• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

9:00/ 28 prill/ 2026

Shkup - Protokoll për persona pa shtetësi do të promovohet sot në Klubin e Deputetëve në Shkup. Në promovim do të flasë ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi Ministria e Punëve të Brendshme.

Shkup- Kuadri mësimor dhe shkencor i secilës prej njësive në kuadër të Universitetit "Shën Cirili dhe Metodi" - Shkup, sot prej orës 12 deri në orën 14, me votim të fshehtë do të zgjedh midis dy kandidatëve për rektorin e ri të UCM - Biljana Angelova dhe Darko Danev.  Ata kandiduan për shpalljen e rektorit të Universitetit, për mandatin 16 shtator 2026 - 15 shtator 2029. Prof. dr. Biljana Angelova, e cila kandidon për një mandat të dytë si rektore, është kuadër e Institutit të Ekonomisë, ndërsa prof. dr. Darko Danev është profesor i rregullt dhe ish-dekan i Fakultetit të Makinerisë në UCM.

Shkup - Komisioni kuvendor për transport, transformim digjital, mjedisin jetësot dhe planifikimin hapësinor sot në seancë do të diskutojë raportet vjetore të organeve rregullatore për shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele, komunikimet elektronike dhe sektorët hekurudhorë dhe të postave.  Në rendin e ditës të Komisionit janë raportet e vitit të kaluar për punën e Agjencisë për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, të Ndërmarrjes Publike të Radiotelevizionit të Maqedonisë për vitin 2025, të Agjencisë për komunikime elektronike, të Agjencisë për rregullimin e sektorit hekurudhor dhe të Agjencisë së postave.

Shkup – Këshilli i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë sot në Shkup organizon ngjarje me rastin e Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, i mbështetur nga projekti “Drejt mjedisit të sigurt dhe të shëndoshë të punës në Maqedoninë e Veriut”.  Projekti ka për qëllim të zvogëlojë lëndimet dhe sëmundjet në vendin e punës duke forcuar kornizën ligjore dhe rregullatore, duke modernizuar inspektimin e punës, duke krijuar një sistem kombëtar informacioni për sigurinë dhe shëndetin në punë dhe duke përmirësuar kapacitetet kombëtare në këtë fushë. Ai zbatohet nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ONP), me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, dhe do të zgjasë deri në tetor 2028.

Shkup - Me parashtrimin e dëshmive materiale, të propozuara nga Prokuroria sot në sallën e gjykatës në "Idrizovë" duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekë në Koçan "Puls", ku humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Ekipi i prokurorëve, i cili e përfaqëson akuzën, në brifing me mediume dhe informoi se mbeten edhe disa dëshmitar, të cilët janë propozuar - ata që për shkaqe psikike nuk mund të dëgjohen dhe një, i cili gjenden në vend të huaj, për të cilët, siç thonë, vlen mundësia nëse nuk janë të qasshëm, të kërkohet të lexohen dëshmitë e tyre. Me këtë përfundohet me dëshmi verbale dhe siç u theksua, pritet të fillojnë me parashtrimin e autopsisë mjeko-ligjore për shkaqet e vdekjes së viktimave në zjarrin.

Shkup – Në Bibliotekën e Qytetit "Vëllezërit Milladinovci" në Shkup sot do të kumtohet fituesi i çmimit “Urat e Strugës” që ndahet për autor të ri debutues në kuadër të "Mbrëmjeve Strugane të Poezisë".  Në konferencën për media të caktuar në orën 12, do të prezantohet edhe programi i edicionit të 65-të të këtij viti i festivalit ndërkombëtar poetik "Mbrëmjet Strugane të Poezisë".  Përveç këtij çmimi, i ndahet edhe çmimi kryesor ndërkombëtar "Kurora e artë" një poeti të njohur botëror të gjallë për vepër jetësore në sferën e poezisë, si dhe çmimit "Vëllezërit Milladinovci" për libër më të mirë të publikuar ndërmjet dy festivaleve.

Shkup- Moti sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Pasdite do të ketë reshje të kohëpaskohshme lokale shiu dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare kryesisht nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 2 deri në 8 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 20 deri në 25 gradë.  Në Shkup, mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të bie në 7, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë 25 gradë.

Uashington - Sekretari i shtetit amerikan, Marko Rubio, e ka krahasuar bllokadën e Ngushticës së Hormuzit nga ana e Iranit me një "armë bërthamore ekonomike".  Në një intervistë me "Foks njuz" mbrëmë, Rubio tha se bllokada e rrugës kryesore detare tregon pse Iranit nuk duhet t'i lejohet të pajiset me armë bërthamore. "Ngushtica është ekuivalenti i një arme bërthamore ekonomike që ata po përpiqen ta përdorin kundër botës, dhe ata po mburren për këtë", tha ai. Rubio shtoi se nëse Irani siguron armë bërthamore, Teherani "do ta mbajë peng të gjithë rajonin".

Kiev - Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, beson se pranimi i vendit të tij në Bashkimin Evropian është një pjesë kyçe e një marrëveshje paqeje për t'i dhënë fund luftës me Rusinë, njoftoi DPA. Në një video paraqitje të mbrëmshme, ai potencoi "rikonstruuimin e vendit tonë pas luftës" si një parakusht për "paqen e vërtetë në Evropë". Zelenski, gjithashtu, tha se kufijtë dhe sovraniteti i Ukrainës duhet të respektohen, ndërsa në vendin e tij duhet t'i jepen garanci sigurie.

Остани поврзан