• сабота, 16 мај 2026
MIA Flesh

12:00/22 prill/2026

Shkup - Komisioni Parlamentar për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini vendosi unanimisht  për mbajtjen  e debatit publik mbi raportin përfundimtar mbi auditimin e efektivitetit të zbatimit të Konventës së Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Lufta kundër Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje (Konventa e Stambollit), me referencë shërbimet e specializuara për gratë viktima të dhunës në bazë gjinore dhe dhunës në familje, nga Enti Shtetëror për Auditim.

Shkup - Mjetet piroteknike në diskotekën "Puls" ishin vendosur natën pasi unë isha atje, theksoi sot në dëshminë e saj studentja Tea nga Shtipi, e cila në natën kritkke në diskotekën në Koçan arriti rreth orës 1 pas mesnate me miqtë e saj. Në hyrje, siç theksoi, ka pasur dy persona të sigurimit, ndërsa tryeza e tyre ishte vendosur para bendit, mu afër skenës.

Shkup - Me disa ngjarje, forume dhe aksione të ndryshme në botë sot shënihet Dita e planetit Tokë. Çdo vit, miliona njerëz në mbarë botën tubohen për ta shënuar këtë ditë dhe për ta festuar lëvizjen ekologjike. Dita e planetit Tokë, e cila çdo vit shënohet më 22 prill, është ngjarje globale e cila ka për qëllim ta theksojë rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit jetësor.

Shkup - NP Higjiena Komunale - Shkup njofton përdoruesit e saj që kanë një borxh të papaguar në evidencën e NP Ujësjellës dhe Kanalizime-Shkup, në një llogari të përbashkët, bazuar në faturat e papaguara për mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale (si të papaguara ashtu edhe të rregullta), se është iniciuar një veprim pagese pa kamatë të grumbulluar për pagesë të vonuar.

Shkup - Më shumë shi në 24 orët e fundit ka rënë në Hanet e Mavrovës 48 litra për metër katror, ​​34 litra në Pozharanë, 31 në Krushevë, 23 në Prilep, 21 në Ohër, 17 në Manastir dhe Demir Kapi, 16 në Tetovë,  dhe 5 në Shkup. Më ftohtë, ndërkaq, mëngjesin e sotëm është në Kodrën e Diellit -2, 0 në Hanet e Mavrovës, 1 Krushevë, 4 në Ohër, 5 në Kriva Pallankë, Tetovë, Manastir, Prilep, Berovë, 6 në Pretor, 7 Vinicë dhe 8 në Shkup.

Malo Trnovo - Një autobus këtë mëngjes është përmbysur në një afërsi të kufirit bullgaro-turk në rajonin Mallo Trnovo, njoftoi prefekti i këtij vendi, Ilijan jançev, njofton BTA. Ka të paktën dy të vdekur, tha Jançev. Sipas tij, autobusi ka ndlauar në rrugë për shkak të mungesës së kafesë, pastaj është kthyer prapa dhe është përmbysur.

Berlin - Numri i emigrantëve që jetojnë në Bashkimin Evropian arriti një rekord prej 64.2 milionë në vitin 2025, që paraqet një rritje prej rreth 2.1 milionë krahasuar me vitin e kaluar, tregon raporti i Qendrës Gjermane për Kërkime dhe Analiza të Migracionit. Të dhënat, të bazuara në analizat statistikore të "Eurostat" dhe të Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë tregojnë një rritje të konsiderueshme afatgjatë, krahasuar me vitin 2010, kur në BE kishte rreth 40 milionë emigrantë.

Berlin - Ministri gjermani i Mbrojtjes, Boris Pistorius sot e ka prezantuar strategjinë e re nacionale ushtarake, si përgjigje të Berlinit ndaj kërcënimit të rritur nga Moska. Bundesveri, ushtria gjermane, kalon përmes programit për riarmatim pas pushtimit rus ndaj Ukrainës, ndërsa vendi në janar sërish ka vendosur afat vullnetar ushtarak në përpjekje që ta rrisë numrin e ushtarëve, transmeton DPA.

Kiev - Ukraina kërkon nga Turqia që të jetë nikoqir në takimin mes presidentit ukrainas Volodimir Zelenski dhe presidentit rus Vladimir Putin, deklaroi ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Andrij Sibiha. Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës deklaroi se vendi i tij është i gatshëm të shqyrtojë çdo vend përveç Bjellorusisë ose Rusisë për takim me Putinin, për të cilën Zelenski ka kohë që është angazhuar me qëllim përshpejtimin e zgjidhjes së luftës që po zgjat më shumë se katër vjet. 

Bejrut - Shërbimi britanik për operacione tregtare detare kumtoi se një anije për transport të kontejnerëve është sulmuar në afërsi të brigjeve të Omanit, në një incident për të cilin dyshohet se është i lidhur me Gardën revolucionare iraniane. Incidenti ndodhi rreth 15 milje nautike (rreth 28 km) në verilindje të Omanit, në njëzonë të ndjeshme të Detit arab.

Teheran - Ministri i Punëve të Jashtem të Iranit, Abas Aragçi, sot deklaroi se Irani e di si të përballet me "kufizimet dhe keqtrajtimin" dhe t’i mbrojë interesat e tij, pasi SHBA-ja sekuestruan anijen komerciale iraniane në Detin e Omanit. Në një postim në X, Aragçi vlerësoi se bllokada e porteve iraniane është një "akt lufte" dhe shkelje e armëpushimit, ndërsa sekuestrimin e anijes dhe ndalimin e ekuipazhit e quajti "shkelje më të rëndë". Sipas tij, Irani është i aftë t'u bëjë ballë presioneve dhe "keqtrajtimeve", duke theksuar se vendi di t'i mbrojë interesat e tij pavarësisht masave të jashtme. 

Nju-Jork - Në KB sot vazhdojnë marrjet në pyetje të kandidatëve për funksionin e sekretarit të përgjithsh të organizatës. Kandidatë janë Mishel Bashele nga Kili, rafael Krosi nga Argjentina, Rebeka Grinspan nga Kostarika dhe Mali Sal nga Senegali, ndërsa nëse ndonjë kandidate e merr besimin e anëtareve të KB-së, do të ishte hera e parë në historinë e KB-së që në krye të gjendet një grua.

Остани поврзан