• петок, 05 декември 2025

Kremlini: Uitkofi javën e ardhshme udhëton për në Moskë

Kremlini: Uitkofi javën e ardhshme udhëton për në Moskë

Moskë, 26 nëntor 2025 (MIA) – Kremlini bëri të ditur sot se i dërguari special i SHBA-së, Stiv Uitkof dhe përfaqësues të tjerë amerikan javën e ardhshme do të arrijnë në Moskë për negociata për një plan të mundshëm paqësor për Ukrainën.

Sa i përket Uitkofit, mund të them se është arritur një marrëveshje paraprake dhe ai do të vijë në Moskë javën e ardhshme, deklaroi Këshilltari për siguri nacionale të presidentit rus, Jurij Ushakov.

Ai shtoi se edhe "përfaqësues të tjerë të administratës të angazhuar për çështjet rreth Ukrainës, do të arrijnë gjithashtu në Moskë javën e ardhshme.

foto: arkivi i MIA-s

 

Тагови

Остани поврзан