin 2026, vendimin për miratimin e propozimit të programit vjetor për punën dhe zhvillimin e Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2026 dhe vendimin për miratimin e propozimit të planit financiar vjetor të Agjencisë për Aviacion Civil për vitin 2026. Gjithashtu, në seancë u votua vendimi për ndryshime të vendimit për miratim të vazhdohet afati për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për ndërprerjen e ligjit për zgjidhje jashtëgjyqësore, Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për regjistrin e sigurimit të obligueshëm social dhe Ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për sistemin për vlerësim të personave me invaliditet dhe Ligji për detyrim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me hua te Banka për Zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas marrëveshjes kornizë për hua për financim shtesë të projektit për ndërtim të sallave të edukatës fizike.
Shkup - Kuvendi pritet që deri në fund të javës t'ia dërgojë Ministrisë së Drejtësisë emrat e propozuar nga partitë parlamentare dhe deputetët e pavarur, e cila duhet të formojë një grup pune për Kodin e ri Zgjedhor, i cili është pjesë e agjendës reformuese. Për MIA-n nga Kuvendi thonë se priten emrat e përfaqësueve nga BDI dhe ZNAM. Nga dy përfaqësues deri tani kanë nominuar parta qeverisëse VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN, e Majta dhe LSDM-ja. Në grupin e punës pritet të kenë përfaqësues të tyre edhe deputetët e pavarur. Pas takimit të punës të ministrit të Drejtësisë, Igor Fillkov me kryetarin e Kuvendin, Afrim Gashi dhe me koordinatorët e grupeve parlamentare më 25 dhjetor 2025, Ministria e Drejtësisë i dërgoi shkresë zyrtare Kuvendit, me të cilën u kërkua nga partitë paralamentare të nominojnë përfaqësuesit e tyre, me qëllim që sa më shpejt të fillojnë bisedimet për Kodin Zgjedhor.
Shkup - Me projektligjin e ri për mbrojtje nga pirja e duhanit parashikohet rregullimi i pirjes së duhanit në hapësira publike të hapura ku ka prani ose qarkullim të shumë njerëzve. Më konkretisht, bëhet fjalë për hapësirat përreth institucioneve shëndetësore, arsimore dhe sociale, ngjarjeve publike, aktiviteteve sportive dhe kulturore, si dhe vendeve të dedikuara për fëmijë, të rinj dhe familje. Ky është një aspekt veçanërisht i rëndësishëm i kornizës ligjore, duke pasur parasysh se kur njerëzit ndodhen afër njëri-tjetrit, tymi dhe aerosoli thithen drejtpërdrejt, ndërsa ekspozimi është i menjëhershëm, theksoi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Sipas tij, në hapësirat publike të hapura qytetarët nuk kanë gjithmonë mundësi reale të largohen, veçanërisht fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Ligji ndërhyn vetëm aty ku ekziston ekspozim i pashmangshëm i personave të tjerë, me qëllim që hapësira publike të jetë një hapësirë e shëndetshme për të gjithë.
Shkup - Në kuadër të seancës së 81-të plenare, deputetët sot pranuan nevojën për ndryshime në Ligjin për punë të brendshme dhe Ligjin për policinë, në procedurë të shkurtuar me çka mundëson ndryshim organizativ, përkatësisht transformim të Sektorit të punëve të brendshme Shkup në Departament të punëve të brendshme dhe parashihet plotësimi i një pozicioni të ri pune - Shef i Departamentit të punëve të brendshme - Shkup. Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për policinë, në procedurë të shkurtuar, siç shpjegohet, janë për avancimin e strukturës organizative të njësive policore, me theks të veçantë në territorin e qytetit të Shkupit, ku nevojitet efikasitet më i madh, koordinim më i mirë dhe shfrytëzim optimal i resurseve njerëzore dhe materiale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj ligji mundëson ndryshim organizativ, përkatësisht transformimin e Sektorit të punëve të brendshme Shkup në Departament të punëve të brendshme - Shkup.
Shkup - Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri e ka dërguar për procedurë të mëtejshme në Kuvend Propozim vendimin për ndryshimin e Vendimit për miratimin e zgjatjes së periudhës për ekzistencën e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç thuhet në shpjegimin, gjendja e krizës në një pjesë të territorit të vendit zgjatet deri më 30 qershor 2026. Qeveria në vitin 2024 mori vendim për shpallje të gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe atë në zonën e Komunës Gazi Babë në të cilën gjendet Institucioni Ndëshkues – Përmirësues Idrizovë, për shkak të parandalimit të kërcënimeve të sigurisë dhe fuqizimin e sigurisë së institucionit (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut” nr. 203/24).
