• сабота, 20 јули 2024

MIA Flesh

MIA Flesh

12:00/ 21 shkurt/ 2024

Shkup - Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele (ASHMAA) dënon ashpër deklaratën e kryetarit të partisë politike të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, me të cilën ai akuzoi disa media se “janë vetëshitur dhe vazhdojnë të shiten” dhe vihen në funksion të një partie politike, kumtuan sot nga ASHMAA. "Politikanët duhet të jenë të ndërgjegjshëm për përgjegjësinë që kanë dhe në vend që të përdorin komunikim të papërshtatshëm, të tregojnë respektin më të lartë për profesionin e gazetarit dhe një nga shtyllat kyçe të demokracisë – mediat. Etiketimi i mediave, sidomos në periudha të ndjeshme si ato parazgjedhore, ndikon negativisht në lirinë e shprehjes dhe cenon dinjitetin e punonjësve të medias, nënvizohet në njoftimin e ASHMAA-së.

Shkup - Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski deklaroi se sot ka marrë shkrim nga Brukseli se Bashkimi Evropian nuk do të bëjë problem nëse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut duhet të udhëtojnë me pasaporta me emrin e ri kushtetues. Toshkovski, në emisionin këtë mëngjes "Ja sakam Makekonija" në Sitel u bëri thirrje sërish deputetëve në Kuvend që t'i mbështesin edhe ndryshimet për vazhdimin e afatit të validitetit të dokumenteve të udhëtimit.

Shkup - Në 24 orët e fundit janë shuar 18 zjarre në ambient të hapur, informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK). Në territorin e QRMK Shkup dhe QRMK Tetovë janë shuar katër zjarre, ndërsa në territorin e QRMK Manastir, QRMK Shtip dhe QRMK Kumanovë nga tre zjarre. Në territorin e QRMK Strumicë është shuar një zjarr në ambient të hapur. Qendra për menaxhim me kriza apelon që mos të digjet bimësi në ambient të hapur, ndërsa paraqitjen e zjarrit të raportojnë sa më shpejtë në numrin e vetëm të emergjencës 112.

Shkup - Gjatë kontrollimeve në trafik gjatë gjatë ditës së djeshme në teritorrin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 17 masan, kumtoi sot MPB-ja. Prej të cilave gjashtëmbëdhjetë kundërvajtje për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, katërmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, shtatë masa për përdorimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, 18 gjoba për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit.

Tetovë - Me vendim të Ministrisë së Kulturës, drejtoreshë e Institucionit Nacional Galeria e Arteve - Tetovë nga sot do të jetë Besa Dauti, njoftuan nga institucioni i Tetovës. Dauti prej disa vitesh është e punësuar në Galerinë e Arteve në Tetovë, si kuratore arti, ndërsa me profesion është piktore akademike. "Besa Dauti ka studiuar për pikturë në Akademinë e Arteve në Tetovë. Punon si piktore akademike dhe kuratore arti në Galerinë e Arteve në Tetovë. Përvoja, njohja e thellë e formimit kulturor dhe arsimor të Besa Dautit do të frymëzojë ekipin e Galerisë dhe artistët tanë, vizitorët dhe artdashësit, gjë që do të sjellë një angazhim serioz në zhvillimin e vazhdueshëm të institucionit, thuhet në kumtesën e Galerisë së Arteve.

Strumicë - Nga mbrëmë në ora 23 është normalizuar hyrja në Greqi përmes vendkalimit kufitar Evzoni, i cili nga ora 18 ka qenë i bllokuar nga bujqit grekë, ndërsa shërbimet e atjeshme kufitare kanë lëshuar automjete udhëtarësh dhe transportuese në çdo gjysmë ore nga dhjetë minuta. Lajmin se është normalizuar hyrja tek fqinji jugor përmes vendkalimit kufitar Bogorodicë-Evzoni e konfirimoi për MIA-n shefi i Qendrës rajonale për çështje kufitare Jug pranë MPB, Sllavço Bogoev.

