09:00/23 prill/2026
Shkup - Në Kuvend sot do të vazhdojë seanca e 98-të, në të cilën deputetët do të diskutojnë për më shumë propozim-ligje me procedurë të shkurtuar. Në rend dite janë Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për burimet minerale, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për koncesione dhe partneritete publike-private, Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike, Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për navigacionin e brendshëm, si dhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për deputetët, të gjitha me procedurë të shkurtuar.
Shkup - Në Kuvend sot do të mbahet seancë e Komisionit për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve. Në rend dite është formimi i Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK). Për vendin e lirë në Komisionin antikorrupsion pas dorëheqjes së Cveta Ristovska, në shpalljen e mëparshëm ishin paraqitur pesë kandidatë.
Shkup - Propozim-ligji për ndryshim të Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonisl, me të cilat ndyshime ligjore fillon procedura për pezullimin e qeverisë teknike, sot është para anëtarëve të Komisionit kuvendor për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Komuniteteve dhe Komisionit Juridiko-Ligjdhënës.
Shkup - Zëvendëskryetari i Qeverisë dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, do të marrë pjesë dhe do ta hapë takimin e punës me temë "Korridori 8 - aktivitete dhe projekte", i cili organizohet në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Shkup. Siç informojnë nga Ministria e Transportit, takimi i punës është i mbyllur.
Shkup - Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska sot do të mbajë fjalim në konferencën për të shënuar fillimin e fazës së dytë të projektit "Përforcimi i Arsimit dhe Rregullimit Profesional për Infermierët dhe Mamitë në Maqedoni 2026-2028".
Shkup - Komisioni parlamentar për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat sot do të mbajë seancë mbikqyrëse me temë "Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimit institucional, sfidave dhe mundësive për përmirësimin e efikasitetit të veprimit të organeve të pushtetit ekzekutiv". Fjalimin hyrës në seancën mbikëqyrëse do ta mbajë kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta për gratë dhe burrat, Zhaklina Peshevska.
Shkup - Me moton "Hape një dritare drejt botëve të reja" nga sot deri më 29 prill në arenën "Boris Trajkovski" në Shkup do të mbahet Panairi i 38-të i Librit, hapja e të cilit këtë vit përkon me Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit. Gjatë shtatë ditëve të panairit organizatorët nga Panairi i Shkupit presin 30.000 vizitorë, më shumë se 130 promovime të titujve dhe autorëve, si dhe pjesëmarrjen e mbi 60 shtëpive botuese. Është paralajmëruar një program i pasur me zbritje të veçanta dhe promovimeve të botimeve të reja, takime me autorë, panele letrare dhe punëtori interaktive.
Strugë - Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Mihalis Rokas, sot do të vizitojë Komunën e Strugës si pjesë e iniciativës për informimin e publikut që synon afrimin e BE-së dhe procesit të integrimit të vendit me komunitetet lokale. Vizita e Rokasit do të fillojë me një takim me kryetarin e Strugës, Mendi Qyra, i cili do të mbahet në orën 15 në ndërtesën e komunës.
Shkup - Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë vende-vende të lagështa, njofton LAMM. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet tjera kufitare në anën e Maqedonisë, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha me diell. Në pjesët lindore të vendit do të ketë kushte për reshje lokale të lehta shiu. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga drejtimi verior, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 0 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 18 gradë.
Londër - Ministrja britanike e Punëve të Jashtme, Shabana Mahmud pritet sot të nënshkruajë marrëveshje trevjeçare në vlerë prej 662 milionë funtave (893 milionë dollarë) me Francën, me të cilën mund të krijohet një skuadër prej 50 policëve, të trajnuar për "taktika për kontroll të trazirave dhe turmave", të angazhuar për përballje me dhunën dhe "turmave armiqësore" mu në brigje, mes serisë së masave për ndalim të emigrantëve që të ngjiten në barka.
Londër - Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Johan Vadeful bëri thirrje për heqjen e parimit të unanimitetit në Bashkimin Evropian në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë dhe zëvendësimine tij me parimin e votimit me shumicë, karakteristik për demokracitë. "Në një demokraci parimi i shumicës është normë, ndërsa unanimiteti përjashtim", deklaroi Vadeful gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kolegen e tij irlandeze, Helen Mekenti në Londër. Irlanda e mori kryesimin me Këshillin e BE-së në korrik.
Nikozi - Liderët e Bashkimit Evropianë sot duhet tël mblidhen në Qipro, në bisedime joformale dyditore dedikuar konfliktit në fqinjësinë e Unionit dhe në mënyrën e rritjes së buxhetit të BE-së në vitet e ardhshme. Konsultimet do të fillojnë në qytetin bregdetar Avja Napa me darkë pune, në të cilën do të shqyrtohen sfidat më urgjente gjeopolitike për Evropën.
Gazë - Pesë palestinezë, përfshirë tre fëmijë, u vranë mbrëmë në një sulm ajror izraelit në Rripin verior të Gazës. Sipas përfaqësuesve të shërbimeve mjekësore emergjente, viktimat u vranë në një sulm izraelit pranë një xhamie në Beit Lahia, në pjesën veriore të enklavës. Tani për tani ushtria izraelite ende nuk ka komentuar në lidhje me sulmin.
Bergamo - Lacio e mposhti Atalantën mbrëmë në revanshin nga gjysmëfinalja e Kupës së Italisë. Ndeshja u luajt në "nju Balans Arena" në Bergamo. Lojtari mbrojtës i Lacios, Alesio Romanjoli e hapi rezultatin në minutën e 84-të. Nikoqirët barazuan pas vetëm dy minutave me golin e Mario Pashaliqit. Ndeshja e parë gjithashtu përfundoi baraz 2:2, kështu që ekipet luajtën edhe dy vazhdime me nga 15 minuta, në të cilat nuk pati gola.