12:00/23 janar/2026
Shkup- Një vit alarmojmë për problemin me transportuesit dhe me evidencën elektronike në BE dhe u desh që situata të përshkallëzohej që të shkaktojë vëmendje. Bëhet fjalë për problem të madh ekonomik, i cili mundet plotësisht të shembë ekonominë vendore dhe atë rajonale. Edhe pse kisha shkëmbim të ashpër të argumenteve me kompetentët në kuadër të BE-së direkt në Bruksel, për fat të keq, nuk pata mirëkuptim, thotë zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski në lidhje me rregullat e reja për hyrje në vendet nga zona Shengen për shoferët profesionistë.
Shkup- Në margjinat e takimit të dytë ministror të Platformës për paqe në Ballkan që mbahet sot në Stamboll, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski zhvilloi takim dypalësh me homologun e tij turk, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë, Hakan Fidan. Siç informojnë nga MPJTJ, fokusi i bisedimeve është vënë në marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik, mundësitë e investimeve dhe thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të ndërsjellë. Në këtë kontekst u konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe bashkëpunimi jashtëzakonisht i suksesshëm në më shumë fusha.
Shkup- Sistemi “Safe City” është çështje e sigurisë publike, e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe e vendosjes së rendit në komunikacion. Kur flasim për “Safe City”, nuk flasim për kamera apo gjoba, por për jetë njerëzish. Për rrugë më të sigurta, ku askush të mos humbasë babanë, djalin apo motrën për shkak të papërgjegjshmërisë së dikujt tjetër, thonë nga koalicioni VLEN.
Shkup- Aleanca për Shqiptarët përmes një kumtese, shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e zgjedhjes së znj. Xhihan Ahmed si anëtare e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, proces i cili, sipas të dhënave të bëra publike, shoqërohet me dyshime të bazuara për parregullsi procedurale dhe mosplotësim të kushteve ligjore. Sipas tyre, çdo devijim nga ligji dëmton besimin e qytetarëve dhe cenon drejtpërdrejt funksionimin e shtetit të së drejtës.
Athinë- Do të vazhdoj të bëj përpjekje t’i bind bashkëfolësit e mi amerikanë se çdo tension në marrëdhëniet euroatlantike u bën dëm edhe Evropës edhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tha kryeministri grek Kirjakos Micotakis pas Samitit të jashtëzakonshëm të BE-së në Bruksel, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Kryeministri grek theksoi se “nuk është sekret që marrëdhëniet euroatlantike kanë kaluar nëpër periudha turbulencash gjatë vitit të kaluar”, por se ato duhet të ruhen në nivel funksional, duke shtuar se Greqia, si shtet anëtar i BE-së, i cili ka edhe marrëdhënie strategjike me SHBA-në, me të drejtë përpiqet “t’i mbajë të gjitha turbulencat të përkohshme” dhe të kërkojë zgjidhje që do të jenë në interes të të gjithëve.
Bruksel- Kryeministrja daneze Mete Frederiksen sot do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rute, për të biseduar për ngjarjet më të reja në lidhje me Grenlandën. Takimi do të mbahet në kontekst të planeve të presidentit amerikan Donald Tramp për marrjen e ishullit, të cilat shkaktuan vëmendje diplomatike dhe tensione potenciale mes aleatëve.
Bruksel- Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot në X publikoi se po bashkëpunon me kryeministren daneze Mete Frederiksen për të forcuar parandalimin dhe mbrojtjen e Arktikut. “Punojmë së bashku për të siguruar se e gjithë NATO është e sigurt dhe do të ndërtojmë bashkëpunimin tonë për të përmirësuar parandalimin dhe mbrojtjen e Arktikut. Danimarka vazhdon të japë një kontribut të fortë në sigurinë tonë të përbashkët dhe po rrit investimet për të bërë edhe më shumë”, shkroi Rute.
Davos- Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski i kritikoi ashpër liderët evropianë në Davos, duke i akuzuar se mendojnë vetëm për Grenlandën dhe presin udhëzime nga Donald Trampi, në vend që të ndërmarrin veprime për Ukrainën dhe kriza të tjera gjeopolitike. Thirrja e presidentit ukrainas për veprim, drejtuar disa nga aleatëve kryesore të Kievit, erdhi në fund të një jave të shënuar me dramë diplomatike në Forumin Ekonomik Botëror, publikoi Guardian.