MIA FLESH
- Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) vepron në përputhje me ligjin dhe kompetencat e saj. Rasti i dhunës mes bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov është raportuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA), por gjithashtu u jemi drejtuar kryetarëve të komunave dhe kemi dërguar një njoftim nëpër shkolla se duhet të rikthehet një praktikë e vjetër, e cila ekzistonte dhe kishte dhënë rezultate, e kjo është që gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësues kujdestarë, jo nxënës kujdestarë në korridore, por mësues kujdestarë që do të kujdesen për ngjarjet në shkollë, jo vetëm në korridore, por edhe në oborrin e shkollës,” deklaroi ministrja resore Vesna Janevska.
18:00/ 4 maj/ 2026
Shkup– Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) vepron në përputhje me ligjin dhe kompetencat e saj. Rasti i dhunës mes bashkëmoshatarëve në një shkollë fillore në Gjorçe Petrov është raportuar në Inspektoratin Shtetëror të Arsimit (ISHA), por gjithashtu u jemi drejtuar kryetarëve të komunave dhe kemi dërguar një njoftim nëpër shkolla se duhet të rikthehet një praktikë e vjetër, e cila ekzistonte dhe kishte dhënë rezultate, e kjo është që gjatë pushimeve të mëdha dhe të vogla të ketë mësues kujdestarë, jo nxënës kujdestarë në korridore, por mësues kujdestarë që do të kujdesen për ngjarjet në shkollë, jo vetëm në korridore, por edhe në oborrin e shkollës,” deklaroi ministrja resore Vesna Janevska.
Shkup - Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, sot shënoi nisjen zyrtare të fushatës “Maj – Muaji i Evropës”, në një takim me ambasadorë të vendeve evropiane, partnerë ndërkombëtarë dhe përfaqësues të institucioneve vendore.Siç qëndron në kumtesën e Ministrisë për Çështje Evropiane, me këtë iniciativë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut synon të shkojë përtej shënimit tradicional të Ditës së Evropës më 9 maj, duke e shndërruar tërë muajin maj në një platformë të përbashkët për promovimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e tij me qytetarët
Shkup – Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov, në seancën e sotme për zjarrin në diskotekën „Puls“, në sallën gjyqësore në „Idrizovë“, deklaroi se tek 33 viktima janë gjetur cianide në gjak, tek 49 është konstatuar prani e alkoolit, tek tetë droga dhe tek katër janë gjetur sedativë dhe antidepresivë. Megjithatë, sipas gjetjeve nga autopsitë dhe analizave toksikologjike, shkaku kryesor i vdekjes për 59 persona të vdekur më 16 mars 2025 është mbytja e dhunshme nga helmimi me monoksid karboni, mbytja ambientale, mbytja kompresive dhe dëmtimi termik i organeve të frymëmarrjes.
Shkup – Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për 2,5 denarë, ndërsa çmimi i dizelit rritet për dy denarë për litër, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime për Menaxhim me Mbeturina Komunale (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 3,47 për qind.
Jerevan- Paralajmërimi i presidentit amerikan, Donald Tramp, për tërheqjen e trupave amerikane nga Gjermania erdhi si një surprizë, deklaroi sot shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas. "Ka kohë që flitet për tërheqjen e trupave amerikane", tha Kallas pasi mbërriti për një takim të Bashksisë Politike Evropiane (BPE) në Jerevan. "Por sigurisht, koha e kësaj kumtese është e habitshme", shtoi ajo.