MIA FLESH
- Shkup - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Sali Murati, shef i Delegacionit, dhe deputetet Dafina Stojanoska dhe Jovanka Trençevska, mori pjesë në Sesionin e Dytë të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet nga 26 deri më 27 janar në Këshillin Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), në Abu Dabi, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale.
15:00/ 28 janar/ 2026
Shkup - Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga deputeti Sali Murati, shef i Delegacionit, dhe deputetet Dafina Stojanoska dhe Jovanka Trençevska, mori pjesë në Sesionin e Dytë të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet nga 26 deri më 27 janar në Këshillin Nacional Federal të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), në Abu Dabi, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim me ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Gjermanisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e investimeve dhe zhvillimit ekonomik. Ministri Sali vlerësoi lart rolin e Gjermanisë si një nga partnerët më të rëndësishëm ekonomikë, duke theksuar kontributin e investimeve gjermane në rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Shkup- Kuvendi në seancën e sotme të 83-të me 83 vota "për" e zgjodhi Bojan Mariçiqin kryetar të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ). Për nënkryetar u zgjodh Abdush Demiri, ndërsa për anëtarë të Komisionit Aleksandar Dashtevski, Angellço Ristov, Svetllana Karapetrova, Boris Kondarko dhe Ditmire Shehu.
Shkup - Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi dhe drejtori i Breinster Nekst, Petar Ninoski sot nënshkroi Memorandum për bashkëpunim.Siç informoi shërbimi i Kuvendit për shtyp, me Memorandumin konstatohet korniza për aktivitete të përbashkëta të kahëzuara drejt avancimit të përvojës arsimore dhe nxitjes së këmbimit të njohurive dhe praktikave të mira.
Shkup- Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, mori pjesë në forumin tematik “Përdorimi i të dhënave mbi pronarët përfitues për reduktimin e korrupsionit”, të organizuar nga Qendra për Komunikime Civile me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.
Shkup - Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Çështje Evropiane Bekim Sali, sot zhvilloi një takim me ambasadorin e Spanjës, Rafael Soriano Ortiz, ku janë shqyrtuar marrëdhëniet e ngushta dypalëshe midis Maqedonisë së Veriut dhe Spanjës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, përfshirë politikën evropiane, ekonominë, arsimin dhe kulturën.
Shkup - Pesë kandidatë janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kandidaturat e tyre sot janë dërguar në Qeveri, informojnë për MIA-n nga pres shërbimi i Kuvendit.
Shkup - LSDM-ja ka marrë qëndrim që të mbështetet protesta e sotme e LSM-së dhe kërkesat, të cilat punëtorët i kanë për Qeverinë. Por, siç theksoi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe nuk do të japim mbështetje të organizuar partiake.
Shkup – Gjithsej 71 për qind e popullsisë mbështet anëtarësimin në BE, që është pothuajse dhjetë për qind më shumë krahasuar me vitin e kaluar, tregojnë rezultatet e anketës "Analizë e opinionit publik mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (2014 - 2025)" nga Instituti për Demokraci - Societas civilis Shkup të prezantuar sot në Kuvend.
Shkup - Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale (MEMBM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) sot nënshkruan Memorandum për Bashkëpunim që vendoset një kornizë e qartë dhe afatgjatë për veprim të përbashkët në fushën e energjisë, efikasitetit të energjisë, burimeve të rinovueshme të energjisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Shkup - Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski, sot zhvilloi një takim me zëvendëskryeministrin e Qeverisë së Kroacisë dhe ministrin e Çështjeve Detare, Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkoviq, në të cilin u diskutua për problemet në sektorin e transportit dhe për avancimin e bashkëpunimit bilateral.
Shkup- Unë jam mjaft i sigurt se do të ketë zgjedhje të parakohshme. Nëse do të jenë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit të ardhshëm, kjo varet nga disa faktorë, tha kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, i cili sot iu përjgigj pyetjes së gazetarëve në Kuvend nëse ështëpër mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Shkup - Gjyqtarët nesër do të votojnë në zgjedhje të drejtpërdrejta për një anëtar të ri të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve që i përkasin një komuniteti që përbën më shumë se 20 për qind të popullsisë.Të gjithë 418 gjyqtarët e regjistruar në Regjistrin zgjedhor gjyqësor kanë të drejtë vote. Votimi fillon në orën 8 të mëngjesit dhe zgjat deri në orën 15:00 në qendrat e votimit në të gjitha gjykatat në vend, pas së cilës rezultatet do të shpallen në një seancë publike.
Shkup- Këshilli gjyqësor veproi rreth kërkesës së Gjykatës themelore penale, dhe tëlejojmë tani hetimi të konstatojë atë që nevojitet, tha kryetari i Këshillit gjyqësor, Aleksandar Kambovski i ypetur për qëndrim rreth marrjes së imunitetit gjykatësit Gjoko Ristov, i cili ngarkohet për përfitim tëpaligjshëm dhe fshehje të pronës dhe larje parash dhe të ardhurave të tjera nga vepra ndëshkuese pasi që në shtëpinë e prindërve të tij në negotinë policia gjeti 350.000 euro brenda një muripër tëcilat ekziston dyshimi se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.
Shkup - Në hapësirat e Qendrës për Menaxhim me Kriza, sot u pritën anëtarët e Asociacionit të Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut (AOA), si dhe përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Armatës.
Kriva Pallankë - Mbi tetëdhjetë përfaqësues të kompanive transportuese dhe shoferë të kamionëve nga vendi, për të tretën ditën me radhë po protestojnë në mënyrë paqësore në vendkalimin kufitar Deve Bair, si dhe kolegët e tyre nga Serbia, BeH-ja dhe Mali i Zi, kundër sistemit të ri për hyrje dhe dalne në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.
Shkup - Dera e Bashkimit Evropian është e hapur. Ekziston mbështetje e plotë për Maqedoninë e Veriut që të hyjë në BE dhe besoj se në këtë moment është e nevojshme që vendi të unifikohet - Qeveria, opozita, Kuvendi, shoqëria civile, bizneset dhe të rinjtë të jenë pragmatikë në përshpejtimin e reformave, tha sot ambasadori i BE-së në vend, Mihail Rokas.
Shkup - Në kuadër të Forumit Parlamentar të Grave të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), që po mbahet në Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 26-27 janar 2026, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga deputetët Sali Murati, shef i Delegacionit; Jovana Trençevska dhe Dafina Stojanoska, anëtare, pati takim me kryetarin e APM-së, Xhulio Çentemero, thuhet në kumtesën e pres-shërbimit të Kuvendit, të cilën MIA e transmeton integrale.
Londër - Amazoni ka informuar të punësuarit se planifikon të shfuqizojë rreth 16.000 vende pune në nivel global, si pjesë e përpjekjeve për racionalizim të operacioneve dhe zvogëlimin e burokracisë në të gjitha punën. Siç raportoi DPA, ky është raundi i fundit i madh i largimeve nga puna në gjigantin e shitjes me pakicë dhe teknologjisë, i cili vjen vetëm tre muaj pasi kompania shkurtoi rreth 14.000 vende pune.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp i ka bërë thirrje Iranit të "ulet në tryezë negocuese dhe të arrijë marrëveshje për armën bërthamore ose sulmi i ardhshëm SHBA-së do të jetë shumë më i ashpër".