09:00/8 maj/2026
Shkup - Kryeministri Hristian Mickoski sot do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në hapjen solemne të sezonit të parë të Lojërave sportive për të rinj Plazma në sheshin "Maqedonia" në Shkup. Pas përfundimit të ngjarjes, është paraparë deklaratë e kryeministrit Mickoski për mediumet. Hapja solemne e sezonit të aprë të Lojërave sportive për të rinj Plazma në Maqedoni, manifestimi më i madh sportiv-amator për fëmijë dhe të rinj në Evropë do të mbahet në Sheshin maqedonia me fillim në orën 12:00.
Shkup - Ceremonia e nënshkrimit të Konventës kornizë për inteligjencën artificiale mes Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Evropës do të mbahet sot në sallën solemne të Qeverisë. Konventën kornizë për inteligjencën artificiale do ta nënshkruajnë minsitri i Drejtësisë Igor Fillkov dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alen Berse.
Shkup - Eko-aksioni fundjava për pastrim të përgjithshëm sot zyrtarisht do të hapet me konferencën për shtyp pas Qeverisë pranë kejit të lumit Vardar. Siç citohet në kumtesën e organizatorëve sot, nesër dhe pasnesër për të gjashtën herë do të mbahet eko-aksioni vjetor dhe më masiv në vend dhe gjithë Ballkanin - fundjava për pastrim të përgjithshëm. Nga atje shtojnë se eko ngjarja rekorde mobilizon dhjetëra mijë vullnetarë nga 80 komuna, 600 organizata, institucione publike dhe kompani private.
Shkup - Prezantimi i gjetjeve kryesore dhe rekomandimeve nga Analiza për shpenzimet e shërbimeve për viktimat e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje do të mbahet në Shkup, nën organizim të Rrjetit kombëtarë kundër dhunës ndaj gruas dhe dhunës në familje. Analiza, siç sqarohet në njoftim, paraqet rishikimin e parë të sistematizuar të shpenzimeve për krijimin dhe mirëmbajtjen e shërbimeve të specializuara për viktimat, me qëllim që të kontribuojë në përmirësimin e politikave, planifikimin buxhetor dhe mbështetjes institucionale.
Shkup - Në Sheshin "Maqedonia" në Shkup sot në mënyrë solemne do të fillojnë "Lojërat sportive për të rinj - Plazma" ku do të marrin pjesë mbi 27.000 fëmijë nga i tërë vendi. Lojërat prëfshijnë disiplina të ndryshme sportive dhe do të realizohen përmes garave në nivelë lokal, rajonal dhe shtetëror. Sportistët më të suksesshëm të rinj do të sigurojnë plasman në finalen ndërkombëtare në Split, ku do të garojnë me moshatarë nga rajoni. Me atë, siç cekin organizuesit, Maqedonia për herë të parë bëhet pjesë e një prej lëvizjeve më të mëdha sportive amatore për fëmijë në Evropë.
Tetovë - Në sheshin e qytetit në Tetovë sot do të mbahet ushtrim simulues me rastin e Javës së Infiermërisë, i organizuar nga Lidhja e shoqatave të infermierëve, teknikëve, mamive dhe stomatologëve të Maqedonisë së Veriut (SHITMS), i udhëhequr nga Shoqata "PËR NE" e Maqedonisë. Ngjarja, siç njoftojnë organizatorët, ka për qëllim përmirësimin e gatishmërisë dhe koordinimit gjatë ndërhyrjeve në situata emergjente dhe krize, përmes një simulimi realist të një aksidenti trafiku mes një automjeti dhe një biçiklete.
Shkup - Pjesë të lagjeve Butel, Radishan dhe "Kuçevishka Bara" këtë mëngjes mund të mbeten pa furnizim me ujë ose të kenë shtypje të ulët të ujit, njofton NP "Ujësjellës dhe Kanalizime" - Shkup.
Shkup - Për shkak të punimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot pa energji elektrike do të mbeten disa nga konsumatorët në fshatin Rashtak, njoftojnë nga EVN Maqedonia SHA. Ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 15:00.
