• сабота, 01 февруари 2025

Koshta: Është koha që BE-ja t'i përmbushë premtimet e dhëna, ashtu si kandidatët për anëtarësim i përmbyshin premtimet e tyre

Koshta: Është koha që BE-ja t'i përmbushë premtimet e dhëna, ashtu si kandidatët për anëtarësim i përmbyshin premtimet e tyre

Strasburg, 22 janar 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian është plotësisht i përkushtuar për zgjerimin e tij, si investimi më i madh gjeopolitik për paqe dhe siguri të popujve tanë dhe kontinentit tonë. tha sot kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Koshta në fjalimin para eurodeputetëve në debatin në Parlamentin Evropian kushtuar rezultateve të Samitit të dhjetorit të BE-së.

"Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia po punojnë shumë për t'i përmbushur detyrimet e tyre. Nuk ka dyshim se e ardhmja e këtyre vendeve është në Unionin tonë. Është koha për t'i përmbushur premtimet tona, siç ata i përmbushin premtimet e tyre", tha Koshta. 

Ai theksoi se në Samitin e dhjetorit mbizotëroi një ndjenjë uniteti në mesin e liderëve të BE-së, e cila është veçanërisht e rëndësishme, sepse, siç tha, vendet anëtare munden vetëm së bashku të përballen me sfidat më të mëdha me të cilat përballet Evropa.

Koshta theksoi se nga Samiti është dërguar një mesazh i qartë se Bashkimi Evropian e konfirmon mbështetjen e tij për Ukrainën për aq kohë sa është e nevojshme dhe për çdo gjë që i nevojitet për arritjen e paqes gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrushme, qëndrim që iu përcoll edhe presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski. 

"Premtojmë se do të përforcojmë pozicionin e Ukrainës për çdo skenar. Paqja duhet të jetë një paqe e zgjedhur nga Ukraina dhe ukrainasit, për shkak të sigurisë së Ukrainës, për shkak të sigurisë së Evropës", tha Koshta. 

Kryetari i Këshillit Evropian theksoi gjithashtu se BE-ja duhet të rinovojë marrëdhëniet e saj me Mbretërinë e Bashkuar dhe të punojë për marrëdhënie më të forta transatlantike dhe lidhje të thella me SHBA-në dhe Kanadanë, për vazhdimin e partneritetit që për dekara e mbështet paqen dhe rritjen ekonomike bazuar në vlerat e përbashkëta dhe interesa.

"Me padurim presim që të punojmë ngushtë me administratën e re amerikane për të avancuar bashkëpunimin pozitiv dhe të drejtë ekonomik dhe të punojmë në prioritetet tona të përbashkëta për prosperitet dhe siguri, duke mbrojtur, natyrisht, interesat tona personale", theksoi Koshta. 

Sipas tij, bota e sotme multipolare i hap Evropës mundësi të reja, ndaj BE-ja duhet të forcojë marrëdhëniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe me vendet e treta, bazuar në interesat e përbashkëta, prosperitetin dhe prioritetet, siç janë aktivitetet klimatike, zhvillimi i qëndrueshëm ose reduktimi i varfërisë dhe sëmundjet. 

"Bashkimi Evropian është një shtyllë e rendit ndërkombëtar i bazuar në rregulla dhe respekt të parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe paprekshmërisë së kufijve. Vazhdojmë me mbështetjen e sistemit gjithëpërfshirës, multilateral sipas parimeve të Kartës së KB-së dhe të drejtës ndërkombëtare", tha Koshta, duke shtuar se pikërisht për këtë BE-ja mbetet e përkushtuar në angazhimet ndërkombëtare për ballafaqimin me ndryshimet klimatike dhe pabarazinë, reformat në institucionet financiare globale dhe në realizimin e qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm, të Paktit për të ardhmen dhe për Marrëveshjen parisiene për klimën.

Koshta thekson se BE-ja është projekt i paqes, jo për ta ruajtur paqen, Unioni duhet të ndërmarrë përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen, autonominë strategjike dhe sovranitetin e tij.

"Prandaj nga viti 2014, ndërsa veçanërisht pas vitit 2022, vendet anëtare i rrisin buxhetet e tyre për mborjtjen. Sot, 23 vende anëtare, të cilat gjithashtu janë edhe aleatë në NATO, pritet të shpenzojnë mbi dy për qind (të PBB) për investime në mbrojtje", tha Koshta, duke theksuar se në atë drejtim janë edhe përpjekjet për prodhimtari më të madhe të municionit në bllok dhe për furnizimin e produkteve mbrojtëse më të domosdoshme dhe më kritike.

Ai shtoi se për shkak të këtyre nevojave dhe ndjejës së urgjencës për përforcimin e mbrojtjes në Evropë, në Samitin zyrtar të BE-së më 3 shkurt i ka ftuar edhe sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rute dhe kryeministrin britanik Kir Starmer, të cilët do të bashkangjiten në diskutimin e liderëve evropian sepse "agresioni rus në Ukrainë dhe rezistenca ndaj sulmeve hibride janë prioritete të përbashkëta".

"Kjo është hera e parë që liderët evropian të mblidhen në një takim kushtuar vetëm mbrojtjes. Për ta përgatitur terrenin për vendimet e ardhshme që duhet t'i marrim dhe të sigurojmë udhëzime politike  për Librin e bardhë për mbrojtjen që e përgatisin Komisioni Evropian dhe përfaqësuesi i lartë. Është në interesin tonë të bëjmë më shumë në fushën e mbrojtjes. Të bëhemi më rezistent, më efikas dhe më autonom dhe aktor më i sigurt i sigurisë dhe mbrojtjes. Në këtë mënyrë, Bashkimi Evropian do të bëhet edhe një partner më i fortë transatlantik, duke e përfshirë edhe në kontekst të NATO-s", shtoi Koshta.

 Ai u kthye edhe në sfidat e BE-së në fushën e konkurencës dhe nevojës për ndërtimin e "një Evrope të fortë dhe energjike e cila sjell prosperitet të përbashkët për të gjithë dhe siguron klimë të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe tranzicion digjital".

Duke paralajmëruar se ekonomia, energjia dhe konkurrenca do të jenë tema kryesore të Samitit të BE-së në mars, Koshta thekson se me padurim i pret propozimet e Komisionit për kompasin e konkurrencës, për marrëveshjen për industri të pastër dhe për uljen e burokracisë, si dhe  miratimin e një buxheti modern në Bashkimin Evropian sipas sfidave me të cilat përballet Evropa.

"Buxhet i cili investon në sigurinë tonë kolektive. Buxhet i cili e nxit konkurencën dhe inovativitetin dhe promovon tranzicion të dyfishtë që punon për qytetarët dhe bizneset. Duke mos lënë askënd. Asnjë rajon të mos harohet. Nuk ka problem pa zgjidhje. Uniteti është elementi bazë i Unionit tonë. Të bashkuar jemi më të fuqishëm. Më të fuqishëm jemi më të mëdhenj", përfundoi Koshta në fjalim. ls/sa/


Foto: Skrinshot

 

Остани поврзан