• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

15:00/ 26 prill/ 2026

Shkup - Në Kuvend sot vazhdon debati "Roli i Kuvendit në procesin e inkuadrimit në BE", në organizim të Institutit për Politika Evropiane (IPE), që filloi dje pasdite. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i Kuvendit, në sesionin e dytë plenar me temën "Trupat e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe procesi i inkuadrimit ndaj BE-së", do të debatojnë Bekim Sali, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Venko Filipçe, kryetar i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Eli Panova, anëtare e Komisionit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ish ministër o Punëve të Jashtme dhe Cvetanka Ivanova, ish sekretare e përgjithshme e Kuvendit.

Shkup - HM Transport nënshkroi një kontratë me kompaninë EVOR për të paktën pesë lokomotiva të reja mallrash, dhe po punojmë edhe me Bankën Botërore për furnizimin e trenave të rinj. Kësaj i shtojmë edhe projektin për trenin e qytetit, linja e parë e të cilit do të fillojë të funksionojë më 1 shtator, dhe furnizimin e autobusëve të rinj elektrikë, tha zëvendëskryeministri Nikolloski.

Shkup - Bashkimi Evropian është shumë i interesuar për Korridorin 8. Ata e kanë shpallur atë korridorin e dytë më të rëndësishëm të sigurisë në Aleancën e NATO-s, sepse fillon në Itali përmes Durresit, Tiranës, Liqenit të Ohrit, Shkupit, Deve Bairit, Sofjes, Burgasit dhe Vranës dhe përfundon në Odesa, dhe është shumë i rëndësishëm në këto zhvillime globale, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit Aleksandar Nikolloski. Në podkastin në portalin Kurir, siç informon Ministria e Transportit, Nikolloski thekson se BE-ja është e interesuar edhe për Korridorin 10, korridorin më të gjatë dhe më jetësor, i cili fillon në portin e Pireut dhe përfundon në Helsinki.

Shkup - Prokuroria Themelore Publike në Gostivar ka lëshuar urdhër për kryerjen e procedurës hetimore kundër një banori të Shkupit i dyshuar për kryerjen e veprës penale të përdhunimit të një fëmije nën moshën 15 vjeç, si dhe për keqpërdorimin e incizimit, fotografisë, audio-incizimit ose dokumentit të huaj me përmbajtje eksplicite seksuale. Siç raportohet nga Prokuroria Publike e Shtetit, i dyshuari 28-vjeçar, një punonjës në një shkollë fillore, e mashtroi vajzën 14-vjeçare që t'i dërgonte foto dhe video me përmbajtje seksuale të saj, dhe më pas e shantazhoi që t'i publikonte ato nëse nuk dilte me të.

Shkup - Njësitë në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, të martën (28 prill) nga ora 12:00 deri në orën 14:00, do të zgjedhin rektorin e USHCM-së për periudhën mandatare 16 shtator 2026 - 15 shtator 2029. Do të mbahet votim i fshehtë për t'u zgjedhur midis dy kandidatëve për kreun e USHCM-së - rektores aktuale, Prof. Dr. Biljana Angelova, e cila është profesoreshë e rregullt në Institutin Ekonomik në Shkup, dhe Prof. Dr. Darko Danev, profesor i rregullt në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike në Shkup.

Shkup - Ditët e fundit kemi qenë dëshmitarë të shantazhit dhe një marrëdhënie thellësisht të papërgjegjshme dhe shkatërruese nga ana e LSDM-së dhe Venko Filipçes, veçanërisht në kontekstin e ndryshimeve në Ligjin për Qeveri. Me këto ndryshime, parashikohet qartë se qeveria teknike do të jetë e vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, dhe më pas do të shfuqizohet si model, tha në një konferencë për shtyp Nikolla Memov nga Lëvizja ZNAM - Për Maqedoninë Tonë, partneri i koalicionit qeveritar.

