• сабота, 16 мај 2026

MIA Flesh

MIA Flesh

09:00/ 7 maj/ 2026

Shkup - Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 100-të, në rend dite të së cilës janë gjithsej 17 pika. Në mbledhjen e sotme deputetët do të diskutojnë rreth Propozim ligjit për ratifikim të Marrëveshjes kornizë për bashkëpunimin ushtarak mes Qeverisë së RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë, Poropozim ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes mes RMV-së dhe Qeverisë së Republikës së Turiqisë për bashkëpunim në sferën e arsimit, Propozim ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes RMV-së dhe Bankës investuese evropiane lidhur me themelimin e përfaqësisë së Bankës investuese evropiane në Maqedoni të Veriut dhe Propozim ligji i plotësuar për Këshillin e prokurorëve publikë të RMV-së në lexim të dytë.

Shkup - "Zbatimi i teknologjisë, digjitalizimit dhe inteligjencës artificiale si nxitës të zhvillimit ekonomik" është tema e Samitit të biznesit Gjermani-Maqedoni që do të mbahet sot në Shkup në organizim të AHK të Maqedonisë së Veriut, pjesë e rrjetit të Odave ekonomike gjermane jashtë vendit dhe në bashkëpunim me Shoqatën e biznesit Gjermani-Maqedoni. Ngjarje do të mbledhë përfaqësues të lartë nga sektori i biznesit nga vendi, Gjermania dhe rajoni, ndërsa fjalim do të ketë edhe kryeministri Hristijan Mickoski.

Shkup - Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse i cili prej dje është për vizitën e tij të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriutt, sot me nikoqirn e tij, ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski do të realizojë takim tet-a-tet, ndërsa pastaj edhe konferencë të përbashkët për shtyp. Në kuadër të vizitës në vend, Berse do të takohet me kreun shtetëror, me ministra kompetent, si dhe shumë aktivitete tjera, kushtuar avancimit të bashkëpunimit me këtë organizatë ndërkombëtare.

Shkup - Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot pritet të shpallet aktvendimi për Stojançe Jovanovski, i akuzuar për tre vepra penale – lëndim trupor si vazhdim i dhunës në familje, rrezikim i sigurisë dhe nxitje për vetëvrasje dhe ndihmë në vetëvrasje, të lidhura me tragjedinë e 2 marsit të këtij viti, kur bashkëshortja e tij Ivana Jovanovska dhe vajza gjashtëvjeçare Katja humbën jetën. Prokuroria, në fjalën përfundimtare, kërkoi dënimin maksimal për të pandehurin, duke vlerësuar se në procedurë është provuar një vazhdimësi e dhunës fizike, psikologjike dhe ekonomike ndaj Ivana Jovanovska, e cila, sipas aktakuzës, ka kulmuar me tragjedinë e 2 marsit të këtij viti. Mbrojtja, nga ana tjetër, kërkoi lirim nga akuzat me qëndrimin se Prokuroria nuk e ka treguar as pasojën dhe as shkakun për veprat penale që i vihen në barrë të pandehurit. 

Shkup - Konferenca rajonale e ministrave me temë "Udhëheqja e ndryshimeve: Rrugët drejt qëndrueshmërisë demografike në përputhje me nevojat e njerëzve", do të mbahet sot dhe nesër në Shkup, nën organizim të Ministrisë së Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, në partneritet me Fondin e Kombeve të Bashkuara mbi Popullsinë (UNFPA).  Konferencën do ta hapë kryeministri Hristian Mickoski, i cili është edhe mbështetës i këtij eventi, gjatë së cilës do të mbahen shtatë panel sesione me pjesëmarrjen e ministrave, zëvendësministrave dhe përfaqësuesve të organizatave ndërkombëtare.

Shkup - Në Ministrinë e Punëve të Brendshme në Shkup sot do të mbahet festimi qendror për shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë - 7 Maj. Në ngjarje fjalime do të mbajnë ministri i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski dhe drejtori i Byrosë për Siguri Publike pranë MPB-së Aleksandar Janev. Në shënimin e Ditës së Policisë së Maqedonisë do të marrin pjesë ministra dhe mysafirë tjerë, si dhe përfaqësues të korit diplomatik në Maqedoni.

Brjansk - Trembëdhjetë persona mes të cilëve edhe një fëmijë, u plagosën në sulmet ukrainase ndaj ndërtesave banesore në qytetin rus Brjansk, rreth 100 kilometra nga kufiri ruso-ukrainas, njoftoi guvernatori lokal Aleksandar Gobomaz. Sipas Bogomaz, janë dëmtuar 20 objekte banesore dhe 40 automjete.

Santa Kruz de Tenerife - Evakuimi i pasagjerëve nga kroçerja në të cilën shpërtheu hantavirusi do të fillojë të hënën nga Tenerife në Ishujt Kanarie, njofton Ministria e Brendshme e Spanjës. Pritet që anija të mbërrijë në Ishujt Kanarie të shtunën. Tenerife është porti më i afërt me të cilin ndodhet aktualisht anija. Ndërkohë, autoritetet argjentinase njoftuan se çifti holandez që vdiq nga infeksioni me hantavirus në anije kishte udhëtuar më parë nëpër Argjentinë, Kili dhe Uruguai për disa muaj, ndërsa në fund të marsit u kthyen në Argjentinë, nga ku hipën në anijen turistike.

Phenian - Koreja e Veriut nuk është e obliguar me asnjë marrëveshje për mospërhapjen e armëve bërthamore, citohet në kumtesën e publikuar nga agjencia e Koresë së Veriut, KCTA. Kim Son, përfaqësues i përhershëm i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, tha se SHBA dhe disa vende tjera "e ndotin atmosferën" në Konferencën e 11-të për revizion të Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore, që mbahet në selinë e KB-së, duke hapur çështjen për programin bërthamor të Koresë së Veriut.

Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në pjesët juglindore do të ketë kushte për paraqitje të rralla të bubullimave. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale, siç njoftojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, do të jetë në interval prej 6 deri 12, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 20 deri 26 gradë. 

Остани поврзан