• петок, 05 декември 2025

Mbi 20 të vrarë në operacionin izraelit në Sirinë jugore, kumtoi Damasku

Mbi 20 të vrarë në operacionin izraelit në Sirinë jugore, kumtoi Damasku

Damask, 28 nëntor 2025 (MIA) - Së paku 20 persona janë vrarë në operacionin izraelit në Sirinë jugperëndimore, kumtoi sot Ministria siriane e Punëve të jashtme, cituar nga DPA.

Autoritetet shëndetësore në krahinën e Damaskut kumtuan se e kanë konfirmuar vdekjen e 10 civilëve dhe plagosjen e 22 personave të tjerë pas sulmit izraelit naj fshatit Beit Xhin, në afërsi të Rrafshnaltës së Golanit, të aneksuar nga Izraeli.

Trazirat filluan kur ushtarët izraelitë dolën në fshat herët në mëngjes.

Forcat mbrojtëse izraelite (IDF) kumtuan se kanë kryer operacion gjatë natës në Sirinë jugore për arrestimin e dy anëtarëve të grupit ekstremist Xhemaa Islamia. IDF kumtoi se të dyshuarit kishin planifikuar sulme ndaj civilëve izraelitë.

Armata izraelite kumtoi se persona të armatosur kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve izraelitë, të cilët u kundërpërgjigjën dhe morën mbështetje ajrore.

Gjashtë ushtarë izraelitë janë plagosur, tre prej të cilëve kanë lëndime më të rënda, përderisa disa militantë janë vrarë, ndërsa të gjithë të dyshuarit janë arrestuar, kumtoi IDF.

Ministria siriane e Punëve të Jashtme kumtoi se e dënon ashpër sulmin e urryer, duke e quajtir incidentin "krim ushtarak" dhe "masakër të tmerrshme në të cilën jetën e humbën mbi 20 civilë, përfshirë edhe gra edhe fëmijë".

Rami Abdel Rahman, udhëheqës i Qendrës siriane për monitorim të të drejtave të njeriut (SOHR), organizatë joqeveritare me seli në Britani të Madhe, tha se ky është operacioni më i madh izraelit në Siri që nga rrëzimi i ish-diktatorit Bashar al-Asad vitin e kaluar.

Pas sulmit të Asadit, Izraeli sistemoi trupa në tampon-zonën e kontrolluar nga KB-ja mes Rrafshanaltës së Golanit dhe territorit të kontrolluar nga Siria, duke e arsyetuar masën me nevpjën për të parandaluar grupe radikale që të etablohen në rajonin kufitar.

Aipas mediumeve izraelite, anëtarët e arrestuar të Xhemaa Islamia edhe në të kaluarën kanë gjuajtur raketa ndaj Izraelit. Grupi është në aleancë me milicinë proiraniane Hezbollah në Liban dhe grupit ekstremist palestinez Hamas në Rripin e Gazës, kumtoi DPA. ab/

 

Остани поврзан