Shkup - Moti sot do të jetë me vranësira dhe me reshje të shout. Vende-vende do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar, në formë të stuhisë së shkurtë. Temperatura minimale do të jetë në itnerval prej 5 deri 11, ndërsa maksimalja do të arrijë prej 16 deri 21 gradë.
Madrid - Policia spanjolle konfiskoi sasi rekorde prej 30 tonëve kokainë që ishin transportuar me anije ngarkuese në afërsi të brigjeve të Afrikës, kumtuan dje autoritetet gjyqësore, lajmëroi DPA. Autoritetet spanjolle cekën se kjo është dërgesa më e madhe individuale e narkotikëve të konfiskuar ndonjëherë në botë. Operacioni për hasje të anijes është zbatuar në bashkëpunim me autoritetet amerikane dhe me policinë holandeze.
Kiev - Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, një ditë para festimeve tradicionale me rastin e Ditës së fitores në Moskë, i paralajmëroi përfaqësuesit zyrtarë të shteteve aleate të Rusisë të mos udhëtojnë drejt kryeqytetit rus në parakalimin vjetor më 9 maj, me të cilin shënohet fitorja e bashkimit sovjetik ndaj Gjermanisë naziste, transmeton DPA.
Moskë - Prefekti i Moskës, Sergej Sobjanin, deklaroi sot se pas mesnate sipas kohës lokale, kur hyri në fuqi armëpushimi i njëanshëm i shpallur nga presidenti rus Vladimir Putin, u shkatërruan 20 dronë drejt kryeqytetit rus. Armëpushimi u shpall me rastin e festimit të 9 Majit - Ditës së fitores të Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Teheran - Agjencia iraniane Fars njoftoi se janë dëgjuar disa shpërthime në afërsi të qytetit Bandar Abas, duke shtuar se origjina dhe lokacioni i saktë i shpërthime ende nuk dihen, transmetoi Rojters. Në ndërkohë, agjencia Mehr njoftoi se jehuan shpërthime edhe në ishullin Keshm, i cili gjendet përballë Bandar Abas në Ngushticën e Hormuzit.
Teheran - Njësitë e marinës amerikane, të cilat po veprojnë në zonën e Ngushticës së Hormuzit, janë përballur me zjarr raketor iranian pasi SHBA-të sulmuan një tanker nafte iraniane, raportoi radiotelevizioni shtetëror iranian. Mediat iraniane bëjnë të ditur se anijet ushtarake amerikane janë detyruar të tërhiqen pasi kanë pësuar dëme të konsiderueshmenga goditjet me raketa iraniane. Deri tani nuk është e qartë kur saktësisht ka ndodhur incidenti.
Uashington - Presidenti amerikan Donald Tramp njoftoi se në telefon ka biseduar me kryetaren e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen, dhe shtoi se Bashkimit Evropian i ka dhënë afat deri më 4 korrik ta plotësojë pjesë e saj të marrëveshjes tregtare me SHBA-në, në të kundërtën tarifat amerikane për bllokun evropian do të arrijnë nivel dukshëm më të lartë. Trampi bisedën me Fon der Lajen e vlerësoi si të "shkëlqyer" dhe theksoi se kanë biseduar për disa çështje, duke përfshirë edhe për Iranin, me ç'rast u pajtuan se Teherani nuk guxon të disponojë me armë bërthamore.
Uashington - Ushtria amerikane njoftoi se ka kryer sulme ndaj "objektivave ushtarake iraniane", pasi tre anije të saj u sulmuan duke kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit në drejtim të Gjirit. "Forcat amerikane zmbrapsën sulmet iraniane të paprovokuara dhe u përgjigjën me sulme mbrojtëse, ndërsa shkatërruesit me raketa të marinës amerikane kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit drejt Gjirit më 7 maj", njoftoi Komanda Qendrore e Forcave të Armatosura Amerikane (CENTKOM) në rrjetin social Iks.