MIA FLESH
- Shkup – Diplomacia parlamentare ka rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes bashkëpunimit intensiv në kohë të sfidave të thella globale dhe pasigurisë, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në fjalimin në Konferencën e XX të kryetarëve dhe spikerëve të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse në Nismën Adriatiko – Joniane, nikoqir i të cilës është Kuvendi i Maqedonisë në cilësinë e kryesuesit të vendit me nismën për periudhën 2025-2026.
18:00/ 24 prill/ 2026
Shkup – Diplomacia parlamentare ka rol kyç në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon përmes bashkëpunimit intensiv në kohë të sfidave të thella globale dhe pasigurisë, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska – Davkova në fjalimin në Konferencën e XX të kryetarëve dhe spikerëve të parlamenteve të vendeve pjesëmarrëse në Nismën Adriatiko – Joniane, nikoqir i të cilës është Kuvendi i Maqedonisë në cilësinë e kryesuesit të vendit me nismën për periudhën 2025-2026.
Shkup- Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, sot në Ministrinë e Shëndetësisë realizoi një takim zyrtar me një delegacion nga Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, të udhëhequr nga ministri i Shëndetësisë, Vojisllav Shimun. Në takim u konfirmua përkushtimi i përbashkët për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në proceset integruese evropiane, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Shkup – Maqedonia është fuqishëm e përkushtuar ndaj ndërtimit të projekteve strategjike infrastrukturore dhe realizimit të investimeve kapitale që nënkuptojnë lidhje cilësore transporti me të gjithë rajonin. Fokusi i Qeverisë është të ndërtojë korridore moderne transporti përmes të cilave do të kontribuojmë në përparimin ekonomik të vendit dhe të gjithë rajonit, që është edhe qëllimi kryesor i Strategjisë për Rajonin Adriatiko-Jonian. Një infrastrukturë më e mirë do të thotë një ekonomi më e fortë, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, në konferencën e 20-të të Iniciativës Adriatiko-Joniane në Kuvend.
Shkup - Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in, po shënon Javën Evropiane të Imunizimit dhe me këtë rast, në të gjitha qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit në të gjithë vendin po realizohen aktivitete për të theksuar rëndësinë e imunizimit.
Shkup - Kryetarja e Komunës së Kisella Vodës, Beti Stamenkovska-Trajkoska ka shprehur keqardhje të thellë për ngjarjen tragjike që ka ndodhur në territorin e Komunës së Kisella Vodës, me ç'rast një person e ka humbur jetën, ndërsa tre persona janë lënduar. Kryetarja e Komunës, siç thuhet në kumtesë, ka dërguar ngushëllime deri te familja e të ndjerit dhe u dëshiroi rikuperim të shpejtë të lënduarve, ndërsa ka bërë thirrje që të mos politizohet rasti, por t'u lihet hapësirë institucioneve kompetente për ta përfunduar punën.
Shkup - Njëmbëdhjetë shoferë janë privuar nga liria për drejtim të pakujdesshëm të automjetit, nga të cilët nëntë për shkak se kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi, një ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, ndërsa një tjetër ka drejtuar automjetin edhe pse ka pasur masë aktive ndalimi për drejtim, kumtuan nga MPB-ja.
Zhelinë - Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, zhvilloi sot vizitë pune në Komunën e Zhelinës me çka në takim me kryetarin e Komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu, foli për gjendjen aktuale ekonomike, mbështetjen e Qeverisë për projektet infrastrukturore në komuna, përkrahjen konkrete të Ministrisë së Ekonomisë së Punës ndaj bizneseve dhe ndaj qytetarëve.
Teheran - Ministri i Punëve të Jashtme të Irakut, Abas Aragçi, do të udhëtojë sot për në Pakistan për bisedime për përfundimin e luftës, njoftoi Agjencia Iraniane e Lajmeve (IRNA).Qëllimi i udhëtimit të Aragçit janë konsultimet dypalëshe mbi zhvillimet aktuale në rajon dhe situatën e fundit me luftën që SHBA-ja dhe Izraeli i kanë imponuar Iranit, thekson IRNA.
Uashington - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pit Hegset në konferencën e sotme për shtyp deklaroi se SHBA-ja ka arritur "rezultate vendosëse ushtarake në Iran", ndërsa operacionin "Zemërimi epik" e vlerësoi si "mision të guximshëm dhe të rrezikshëm, dhuratë për tërë botën".Sipas tij, bllokada detare amerikane për portet iraniane "çdo ditë po bëhet më e fuqishme".
Bejrut – Përfaqësuesi i Hezbollahut, Ali Fajad, deklaroi se armëpushimi me Izraelin është i pakuptimtë pasi sulmet izraelite në jug të Libanit vazhdojnë. Ai theksoi se Hezbollahu ka të drejtë të përgjigjet ndaj këtyre sulmeve."Çdo agresion izraelit ndaj çfarëdo objektivi libanez, pavarësisht natyrës së tij, i jep forcë rezistencës që të përgjigjet në mënyrë proporcionale", theksoi Fajad.