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski sot në Kuvend deklaroi se pajtohet me qëndrimin se duhet të shtyhet futja e sistemit EES për transportuesit. Nikolloski në seancën për pyetje nga opozita tha se Qeveria e mbështet qëndrimin e Odës se investitorëve të huaj në Maqedoni lidhur me sistemin EES për dyrje dhe dalje nga BE-ja dhe paralajmëroi se pas seancës do të ketë takim me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski, për të njëjtën temë. Shpresoj se një presion i përbashkët do të japë rezultat. Gjithashtu, në seancën e djeshme të Qeverisë e ngarkuam Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme që sërish t'i drejtohet BE-së me kerkesë për shtyrjen e këtyre rregullave, kështu që shpresoj që ky problem do të zgjidhet, sepse është i madh dhe përbën një goditje serioze për ekonomitë e të gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor", tha Nikolloski.
Shkup - Parimi Merit bëhet rregullore- ai që është në pozicion drejtues do të duhet të dijë që të mund edhe të përgjigjet, është thënë në debatin e sotëm publik për propozim ligjin për drejtuesit e lartë të organeve të administratës shtetërore dhe fondeve, që po mbahet sot në Shkup. Zgjidhja ligjore, theksuan pjesëmarrësit parashikon procedurë transparente për emërimin e funksionarëve të lartë, por edhe t'i rregullojë qartë mandatet dhe e kufizon zgjedhjen. Funksionet e drejtuesve të lartë do të jenë të kapshëm për të gjithë kandidatët e interesuar nën kushte të barabarta. Lëshohet praktika e deritanishme e rregullave të ndryshme të përmbajtura në dhjetëra ligje dhe në kushte minimale kryesisht formale për zgjedhjen e drejtirëve dhe anëtarëve të bordeve drejtuzese, të cilët nuk kanë garantuar se institucionet do të drejtohen nga perosna kompetent.
Shkup - Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, sot në një konferencë për media në përgjigje të pyetjes së gazetarëve tha se nuk do t'i mbështesin ndryshimet në Ligjin për kundërvajtje për sistemin "Qytet i sigurt", sepse sipas tij, "nuk është shpjeguar qartë se si do të kontrollohet baza e madhe e të dhënave". "Lidhur me sistemin 'Qytet i sigurt' dhe Ligjin për kundërvajtje, ne nuk do ta mbështesim atë ligj. Nuk jemi kundër sigurisë në komunikacion, dëshmi për këtë është se e kemi filluar. Megjithatë, nuk mund të lejojmë që sistemi të implementohet pjesërisht. Përveç që jemi për sigurinë në komunikacion, ne jemi edhe për sigurinë e të dhënave, të cilën qeveria as nuk e komenton dhe as nuk përpiqet ta rregullojë. U ulën në tryezë në takimin e liderëve, u dakorduan, do të shohim se çfarë rezultati-marrëveshje tjetër ka nga ai 'pazar'", tha Filipçe.
Shkup – Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në konferencë për media sot akuzoi se qeveria e VMRO-DPMNE-së nuk ka përgjigje për problemet me të cilat përballen qytetarët dhe për këtë vazhdimisht bën shpërqendrim. “Kjo nuk është politikë, por shpërqendrim. Shpërqendrim nga situata katastrofike në vend, nga realiteti dhe nga problemet, ndërsa ky është qëllimi kryesor i koalicionit të tenderëve VMRO-ZNAM. Ndërsa tenderët kriminalë janë duke u zhvilluar, pas shpinës së popullit, atyre po u shërbehen afera të sajuara, fushata të zeza dhe linçim publik i opozitës. Shembulli më i fundit. Të gjithë duhet të merren me lajmet e rreme në TV Alfa dhe fushatën e zezë të VMRO-së kundër meje, me Zhan Mitrevin, derisa importohen 10.000 ‘punëtorë ekonomikë’”, tha Filipçe.
Shkup - Sot, më së voni nesër do të shpallet tenderi për blerjen e ilaçit Faktor 8 për pacientët që janë diagnostikuar me hemofili, paralajmëroi sot nga Kuvendi Jovica Andovski, zëvendësministër i Shëndetësisë, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga deputetja Jovana Mojsoska. Ajo theksoi se pacientët gjatë 10 muajve të fundit janë përballur me probleme serioze shëndetësore për shkak të mungesës së këtij ilaçi, i cili u nevojitet për të pasur një jetë normale. "Dua t’ju siguroj se nuk ka asnjë, siç i quajti ajo skema tenderash, por puna është shumë e thjeshtë. Bëhet fjalë për një furnizues që kishte fituar tenderin dhe ishte angazhuar të dorëzonte një sasi të caktuar. Gjatë kohës së vlefshmërisë së kontratës ai nuk arriti ta dorëzojë sasinë dhe për këtë arsye kontrata u ndërpre. Por, ndërkohë, shërbimet profesionale dhe ekspertët – profesorët kanë konfirmuar se ekziston një ilaç zëvendësues, të cilin e kemi blerë dhe ofrohet për pacientët si prioritet, së paro. Së dyti, ndërkohë është rënë dakord për një donacion për të njëjtin ilaç, i cili pritet të arrijë deri në fund të javës, dhe së fundmi, që të jeni të informuar sot, më së voni nesër do të shpallet një tender i ri për të njëjtin ilaç nga Transfuzologjia", tha Andovski.
