• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

12:00/ 27 prill / 2026

Shkup, 27 prill 2026 (MIA)- Me një mesazh të fortë se e ardhmja e shtetit ndërtohet në vend, përmes dijes, ideve dhe guximit, ministrja e energjisë, minierave dhe burimeve minerale, Sanja Bozhinovska, sot hapi Garën kombëtare për konceptin më të mirë të biznesit për inovacione të gjelbra për shkollat e mesme 2026/2027, e cila u mbajt në Fakultetin e makinerisë pranë UCM-it. Ministrja Bozhinovska dhe Ministria e energjisë, minierave dhe burimeve minerale këtë vit qëndrojnë si mbrojtëse e një prej proceseve më jetëgjata dhe më relevante arsimore-inovative në vend, i cili tashmë prej 18 vitesh krijon gjenerata të rinjsh që mendojnë në mënyrë sipërmarrëse, inovative dhe me përgjegjësi ndaj mjedisit.

Shkup - Uji në Shkup është cilësor dhe i sigurt për t'u pirë, tregon raporti i fundit javor i "Ujësjëllit dhe Kanalizimi". Sektori për Kontrollit Sanitar, në periudhën prej 20 deri më 24 prill të vitit 2026, kreu monitorim të rregullt dhe mori 189 mostra për analiza fiziko-kimike dhe 189 mostra për analiza mikrobiologjike të ujit të pijshëm nga 45 pika matëse në Qytetin e Shkupit.

Shkup - Mëngjesin e sotëm, në Berovë ishte më ftohtë në Berovë, ku në orën 7 të mëngjesit u mat 0 gradë, ndërsa më ngrohtë ishte në Gjevgjeli, ku u mat 15 gradë, kumtuan nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Nga DPHM-ja informojnë gjithashtu se është matur 2 gradë celsius në Kriva Pallankë, 3 në Lazaropole, 4 në Hanet e Mavrovës dhe Kodrën e Diellit, 5 në Manastir, 6 në Shkup-Petrovec, Tetovë, Demir Kapi dhe Krushevë, 7 në Shtip dhe Strumicë, 8 në Ohër, Pretor, Kumanovë, Vinicë dhe Kavadar, 9 në Shkup-Zajçev Rid, dhe Prilep, si dhe 11 gradë Celsius në Veles.

Zagreb - Alarme për bomba mëngjesin e sotëm u dërguan përsëri në adresë të disa shkollave në Zagreb, duke shkaktuar evakuime të reja të shkollave fillore dhe të mesme në pjesën perëndimore të qytetit. Alarmet për bomba u dërguan edhe në adresë të mediave. Kroacia javën e kaluar u përball me një sërë alarme të rreja me bomba, duke shkaktuar ndërprerjen e mësimit në shumë shkolla në të gjithë vendin. Përveç shkollave, kërcënime morën edhe disa kopshte dhe qendra tregtare.

Stokholm – Shpenzimet për armatim në botë vitin e kaluar arritën 2.887 miliardë dollarë, që përfaqëson rritje reale prej 2,9 për qind në krahasim me vitin 2024, bëhet e ditur në raportin e Institutit Ndërkombëtar për Hulumtimin e Paqes në Stokholm (SIPRI). Sipas raportit, shpenzimet ushtarake u ulën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por u rritën për 14 për qind në Evropë dhe për 8,1 për qind në Azi dhe Oqeani. Tre shpenzuesit më të mëdhenj – SHBA-ja, Kina dhe Rusia – bashkë shpenzuan 1.480 miliardë dollarë, gjegjësisht 51 për qind të vlerës së përgjithshme globale.

Teheran - Ministri i Punëve të Jashtme të Iranit, Abas Aragçi ka arrit në Shën Petersburg për bisedime me presidentin rus Vlladimir Putin. Vizita realizohet pas samitit të dështuar me SHBA-në në Islamabad. "Ministri iranian për Punë të Jashtme, Abas Aragçi, këtë mëngjes arriti në Shën Petersburg, Rusi për t'u takuar dhe për të biseduar me presidentin rus Vlladimir Putin", raportuan mediat shtetërore iraniane.

Saporo – Një tërmet i ri me magnitudë prej 6.2 ballë është regjistruar në Japoni, në zonën e ishullit Hokaido, bën të ditur Qendra për hulumtime gjeologjike. Epiqendra ka qenë në thellësi prej rreth 80 kilometra, ndërsa deri më tani nuk ka paralajmërime për viktima ose dëme materiale. Hokaido është ishull më në veri dhe i dyti më i madh në Japoni. Nuk është lëshuar paralajmërim për cunami, ndërsa epiqendra ka qenë në një rajon me popullsi të pakët, rreth 200 kilometra në lindje të Saporos. Megjithatë, është theksuar se në zonat e prekura nga dridhje më të forta ekziston rreziku i rrëshqitjes.

Londër - Çavi Simons, mesfushori i Totenhemit dhe kombëtares së Holandës, publikoi se ka pësuar lëndim të rëndë, për të cilin shkak nuk do të mund të luajë në Kampionatin botëror, i cili sivjet luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. "Thonë se jeta mund të jetë e vrazhdë dhe unë ndjehem ashtu sot. Sezoni im papritur përfundoi dhe vetëm po mundohem ta interpretoj këtë. Sinqerisht, më është thyer zemra. Asjgë nuk ka kuptim. Gjithçka që desha ishte të luftoj për ekipin tim, e tani ajo  mundësi më është marrë...së bashku me mundësinë të shkoj në Kampionatin botëror. Përfaqësimi i vendit tim këtë verë...është vetëm mundësi e lëshuar. Do të nevojitet kohë që të pajtohem me këtë, por do të vazhdoj të jem bashkëlojtari më i mirë që mundem. Nuk dyshoj se së bashku do ta fitojmë këtë betejë. Do të shkoj në këtë rrugë i udhëhequr nga besimi, me forcë, këmbëngulje, vetëbesim, duke i numëruar ditët derisa nuk kthehem në fushë. Keni durim me mua", ka shkruar futbollisti 23-vjeçar në rrjetet sociale.

Остани поврзан