Beograd - Llogaritë e 46.847 ndërmarrjeve dhe sipërmarrësve në Serbi janë bllokuar, ndërsa në to janë janë "bllokuar" 219,9 miliardë dinarë ose 1.87 miliardë euro pa normë interesi, publikoi "Forbs Serbi". Njëzet kompanitë e parë në këtë listë janë në pronësi të emrave të njohur të bizenseve serbe, por edhe personave që janë arrestuar ose akuzuar për keqpërdorim të detyrës, përfitim joligjor të beneficioneve financiare, mashtrimeve të ndryshme, pastrim parash dhe vepra të tjera.

Moskë - Gjykata e qytetit Salehard pranoi një ankesë për veprime të paligjshme nga nëna e Aleksej Navallni, Ludmila Navallnaja. Shqyrtimi i ankesës do të mbahet me dyer të mbyllura, kumtoi Gjykata për TASS. “Është pranuar ankesa për veprime dhe vendime të paligjshme. (Shqyrtimi) është caktuar për 4 mars, një seancë gjyqësore e mbyllur," kumtoi Gjykata e qytetit Salehard, duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me ankesën e Ludmila Navallnaja.

Bruksel - Hakerët rusë sulmuan ueb-faqe qeveritare dhe parlamentare në Belgjikë, duke përfshirë edhe faqen e kryeministrit Aleksandre de Kro, informuan mediat lokale. Sajtet dje pasdite disa orë ishin të pakapshme ose kanë pasur vështirësi gjatë ngarkimit.  Përgjegjësinë për sulmin e ndërmori grupi "NoNejm057(16) (NoName057(16)", e cila më parë bëri përpjekje që t'i mbyllë faqet zyrtare belge të internetit. Grupi bëri të ditur se aksionet e saj kanë lidhje me ndihmën që Belgjika ia jep Ukrainës.

Bruksel - Vdekja tragjike e të burgosurit politik bjellorus Ihar Lednik e dëshmon dimensionin johuman të shtypjes së regjimit të presidentit të Bjellorusisë, Aleksandar Llukashenko, njoftoi zëdhënësi i Komisionit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Peter Stano në platformën Iks. Reagimi i Stanos erdhi pasi Qendra bjelloruse për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Vjasna" njoftoi se Lednik, i cili kishte probleme shëndetësore, ka ndërruar jetë në koloninë e burgut "Mahiliot". 

Bruksel - BE-ja nuk është e gatshme të pranojë si anëtare një vend që gjendet në luftë, sepse kjo do ta fuste në konflikt ushtarak, vlerëson ish presidenti i Komisionit Evropian dhe ish kryeministrit portugez Zhose Manuel Durao Baroso. "Bashkimi Evropian nuk është i gatshëm të pranojë një vend që është në luftë si Ukraina, sepse kjo do të ishte sikur ta transferoni luftën në BE", deklaroi Baroso në fjalimin në hapjen e Konferencës kushtuar procesit të anëtarësimit të Ukrainës në BE me titull "Aderimi i Ukrainës në Bashkimin Evropian - çfarë na nevojitet për një zgjerim të suksesshëm".

Bruksel - Bashkimi Evropian sot për të 13-ën herë ka vendosur sanksione ndaj Rusisë në prag të dy vjetorit të invazionit të Moskës ndaj Ukrainës, kumtoi Belgjika e cila kryeson me BE-në. Draft- propozimi në të cilin kanë mbikëqyrje mediat perëndimore përfshin eksportin në tre firma kineze për furnizim të ushtrisë ruse dhe vendosjen në listën e zezë të ministrit të Mbrojtjes së Koresë së Veriut për dërgimin e raketave në Rusi. 