Shkup - Sektor transparent, llogaridhënës, profesional, cilësor dhe efikas në shpërbim të qytetarëve, i orientuar ndaj rezultateve, është qëllimi i Propozim ligjit për udhëheqësit e lartë të organeve të Administratës shtetërore dhe fondeve, tha sot sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Igor Janushev. Në debatin publik për Propozimin e ligjit, Janushev potencoi se qëllimi është sigurimi i qasjes së barabartë deri te funksionet dhe emërimi sipas meritave, si dhe kryerja e paanshme dhe me përgjegjësi e punëve të adminisatratës shtetërore në drejtim të përforcimit të së drejtës dhe avancimit të efikasitetit të të gjitha organeve.
Shkup - Paga mesatare mujore neto për të punësuar, gjatë muajit nëntor të vitit 2025, është 45.961 denarë dhe në krahasim me muajin nëntor të vitit të kaluar është më e lartë për 9,4 për qind. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbështetëse për 16,5 për qind, Veprimtaritë e mbrojtjes (kujdesit) shëndetësore dhe sociale për 11,1 për qind dhe Tregtia me shumicë dhe me pakicë, riparimi i automjeteve dhe motoçikletave për 10,9 për qind.
Shkup - Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, në profilin e tij në Fejsbuk publikoi se Shkupi është i pastër dhe i kalueshëm nga bora dhe se shërbimet kanë siguruar zhvillim të papenguar të komunikacionit. "Shkup i pastër dhe i kalueshëm! Me reagimin me kohë dhe të organizuar, shërbimet e qytetit nga orët e hershme të mëngjesit kanë intervenuar në mënyrë efikase në të gjitha bulevardet kyçe dhe rrugët nën kompetencën e Qytetit të Shkupit. Me përdorimin e më shumë se 300 tonëve kripë, kemi siguruar zhvillimin e papaneguar dhe të sigurt të komunikacionit", publikoi Gjorgjievski. Kryetari i Qytetit shtoi se kujdesi për sigurinë e qytetarëve dhe funksionaliteti i qytetit mbeten prioritet, ndërsa Shkupi duhet patjetër të funksionojë, pa dallim të kushteve të motit.
Shkup - NP Higjiena Komunale po zbaton aktivitete për pastrimin manual dhe mekanik të borës dhe akullit në bulevardet dhe rrugët kryesore në të gjitha komunat e Shkupit, me qëllim që të mundësohet lëvizja e sigurt e këmbësorëve dhe trafikut, informojnë nga ndërmarrja publike. Aktivitete për pastrimin e borës dhe akullit u zbatuan edhe në zonën qendrore të qytetit, Sheshin dhe Rrugën Maqedonia, sheshet më të vogla Filip Vtori, Majka Tereza dhe Bogorodica, si dhe në Çarshinë e Vjetër. "Ekipet e Ndërmarrjes pastruan edhe zonën përreth Spitalit të Qytetit, Qeverisë dhe Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Janë kryer gjithashtu aktivitete për shpërndarjen e kripës në shtigjet dhe trotuaret e urave 'Goce Dellçev' dhe 'Slloboda', si dhe në të gjitha urat për këmbësorë", thuhet në kumtesën e sotme.
Shkup - Të gjitha rrugët shtetërore në vend janë të kalueshme dhe të sigurta për qarkullim. Për shkak të reshjeve të borës, Lidhja Automote e Maqedonisë (LAMM) apelon për kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve. Ekipet e NP "Rrugët e Maqedonisë" janë angazhuar plotësisht në terren, me mekanizimin dhe fuqinë punëtore të nevojshme dhe po pastrojnë vazhdimisht borën. Në koordinim me NP Rrugët Shtetërore dhe Ministrinë e Transportit po ndërmerren aktivitete për të siguruar qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë. Përveç drejtimit të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm, LAMM rekomandon përdorimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore, respektimin e sinjalistikës së trafikut dhe përshtatjen e shpejtësisë sipas kushteve të rrugës. Shoferëve u këshillohet të informohen me kohë për gjendjen e rrugëve përmes qendrave informative.