Shkup - Pas incidentit të armatosur në darkën me korrespondentët në Uashington, ku morën pjesë presidenti Donald Tramp dhe Zonja e Parë Melania, liderët botërorë e dënuan sulmin.  "Një ngjarje që synon të nderojë lirinë e shtypit nuk duhet të bëhet kurrë një skenë e frikës, njoftoi në Iks përfaqësuesja e lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Shkup - Nga e martja deri në fund të javës vijon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme, me shi të përkohshëm lokal, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Sipas parashikimit të DPHM-së, të martën do të ketë vranësira të izoluara ndërsa të mërkurën në disa vende paraqitje të vranësirave të paqëndrueshme me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima.

Kiev - Të paktën tre persona humbën jetën në sulmet e mbrëmshme ruse ndaj rajoneve ukrainase Sumski dhe Dnjepropetrovsk. Gjatë sulmit me dronë në qytetin Bilopilja, në rajonin e Sumit që kufizohet me Rusinë, humbën jetën dy burra. Armata ukrainase kumtoi se është goditur një lagje pesë kilometra nga kufiri me Rusinë. "Në rajonin e Dnjepropetrovskit është një viktimë dhe katër të plagosur, publikoi në Telegram kryeshefi i administratës ushtarake rajonale, Oleksander Ganxha.

Teheran - Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve (IRNA) njoftoi mbrëmë se ministri i Jashtëm Abas Aragçi do të udhëtojë përsëri sot për në Pakistan, pasi përfundoi vizitën e tij në Oman. "Aragçi do ta vizitojë përsëri Pakistanin përpara se të udhëtojë për në Moskë", njoftoi IRNA. Një pjesë e delegacionit të Aragçit u kthye dje në Teheran nga Islamabadi për konsultime dhe për të marrë udhëzimet e nevojshme mbi çështjet që lidhen me përfundimin e luftës. Ata sonte do t'i bashkohen Aragçit në Islamabad.

Uashington - Presidenti i SHBA-së Donald Tramp dhe zyrtarë tjerë të lartë amerikan u evakuuan nga darka vjetore me korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë të shtunën në mbrëmje pas të shtënave në hollin e hotelit Hilton në Uashington. Sulmuesi i armatosur është arrestuar, ndërsa një polic u plagos. Siç njoftuan kanalet televizive amerikane, raportet e para thonë se një person është i vdekur. Më vonë u kuptua se sulmuesi i armatosur është arrestuar.

Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp tha pas incidentit të armatosur në darkën e mbrëmshme të korrespondentëve në Shtëpinë e Bardhë se kjo nuk do ta dekurajonte nga lufta në Iran, megjithëse supozon se të shtënat nuk kanë lidhje me konfliktin. "Kjo nuk do të më ndalojë të fitoj luftën në Iran. Nuk e di nëse të shtënat kishin të bënin me të, por bazuar në atë që dimë deri më tani, nuk mendoj kështu", tha Trampi pas incidentit në një konferencë për shtyp.

Uashington - Sulmuesi në darkën e mbrëmshme të korrespondentëve në hotelin Hilton në Uashington, i cili është identifikuar si Kol Tomas Alen nga Kalifornia, pranoi se objektivi i tij ishin politikanët amerikanë. Ai do të paraqitet nesër në gjykatë për dy akuza - përdorim të armës së zjarrit dhe sulm ndaj një agjenti federal me një armë të rrezikshme.

Bogota - Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 17 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim bombe buzë rrugës në Kolumbinë jugperëndimore. Viktimat po udhëtonin me autobus në autostradën Pan-Amerikane për në qytetin Kahibio. Komandanti i Forcave të armatosura të Kolumbisë, gjenerali Ugo Lopez deklaroi se sulmi është një akt terrorist dhe i akuzoi Ivan Mordiskon, njërin nga liderët më të kërkuar në grupin e armatosur në Kolumbi, si dhe fraksionin e Hajme Martinez.

Остани поврзан