• сабота, 24 јануари 2026
MIA Flesh

9:00/ 23 janar/ 2026

Shkup - Në seancën e sotme të Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në lexim të dytë, është Propozim- ligji për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal të iniciuar nga nëntë deputetë të VMRO-DPMNE-së, për të cilin janë paraqitur 13 amendamente. Për Propozim- ligjin janë dorëzuar 13 amendamente, nëntë prej të cilave janë nga deputetja Sonja Mirakovska e Partisë së Re Socialdemokrate, dy nga deputetja Jovana Mojsoska e partisë E Majta dhe nga një nga deputetet Dragana Bojkovska e VMRO-DPMNE-së dhe Monika Zajkova e Partisë Liberaldemokrate.

Shkup  - “One Maqedonia telekomunikime” e kompanisë hungareze “For – aj - xhi” sot (10:30) në Agjencinë për Komunikime Elektronike (AKE) do t’i ndahet leje për punë si operator i tretë mobil në shtet.  “One Maqedonia telekomunikime” e merr lejen pasi e pagoi kompensimin e njëfishtë për tre shtirjet e frekuencave, që u ndanë me tenderin e AKE-së, në vlerë të përgjithshme prej 8.020.003 euro. Me këtë kompania mund të fillojë me punë teoritikisht menjëherë, gjegjësisht të kërkojë qasje përmes rrjeteve të operatorëve ekzistues deri në ndërtimin e infrastrukturës së saj.  “For – aj – xhi” në periudhën e ardhshme do të investojë më shumë se 100 milionë euro në zhvillim të operatorit të tretë mobil, paralajmëroi pronari i “For aj xhi” pardje në takim me kryeministrin Hristijan  Mickoski, në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos.

Shkup- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan sot do të marrë pjesë në Takimin e dytë ministror të Platformës së paqes për Ballkanin i cili do të mbahet në Stamboll. Në takimin ku do të marrin pjesë shefat e diplomacisë së vendeve nga Ballkani Perëndimor, Mucunski, siç informon Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, do të mbajë fjalim ku pritet të trajtojë çështjet kryesore që lidhen me bashkëpunimin rajonal dhe përpjekjet për integrim më të shpejtë në Bashkimin Evropian, me theks në zhvillimin ekonomik, lidhjen e transportit, energjinë, digjitalizimin, si dhe arsimin dhe të rinjtë.

Shkup- Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) do të mbajë sot seancën e 27-të në të cilën do të veprojë mbi rastet si dhe denoncimet nga informatorët. Në rend dite të seancës është edhe zgjedhja e Sekretarit të përgjithshëm të KSHPK-së.

Shkup – Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia 2”, ku për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehjes përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësimit të një pjese të terapisë, akuzohen ish-drejtori i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhiu. Seanca gjyqësore vazhdon me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria i cili ka qenë ish drejtues financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), pasi në seancën e mëparshme seanca u ndërpre për shkak të detyrimeve private të njërit prej anëtarëve të Këshillit gjyqësor.  Në seancën e kaluar, gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të avokatit mbrojtës të të akuzuarit të parë Vasev, avokatit Deljo Kadiev në lidhje me buxhetin e terapisë, prokurimin publik dhe procedurat për marrjen e pëlqimit nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë.

Shkup – Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me periudha më të gjata dielli. Paradite në disa lugina do të ketë paraqitje të mjegullës. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të lëvizë në interval prej -2 deri 2, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri 10 gradë.  Në Shkup mot i ndryshueshëm me periudha dielli. Paradite do të ketë paraqitje të mjegullës. Temperatura minimale do të bie deri -1, ndërsa ajo maksimale do të arrijë 7 gradë. 

Bruksel- Bashkimi Evropian është afër arritjes së një marrëveshjeje me SHBA-në dhe Ukrainën për një kornizë të vetme të përbashkët për prosperitet, si instrument për rritjen e prosperitetit të Ukrainës që nga momenti kur të arrihet armëpushimi, paralajmëroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, në konferencën për shtyp pas përfundimit të Samitit joformal të BE-së të mbajtur mbrëmë në Bruksel. "Po flasim për një dokument të vetëm që përfaqëson vizionin kolektiv të ukrainasve, amerikanëve dhe Evropës për të ardhmën e Ukrainës pas luftës", tha Fon der Lajen. 

Moskë - Rusia kumtoi se sot do të zhvillojë bisedime të sigurisë me SHBA-në dhe Ukrainën në Abu Dabi, duke paralajmëruar pas takimit të vonshëm të natës së kaluar të presidentit Vladimir Putin me diplomatët amerikanë se një paqe e qëndrueshme nuk do të jetë e mundur nëse nuk zgjidhen çështjet territoriale.  Këshilltari i Kremlinit për politikë të jashtme, Jurij Ushakov, deklaroi se takimi, i cili filloi pak para mesnatës dhe zgjati pothuajse katër orë, ishte i dobishëm dhe jashtëzakonisht i sinqertë. Ai tha se admirali rus Igor Kostjukov do ta udhëheqë delegacionin rus në takimin në Abu Dabi, ndërsa i dërguari për bashkëpunim ekonomik, Kirill Dmitriev, do të zhvillojë  takim të veçantë për çështje ekonomike me Stiv Uitkof të dërguarin e presidentit Donald Tramp.

Moskë – Presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin ka diskutuar mundësinë e dhurimit të 1 miliard dollarëve për Bordin e paqes të presidentit Donald Tramp, por me kusht që SHBA të zhbllokojë disa nga asetet ruse. Siç njoftoi sot Kremlini, Putini këtë e ka biseduar me të dërguarin special të SHBA-së, Stiv Uitkof dhe Xhared Kushner, njofton Si-En-En. "Gjatë bisedimeve në Bordin e paqes u theksua gatishmëria jonë për të destinuar 1 miliard dollarë në buxhetin e kësaj organizate nga asetet e ngrira ruse nga administrata e mëparshme amerikane”, deklaroi pas takimit këshilltari i Putinit për politikë të jashtme, Juri Ushakov.

Davos– Presidenti amerikan Donald Tramp deklaroi dje se një “flotë e madhe” po niset drejt Iranit, pasi vazhdimisht e kërcënonte Teheranin me ndërhyrjen e SHBA-së në kushte të mbytjes së dhunshme të protestave atje.  “Kemi një flotë të madhe e cila lëvizë në atë drejtim”, u tha Trampi gazetarëve derisa kthehej në Uashington nga Forumi Ekonomik Botëror në qytetin zviceran Davos. Dhe ndoshta nuk do të duhet ta shfrytëzojmë ... kemi shumë anije që shkojnë në atë drejtim, për çdo rast, kemi flotë të madhe që shkon në atë drejtim dhe do të shohim çka do të ndodhë. Kemi forcë të madhe që shkon drejt Iranit. Më mirë do të doja të mos shoh të ndodhë diçka, por i ndjekim me shumë kujdes”, tha Trampi për Iranin. 

Nju Jork – Të paktën 21 anëtarë të personelit të Kombeve të Bashkuara u vranë me qëllim gjatë kryerjes së detyrës vitin e kaluar – më shumë se sa gjatë dy viteve të mëparshme së bashku, njoftoi dje komiteti sindikal i OKB-së. Nga ata, 12 ishin paqeruajtës të OKB-së – personel i dërguar për të ndihmuar në ruajtjen e paqes në shumë pjesë të botës, kumtoi komiteti. Të tjerët punonin si civilë. Numri i 21 të vrarëve me qëllim është më shumë se rreth pesë të vrarë në vitin 2024 dhe të paktën 11 në vitin 2023, treguan të dhënat.

Остани поврзан