Shkup – Prej nesër e deri të shtunën moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me rritje graduale të temperaturës ditore. Në disa lugina pritet paraqitje e mjegullës, veçanërisht në orët e mëngjesit, njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga e shtuna në fund të ditës, ndërsa veçanërisht të dielën, paralajmërohen reshje lokale të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të dendura. Në male dhe në zona më të larta reshjet do të jenë të borës. Temperaturat minimale të mëngjesit do të lëvizin në interval prej -5 deri 0 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 1 deri 7 gradë.
Davos - Aleatët e NATO-s nuk duhet të lejojnë që tensionet rreth Grenlandës t'i shpërqendrojnë nga nevoja për të mbrojtur Ukrainën, deklaroi sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute. "Fokusi në Ukrainë duhet të jetë prioriteti numër një, ajo është kyçe për sigurinë evropiane dhe amerikane", tha Rute në panel diskutimin në Forumin Ekonomik Botëror në qytetin zviceran Davos. Ai theksoi se nuk duhet të humbet nga syri situata sa i përket konfliktit në Ukrainë. "Jam vërtet i shqetësuar se po e humbim nga vëmendja dhe se ndërkohë ukrainasit nuk do të kenë mjaftueshëm interceptorë për t’u mbrojtur", theksoi Rute.
Bruksel - Situata e sigurisë dhe konteksti strategjik kërkojnë vigjilencë të vazhdueshme nga ana jonë në kushtet kur Rusia po vendos pajisje ushtarake kudo dhe po na teston në hapësirën ajrore dhe përmes sulmeve kibernetike dhe sabotimit, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s Mark Rute në një vide paraqitje në takimin e Komitetit Ushtarak të Aleancës në nivel të shefave të shtatmadhorive të shteteve anëtare, i cili mbahet sot dhe nesër në Bruksel. “Por nuk është vetëm Rusia. Kina, Irani dhe Koreja e Veriut ndihmojnë në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Këto vende po përgatiten për konfrontim afatgjat me neve. Në të njëjtën kohë, vazhdon edhe rreziku nga terrorizmi dhe paqëndrueshmëria në fqinjësinë jugore të NATO-s. Këto sfida me të cilat përballemi janë të qarta, reale dhe të përhershme dhe duhet të jemi të gatshëm”, theksoi Rute, i cili sot po qëndron në Davos në Forumin Ekonomik Botëror.
Oslo - Ministri norvegjez i Mbrojtjes, Tore Sandvik, sot deklaroi se për shkak të krizës rreth Grenlandës, situata në NATO është e vështirë. "Situata në NATO është e vështirë për shkak të krizës rreth Grenlandës, por aleatët perëndimorë duhet të kujtojnë se kundërshtari i tyre i përbashkët është Rusia, e cila po rrit praninë e saj ushtarake në Arktik", tha Sandvik, raportojnë mediat britanike. Sipas mendimit të tij, "kërcënimi dimensional për Perëndimin dhe NATO-n është ende Rusia, e cila po rrit bashkëpunimin me Kinën". "Rusia vazhdon të forcojë fuqinë e saj ushtarake në Arktik, pavarësisht humbjeve në luftën në Ukrainë dhe problemeve ekonomike. Këto janë kohë të vështira", përfundoi Sandviku.
Davos - I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Tramp, Stiv Uitkof, kumtoi se nesër do të realizojë takim me presidentin rus, Vlladimir Putin. "Duhet të takohemi me të të enjten. Rusët vet e kërkuan atë takim, që konsideroj se është deklaratë e rëndësishme nga ana e tyre", deklaroi Uitkof në intervistë për Si-En-Bi-Si. Paraprakisht, Kremlini konfirmoi se po përgatitet për vizitën e Uitkofit dhe të Xherard Kushnerit, dhëndrit të Trampit, në kuadër të përpjekjeve për negociata paqesore për Ukrainën.
Uashington - Presidenti amerikan, Donald Tramp, sot iu kërcënua Iranit me forcë masive nëse kryhet sulm ndaj tij, në deklaratë të dhënë për televizionin amerikan "NjuzNejshën. "Tërë shteti do të shkatërrohet", deklaroi Tramp. Ai shtoi se, nëse diçka i ndodh, ka "instruksione shumë të fuqishme", duke theksuar se "nëse diçka ndodh, ata do të fshihen nga faqja e dheut". Deklarata vijoi pas pyetjes për raporte se udhëheqësia iraniane ka dërguar kërcënim me vdekje për të.