• недела, 02 февруари 2025

Tramp tha se helikopteri Blek Hok gjatë përplasjes mbi Uashington po fluturonte shumë lart

Tramp tha se helikopteri Blek Hok gjatë përplasjes mbi Uashington po fluturonte shumë lart

Uashington, 31 janar 2025 (MIA) - Presidenti amerikan Donald Tramp sot deklaroi se helikopteri ushtarak "Blek Hok" i cili dje u përplas me një aeroplan të "Amerikan erllajns" mbi Uashington, fluturonte shumë lart në momentin e incidentit.

Helikopterët ushtarakë amerikanë fluturojnë rregullisht në një rrugë të caktuar mbi lumin Potomak në afërsi të Aeroportit Kombëtar të Uashingtonit, Ronald Regan. Për arsye sigurie, lartësia e këtyre fluturimeve me helikopter është e kufizuar në rreth 60 metra.

"Helikopteri Blel Hok po fluturonte shumë lart, edhe atë shumë. Ishte shumë mbi kufirin prej 60 metrash. Kjo nuk është vërtet aq e komplikuar për t’u kuptuar, apo jo?”, ka shkruar Tramp në Truth Social. 

Drejtoria federale e transportit e SHBA-së vazhdon të hetojë aksidentin.

Deri më tani, më shumë se 40 trupa janë nxjerrë nga uji pas përplasjes. ls/

 

Остани поврзан