• петок, 05 декември 2025

Makron: "Vija e vetme e kuqe" në planin paqesor për Ukrainën është Rusia

Makron:

Paris, 25 nëntor 2025 (MIA) - Presidenti francez Emanuel Makron deklaroi se vetëm Rusia qëndron në rrugën drejt paqes në Ukrainë, duke theksuar se "vija e vetme e kuqe" në tre vitet e fundit është pikërisht Moska.

"Vija e vetme e kuqe që e kemi tre vitet e fundit quhet Rusi", tha Makron në intervistë për radio RTL.

"Ai vlerësoi se plani paqesor i presidentit amerikan, Donald Tramp në këtë moment po lëviz "në drejtim të duhur", por është më i pranueshëm për Rusinë, për të cilin shkak, sipas tij, nevojitet në mënyrë shtesë të përmirësohet për t'u bërë i pranueshëm edhe për Ukrainën dhe Evropën.

"Ne duam paqe, por jo të tillë që do të nënkuptonte kapitulimin e Ukrainës", tha presidenti francez. Ai shtoi se vija e parë e mbrojtjes së Ukrainës pas arritjes eventuale të paqes me Rusinë do të ishte rimëkëmbja e forcave ukrainase, për të cilin shkak ndaj tyre nuk guxon të vendosen kufizime.

Makron tha se vetëm ukrainasit mund të vendosin për lëshime të mundshme territoriale.

Ai gjithashtu theksoi se "evropianët janë ata që do të duhet të vendosin" se si do të përdoren mjetet e ngrira ruse, pasi Tramp propozoi që këto fonde të investohen në projekte amerikane për rindërtimin e Ukrainës.

"Evropianët janë të vetmit që kanë të drejtë fjale se si do të përdoren mjetet e ngrira ruse, që mbahen aktualisht në Evropë, sepse kjo është pjesë e planit", tha Makron, duke bërë thirrje për një vendosmëri më të madhe përballë "kërcënimit" nga Rusia, e cila, sipas tij, po ndërmerr një "pozicion gjithnjë e më agresiv". bsh/

Foto: Arkiv

Остани поврзан