MIA Flesh
- Krivollak - Atë që e bëri NATO-ja me standardet, ta bëjë Bashkimi Evropian me kriteret e Kopenhagës, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga poligoni i armatës Krivollak në deklaratë për mediumet. Ajo ishte pjesë e Ditës së mysafirëve të lartë të stërvitjes "Shkëndija 26". Përveç presidentes, si komandante supreme e Forcave të armatosura, para të pranishmëve folën edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, si dhe përfaqësuesi nga Komanda e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.
18:00/ 27 prill/ 2026
Krivollak - Atë që e bëri NATO-ja me standardet, ta bëjë Bashkimi Evropian me kriteret e Kopenhagës, porositi sot presidentja Gordana Siljanovska-Davkova nga poligoni i armatës Krivollak në deklaratë për mediumet. Ajo ishte pjesë e Ditës së mysafirëve të lartë të stërvitjes "Shkëndija 26". Përveç presidentes, si komandante supreme e Forcave të armatosura, para të pranishmëve folën edhe ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-majori Sashko Llafçiski, si dhe përfaqësuesi nga Komanda e forcave të bashkuara të NATO-s në Napoli.
Shkup - Dhuna në familje është një problem që me vite është qartë i dukshëm edhe në praktikën institucionale, por edhe në statistikë dhe kohë të gjatë është trajtuar në mënyrë të fragmentuar me reagim të vonuar dhe pa koordinim thelbësor mes institucioneve, theksoi ministri i punëve të jashtme Pançe Toshkovski në debatin e sotëm mbikëqyrës të organizuar nga Komisioni Kuvendor për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave. Tema e debatit mbikëqyrës ishte "Zbatimi i ligjeve, politikave dhe masave institucionale për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna në familje, nga aspekti i mundësive të barabarta, koordinimi institucional, sfidat dhe mundësitë për avancimin e efikasitetit të veprimit të organeve në pushtetin ekzekutiv", ndërsa ministri Toshkovski, theksoi se dhuna në familje është një nga ato çështje që tregon më qartë se sa mirë funksionon sistemi në të vërtetë, veçanërisht aty ku shteti duhet të mbrojë në kohë dhe në mënyrë thelbësore njerëzit më të rrezikuar.
Shkup - Nëse do të më duhej ta përmbledh politikën e jashtme në dy vitet e fundit, do ta përmblidhja me tre fjalë, ndërsa ato janë: dinjitet, rezultate dhe vizion 0 tha sot ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski para Komisionit për Politikë të Jashtme në Kuvend. "Dinjitet - sepse interesi kombëtar nuk mbrohet me retorikë agresive, por me pozita të qarta, argumente të forta dhe seriozitet institucional. Rezultate - sepse qytetarët presin që politika e jashtme të sjellë intreres të dukshëm: investime, siguri, vende pune, udhëtim më të lehtë dhe reputacion më të madh në botë. Vizion - sepse shteti duhet ta dijë se ku dëshiron të jetë për pesë, dhjetë dhe njëzet vjet. Nuk guxojmë të reagojmë në agjenda të huaja. Duhet ta kemi agjendën tonë", theksoi Mucunski para deputetëve.
Shkup - Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, mori pjesë në UNECE Resource Management Week 2026, ku mbajti një fjalim para përfaqësuesve të lartë, ekspertëve dhe hartuesve të politikave nga e gjithë bota. Në fjalimin e saj, Bozhinovska dërgoi një mesazh të fortë se menaxhimi i qëndrueshëm i burimeve nuk është zgjedhje, por një imperativ në kohë sfidash globale energjetike dhe klimatike.
Krivollak - Ushtarët tanë të RMV-së punojnë konform standardeve më të larta të NATO-s, tha sot ministri i Mbrojtjes, Vllado Misajllovski në Ditën e të Ftuarve të Lartë të stërvitjes "Shkëndija 26" në poligonin e Armatës, Krivollak. "Është krenari të jesh ministër i një Armate të këtillë. Me të vërtetë jeni krenaria e shtetit! Këtu në poligonin e Armatës, poligoni ynë më i madh për stërvitje dhe një nga kapacitetet, për të cilën njihemi në aleancë, të gjithë ne kemi qenë dëshmitarë jo vetëm të demonstrimit të aftësive por nedhe në disiplinës, precizitetit dhe profesionalizmit të vërtetë. Kemi qenë dëshmitarë të asaj që ne si udhëheqësi e flasim vazhdimisht, e ky është fakti se ushtarët tanë punojnë në pajtim me standardet më të larta të NATO-s, duke treguar se përsosmëria e tyre nuk është shënjestër që duhet ta arrijmë, por është realitet", theksoi ai.
Prilep - Punojmë në planin operativ të revitalizimit të hekurudhor dhe kthimin e kargo-transportit për çka janë të inteersuar kompanitë e mëdha të Prilepit. Planin duhet ta realizojmë për 6 deri më 12 muaj, shpenzimet e kompanive dyfish do të rriten, ndërsa ne do t'i ruajmë rrugët e mjedisit jetësor", deklaroi Aleksandar Nikolloski, zëvendëskryeminisër dhe ministër i Transportit, gjatë vizitës së sotme në Prilep.
Shkup - Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në një postim në rrjetin X e pyet kryeministrin Hristijan Mickoski pse kur kaq shum dëshiron të flasë për ndryshimin e emrit, edhe pse ka premtuar, nuk e kthen emrin e vjetër të shtetit. "Mickoski sot sërish flet për emrin. Kur u gjunjëzuat dhe lutej për pushtet, premtoi se do ta kthejë emrin dhe do ta anulojë Marrëveshjen e Prespës, ndërsa ne na quante tradhtarë. Pse nuk e kthen emrin IRJM? Sepse e dini që kjo do të thotë dalje nga NATO dhe fundi i rrugës evropiane. Gënjeu atëherë. Gënjen edhe tani. Mjaft me patriotizëm të rremë me pasaportat bullgare. Koha e së vërtetës po vjen", shkroi Filipçe në X.
Teheran - Irani deklaroi se është i gatshëm ta hapë ngushticën e Hormuzit nëse SHBA-ja e ndërpret bllokadën në portet iraniane dhe luftën kundër Republikës islamike dhe propozon çështjet rreth programit bërthamor të Iranit të diskutohen në fazën e mëvonshme, deklaruan përfaqësuesit rajonalë. Oferta e Iranit vjen pasi që ministri iranian i Punëve të Jashtme, Abaz Aragçi e vizitoi Rusinë, aleate kyçe e teheranit, kumtoi edicioni amerikan "Aksios".
Strugë - Dueli i parë nga dy duelet e sotme nga xhiroja e 29-të përfundoi me fitore të ekipit vendor, përkatësisht Struga e mposhti Sileksin me rezultat 2:0. Ky njëherit ishte edhe derbi i xhiros dhe struganët tani kanë dhjetë pikë epërsi në tabelë para kratovasve katër xhiro deri në fund të kampionatit. Golat për ekipin fitimtar i shënuan Lamine Maudo në minutën e 21-të dhe Jristian Maleski në minutën e 57-të.