Uashington - Qindra ushtarë ukrainës janë zhdukur ose janë zënë rob nga njësitet ruse gjatë tërheqjes së tyre kaotike nga qyteti Avdievka, publikoi "Njujorjk tajms", duke iu referuar përfaqësuesve të lartë perëndimorë, të cilët luftojnë për Ukrainën. "Kjo është humbje katastrofike për Kievin që mund t'i shkaktojë goditje moralit tashmë të dobësuar pas kundërofesivës së pasukseshme shumëvjeçare dhe ndërrimit të kryekomandantit Valerij Zaluzhni", thekson gazeta. Vlerësimet për atë sa ukrainas janë zënë rob ose të zhdukur variojnë, ndërsa tash për tash nuk dihet numri i saktë.

Uashington - Një dron amerikan u rrëzua në afërsi të bregut të Jemenit nga një raketë që besohet që është gjuajtur nga kryengritësit Huthë, kumtoi ministria amerikane e Mbrojtjes. Droni është rrëzuar të hënën. Kjo është hera e dytë që nga nëntori që një dron amerikan MQ-9 Reaper është rrëzuar në afërsi të bregut të Jemenit. Ky lloj droni përdoret si për mbikëqyrje ashtu edhe për sulm.

Uashington - Prokurorja shtetërore e Nju-Jorkut, Letisha Xhejms, njoftoi se është e gatshme të fillojë procesin e konfiskimit të pasurisë së ish presidentit amerikan Donald Tramp, nëse ai nuk mund t'i paguajë 454,8 milionë dollarët e përcaktuara me aktgjykimin.  Të premten, Trampi ishte urdhëruar që të paguajë 354,8 milionë dollarë dhe edhe 100 milionë dollarë interes, pasi gjykatësi Artur Engoron përcaktori se ish presidenti i SHBA-së gabimisht e ka prezantuar vlerën e saj neto që të marrë kushte më të mira për hua. 

Pekin - Kina sot paralajmëroi se vendimi i SHBA-së që të vendosë veto për rezolutën e Këshillit të Sigurisë së KB-së me të cilën bën thirrje për armëpushim urgjent në Rripin e Gazës e shtyn konfliktin në situatë "edhe më të rrezikshme". Kina votoi për draft-rezolutën, theksoi zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Mao Ning.

Milano- Trajneri i Interit, Simone Inzagi ndjen keqardhje që fitorja ndaj Atletiko Madridit në ndeshjen e parë nga 1/8 e Ligës së Kampionëve nuk është mbyllur me më shumë gola avantazh. "Kjo ndeshje na ka ardhur mirë për një fillim të jashtëzakonshëm ndaj një kundërshtari të madh. Ndihemi keq që avantazhi është vetëm  një gol, sepse na pret një ndeshje intenzive në Madrid", theksoi mes tjerash Inzagi për faqen e UEFA-s. Ndeshja kthyese do të luhet më 13 mars në Madrid.

Mançester - Biznesmeni anglez Xhim Retklif, blerjen e 27 për qind të aksioneve të Mançester junajtedit, e vlerëson si fillim drejt kthimit të ekipit të tij në rrugët e fitoreve.  "Të bëhesh bashkëpronar i Mançester junajtedit është nder dhe përgjegjësi e madhe. Kjo jo vetëm që e shënon kompletimin e kontratës, por edhe fillimin e udhëtimit tonë që ta kthejmë Mançester Junajtedin në krye të futbollit anglez, evropian dhe botëror. Prej sot, puna për arritjen e këtyre qëllimeve do të përshpejtohet", deklaroi Retklif për ueb faqen e klubit. 

Londër - Testi britanik i sistemit bërthamor raketor "Trident" muajin e kaluar nuk u realizua pasi projektili ka ra në det në afërsi nëndetëses që e ka gjuajtur, publikoi sot "San". Siç shkruan gazeta, inicuesit e projektilit, nuk janë aktivuar gatë testimit më 30 janar në bregun e Floridës dhe projektili ra në det. Ministria e Mbrojtjes shkurt kumtoi se ka pasur anomali gjatë testimit dhe se për shkak të problemeve me sigurinë kombëtare, nuk mund të kumtojë më shumë hollësira.

Остани поврзан